QSUT, mbyllet reanimacioni i Kirurgjisë

0
168

Blerta Mrishaj

RENIMACIONIMinistria: Mbyllja, brenda tre muajve, nuk plotëson kushtet

Pipero: S’do të ketë më shtrime të reja, pacientët, kurim në pavijone

 

Brenda tre muajve do të mbyllet reanimacioni i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Mbyllja pritet të bëhet në mënyrë graduale brenda tre muajve, ndërsa nuk do të ketë më shtrime të reja, pacientët aktualë do të kurohen nëpër pavijone ose në shtëpi. Urdhri është dhënë nga ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, komunikuar dje përmes drejtorit të Politikave Shëndetësore Pëllumb Pipero, i cili deklaroi se vendimi është marrë pas mungesës së kushteve. Në komunikatën e tij Pipero tha: “Ministri i Shëndetësisë ka urdhëruar rritjen e kapacitetit shfrytëzues të reanimacionit të ri në Spitalin e ri Universitar, vënien në efiçencë maksimale të reanimacionit të Infektivit dhe të atij të Neurologjisë gjithashtu, duke mundësuar që në një periudhë brenda tre muajve reanimacioni i Kirurgjisë ekzistues të mbyllet, sepse nuk plotëson standardet e një reanimacioni bashkëkohor”.

Mbyllja

“Kur them gradualisht do të mbyllet, do të thotë nuk do të shtrojmë më të sëmurë të rinj, por ata që janë aty gradualisht do të reanimohen, do të kurohen, do të dalin në pavijon apo do të kthehen në shtëpi të kuruar dhe gradualisht do të mbyllet. Në momentin që flasim janë 15 shtretër në reanimacionin e ri, 4 në Infektiv, rreth 14 në Neurologji, po Neurologjia vetë është në rikonstruksion, dhe ne duam që në asnjë mënyrë të mos cenohet ofrimi i kujdesit shëndetësor në terapinë intensive, por ndërkohë nuk duam të preket standardi i shërbimit, ndaj lamë një periudhë tre mujore për t’u mbyllur”, – sqaroi drejtori. Sakaq Pipero informoi se “MSH, në bashkëpunim me drejtoritë e QSUT-së dhe të tjera në vendin tonë, po merr masa dhe po bën maksimumin që në shërbimin tonë shëndetësor, veçanërisht në shërbimin e reanimacionit të mos ketë asnjë mungesë të medikamenteve shëndetësore bazë, të urgjencës, të terapisë mbajtëse, të atyre që duhen në praktikën e përditshme mjekësore. Nëse mungon një emër i caktuar, të mos mungojë alternativa për atë medikament, në mënyrë që t’u shërbehet sa më mirë pacientëve”.

Ilaçet

Ndërkaq, Pipero ka hedhur poshtë deklaratat për mungesë të barnave në reanimacionin e QSUT-së. “Në prani të ministrit të Shëndetësisë, u bë ballafaqim me drejtorin, farmacinë, farmacinë qendrore, atë të kirurgjisë dhe deklaroj se farmacia qendrore e spitalit universitar është e furnizuar. Ju konfirmoj se nuk ka asnjë mungesë në alternativa jo në emra të përveçëm, alternativa që mbulojnë mjekimin e përditshëm të këtyre të sëmurëve. Dhe nëse ka ndonjë mangësi u dha porosi të merren të gjitha masat për të mos pasur mangësi bazë në trajtimin e të sëmurëve”.

Kirurgjia

Shërbimi i Kirurgjisë ka aktualisht disa të sëmurë që janë kronikë, të cilëve për momentin nuk kemi mundësi t’u sigurojmë trajtim si në reanimacion në kushte shtëpie apo diku tjetër që gradualisht do të transferohen në reanimacionin e ri apo në reanimacion tjetër, ku do të marrin shërbime rehabilituese dhe kur them gradualisht do të mbyllet nuk do të shtrojmë më të sëmurë të rinj, por ata që janë aty gradualisht do të reanimohen do të kurohen do të dalin në pavijon apo do të kthehen në shtëpi të kuruar dhe gradualisht do të mbyllet sepse në momentin që flasim janë 15 shtretër në reanimacionin e ri, 4 në infektiv, rreth 14 në neurologji, po neurologjia vetë është në rikonstruksion dhe ne duam që në asnjë mënyrë të mos cenohet ofrimi i kujdesit shëndetësor në terapinë intensive, por ndërkohë nuk duam të preket standardi i shërbimit, ndaj lamë një periudhë tremujore për t’u mbyllur.

Masterplani

Duke folur për masterplanin e QSUT-së, Pipero tha se përfundimi i fazës së parë të masterplanit, që ka Kirurgjinë dhe reanimacionin kushton rreth 15 mln euro. Sipas tij, po lobohet pranë Kryeministrit që ky fond të parashikohet në buxhetin e këtij viti, në mënyrë që faza e parë të përfundojë.

 

 

CATS & LGZHI

Lodrat me lëndë kancerogjene shtojnë virozat te fëmijët

 

Lëndët kancerogjene në lodra:

Aniline – Shume Toksike, cancerogjene dhe mutagjene

Bisphenol-A – Shkatërron sistemin riprodhues dhe hormonal

Brominated Flame Retardants – Toksike për sistemin e riprodhimit

Cadmium – Kancerogjene dhe shkakton fertilitet

Chlorinated paraffins – Kancerogjene dhe shkakton problem në sistemin hormonal

Chromium – Kancerogjene, mutagjene, toksike

Formaldehyde – Kancerogjene, mutagjene, toksike

Lead /Hekuri – Kancerogjene dhe shkakton fertilitet

Nonylphenol- Kancerogjene, mutagjene, toksike

Organotin – Kancerogjene, mutagjene, toksike

Perfluorinated chemicals – Kancerogjene, mutagjene, toksike

Phthalates (softeners) – Kancerogjene, mutagjene, toksike

Triclosan- Kancerogjene, mutagjene, toksike

 

Shtimi i rasteve të fëmijëve të sëmurë me virozë që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit, duhet të vërë në alarm mjekët, të cilët duhet të alarmojnë mjekë e familjarë për kërkimin e vërtetë të sëmundshmërie kaq të lartë. CATS & LGZHI bën thirrje për mjekët që për identifikimin e faktorëve të “sëmundjeve virale” dhe dizenterisë tek fëmijët të merret në konsideratë dhe lodrat që ato/ata luajnë çdo ditë, pasi dizenteria dhe të ashtuquajturat “sëmundje virale” të paidentifikueshme mund të shkaktohen dhe nga lodrat jo të sigurta me të cilat janë në kontakt të vazhdueshëm. Në komunikatën e tyre ata ngrejnë si shqetësim se “rastet kanë provuar dhe njohin se një nga shkaqet kryesore tek fëmijët për transmetimin e dizenterisë janë dhe lodrat. Vetëm në urgjencën pediatrike në QSUT kryhen mesatarisht 250 vizita në ditë. Një pjesë e fëmijëve drejtohen në spital në gjendje të rënduar. Rreth 12 fëmijë në ditë shtrohen në spital, ndërsa në pavijonin e Pediatrisë Infektive nuk ka më shtretër të lirë”. Ndërkohë që mjekja infeksioniste Arajda Petrela shprehet se “numri i shtrimeve të fëmijëve ka qenë shumë i madh këto ditë, rreth 250 fëmijë të paraqitur në ambulancën e pranimit. Një pjesë e tyre ka kërkuar shtrime në spital për shkak të zgjatjes së temperaturës, për shkak të komplikacioneve që mund të ketë pasur fëmija. Këto dite ka pasur dhe raste të fëmijëve me dizenteri. Këto raste lidhen me pakujdesje të prindërve ndaj kushteve higjieno-sanitare dhe marrjes se mikrobeve të cilat nuk lidhen me stinën”. Ndërkohë, shoqatat kërkojnë vëmendjen më të lartë të prindërve sa i takon higjienës së fëmijëve si dhe të mjekëve në identifikimin e mirë të diagnozës.

 

Basha nis 2013-ën

Rikualifikimi urban në bllokun 46, Tirana, shërbim nga periferia në qendër

 

Kanë nisur në Tiranë punimet për rikualifikimin urban në disa blloqe banimi. I pari që i është nënshtruar rikonstruksionit për vitin 2013 është blloku i banimit numër 46, në zonën e Brrakës në kryeqytet. Në këtë bllok bashkia ka nisur punimet për t’u ofruar rreth 5000 banorëve të këtij blloku rrjet të ri të kanalizimeve të ujërave të zeza e të bardha, hapësira të gjelbra, vende parkimi, por edhe hapësira për argëtimin e të moshuarve dhe fëmijëve. Vlera e investimit kap shifrën e 47 milionë lekëve. “Rehabilitimi apo rindërtimi i kanalizimeve të ujërave të zeza, kanalizimeve të ujërave të shiut, ujësjellësit, vendosja e rrjetit të fibrave optike dhe telefonisë, me qëllim që në përfundim të projektit, të mos ketë më fije telefonash nëpër shtylla, gjë e cila është bërë një problem shqetësues për të gjithë qytetin”, – tha Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës. Një ndër problemet që haset në çdo bllok banimi në kryeqytet është mungesa e hapësirave të gjelbra. Për këtë arsye, në këtë bllok banimi, ashtu sikundër në çdo ndërhyrje që do të kryhet në blloqet e tjera të banimit apo rrugët e kryeqytetit, një vëmendje e veçantë u është kushtuar hapësirave të gjelbra, krijimit të këndeve çlodhëse për të gjithë grupmoshat. Natyrisht, janë parashikuar edhe 65 vende parkimi për makina dhe 29 vendqëndrime biçikletash. Sakaq, pjesë e rikualifikimit urban do të jenë 980 metra katrorë të kësaj kontrate parashikohen të gjelbërohen apo rigjelbërohen me të gjithë llojet e gjelbërimit, me bar, ligustra por edhe me pemë, disa prej të cilave kanë qenë karakteristike për këtë zonë e disa të tjera do të shtohen, siç janë bliri, manjolat dhe mimozat. Kryebashkiaku Basha ka premtuar se gjatë këtij viti, do të ketë shumë ndërhyrje në blloqe të ndryshme banimi, të cilat nuk do të shtrihen vetëm në qendër të Tiranës por edhe në zonat më periferike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency