Dënohet 19-vjeçarja, mashtroi për seks klientin, e vë në gjumë dhe i vjedh shtëpinë

0
288

Sonja Caka

prostituteHistoria/ Vajza i vinte në gjumë klientët me valium dhe më pas u vidhte sendet me vlerë. Dënohen 14 vjet dy bashkëpunëtorët e saj, e shfrytëzuan si prostitutë

 

Një histori paksa e pazakontë, por që ka ndodhur mes një vajze që shiste trupin për prostitutë dhe një klienti të saj, të cilit seksi me një të panjohur i ka kushtuar 10 mijë lekë të reja, pjesë e pazarit, si dhe humbjen e 2 telefonave celularë dhe një shume parash, të cilën e kishte në banesë. Në kohën kur është bërë arrestimi i të pandehurës, ajo ka qenë e mitur dhe për këtë arsye i ulej gjysma e dënimit. Bëhet fjalë për të pandehurën Enkelejda Ndrecaj nga Shkodra, 19 vjeçe, e cila akuzohet për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda, ndërsa është dënuar vetëm me kusht, pasi masa e dënimit me burg iu pezullua po me vendim gjykate. Gjithashtu, të pandehur me të kanë mbërritur në gjykatë edhe Sokol Prroi dhe Fatmira Mediu, i pari “tutori” i vajzës, dhe e dyta gjetja e klientelës për vajzën që ushtronte prostitucion. Denoncimi është bërë pranë organeve përkatëse nga i dëmtuari, i cili pasi u zgjua në mëngjes, nuk gjeti disa sende dhe një shumë parash në banesë.

Ngjarja

Historia mes të pandehurve dhe të dëmtuarit e ka zanafillën në shkurt të vitit 2009, në një lokal në afërsi të Bankës së Shqipërisë. Sipas vendimit të gjykatës, i dëmtuari Gj. P., pasi është ulur në një lokal aty pranë, ka porositur një kafe. I është afruar e pandehura Fatmira Mediu, e cila punonte si kameriere në këtë lokal. Kamerierja e ka pyetur të dëmtuarin-klient se çfarë kërkonte të merrte duke i sugjeruar që të merrte diçka për të ngrënë, ndërsa i ka sugjeruar shtetasit Gj. P. se nëse kishte dëshirë mund t’i siguronte dhe një femër. Fatmira i ka ofruar denoncuesit veten e saj, por ky i fundit nuk ka pranuar. Gjithashtu, e pandehura Fatmira i ka shpjeguar se nëse kishte lekë, mund t’i gjente femra mjaft të mira. Gjergji ka pranuar dhe Fatmira është larguar për të takuar një person, i cili quhej Sokol dhe kishte punuar në atë lokal më parë dhe i ka kërkuar një femër për një klient të sajin. Sokoli ka dalë nga lokali dhe ka ardhur pak më vonë me një vajzë të re, e cila quhej Enkelejda Ndrecaj. Në këtë moment, e pandehura Fatmira ka bërë prezantimin ndërmjet Sokolit dhe vajzës që ai kishte sjellë shtetasit Gjergji Pjetri, ku Sokoli dhe Enkelejda pasi janë ulur në tavolinë me të dëmtuarin dhe ky i fundit ka rënë dakord që të kalonte natën me Enkelejdën kundrejt një shumë prej 10.000 lekësh të reja. Në këtë moment, Gjergji me Enkelejdën kanë dalë nga lokali dhe në dalje të lokalit Gjergji është ndaluar nga Fatmira Mediu, e cila i ka kërkuar për gjetjen e vajzës një shumë prej 2000 lekësh të reja, por Gjergji nuk ka pranuar dhe i ka dhënë vetëm 1000 lekë të reja.

Vjedhja

Referuar denoncimit të të dëmtuarit, por e pranuar edhe nga vajza që ofroi trupin në shkëmbim të 10 mijë lekëve të reja, çifti ka shkuar drejt Kamzës, konkretisht në Valias. Atje, mësohet se Gjergji i ka dhënë të pandehurës Enkelejda, e cila ishte prezantuar me emrin Leta, shumën prej 100.000 lekësh të vjetra dhe i ka kërkuar që të kryenin marrëdhënie, ndërkohë që ajo i ka thënë me zë të ulet të qetësohej sa të pinte një gotë me ujë. Pasi ajo ka pirë një gotë për vete, i ka dhënë një të tillë edhe Gjergjit, i cili kur e ka pirë ka ndier disa kokrra në gjuhë dhe e ka pyetur çfarë ishin. Ajo i ka thënë që nuk duhet ta kishte problem, se i kishte hedhur edhe tek gota e saj disa ilaçe për parandalimin e shtatzënisë dhe pa dashje i kishte hedhur edhe tek gota e tij. Më pas kanë kryer marrëdhënie dhe në atë çast Gjergjin e ka zënë gjumi për t’i dalë vetëm të nesërmen në mëngjes. Të dëmtuarit, pasi i ka dalë gjumi, konstatoi se në shtëpi nuk ndodhej Enkelejda dhe menjëherë ka shkuar në dhomën e gjumit për të kontrolluar për lekët që i kishte lënë në një valixhe. Njëkohësisht, në shtëpinë e Gjergjit mungonin jo vetëm shuma prej katër milionë lekësh, por dhe dy telefona celularë të tipit “Samsung” dhe “Nokia”. Pasi konstatoi këtë vjedhje, i dëmtuari shkoi menjëherë në komisariatin e policisë, ku ka bërë dhe denoncimin. Pas arrestimit, vajza ka pranuar vetëm vjedhjen e dy telefonave, por jo atë të shumë prej 4 milionë lekësh. Megjithatë, për veprimet e kryera, gjykata e dënoi me 10 vite burg dhe 1 milionë lekë gjobë, ndërsa për shkak të moshës së mitur në kohën kur ka kryer këto vepër penale, asaj iu ul dënimi në 5 vite dhe më pas iu pezullua masa e burgut, duke e lënë me kusht për 3 vjet. Gjatë kësaj kohe, vajza nuk duhet të shoqërohet me të dënuar dhe do të jetë nën monitorim të Shërbimit të Provës.

Vendimi

Pas shqyrtimit të provave të akuzës, gjykata deklaroi fajtore të miturën Enkelejda Ndrecaj, duke e dënuar me 10 vite burg për “Vjedhjen” me pasoja të rënda, si dhe atë të “ushtrimit të prostitucionit”. E pandehura Ndrecaj dyshohet të ketë vjedhur 800 euro, 3750 milionë lekë dhe dy telefona celularë. Gjatë gjykimit rezultoi e provuar dhe nga vetë thëniet e të pandehurës se qëllimi kryesor i shkuarjes së saj me të dëmtuarin ishte vjedhja e banesës së tij, pasi ajo e përgatitur më parë për këtë punë. Kjo ishte arsyeja që i ka hedhur ilaçin e gjumit në gotën me ujë, vetëm me synimin që pasi ilaçi të bënte efektin dhe siç rezultoi nga gjykimi që e zuri gjumi, e pandehura Enkelejda Ndrecaj të kryente vjedhjen e banesës si rezultoi edhe e provuar. Ndërkohë që, të pandehurit Sokol Prroi iu ndryshua akuza e “Vjedhjes me pasoja të rënda”, pasi rezultoi se nuk ishte i përfshirë, ndërsa u dënua vetëm për akuzën e “Shfrytëzimit për prostitucion në rrethana rënduese”, parashikuar nga neni 114/a1/6 të Kodit Penal, përfundimisht me 7 vite burg. Po për të njëjtën akuzë është dënuar edhe Fatmira Mediu me 7 vite burg, pasi vajza që kanë shfrytëzuar si prostitutë, në atë kohë ishte vetëm 16 vjeçe. Madje, Mediu dhe Prroi e kanë kryer këtë vepër penale në bashkëpunim.

Detaje

14 vite burg u dënuan në total Sokol Prroi dhe Fatmira Mediu, pasi shfrytëzuan si prostitutë një të mitur

Gjatë gjykimit rezultoi e provuar edhe nga vetë thëniet e të pandehurës se qëllimi kryesor i shkuarjes së saj me të dëmtuarin ishte vjedhja e banesës së tij, pasi ajo ishte përgatitur më parë për këtë punë

 

21 Janari

Eksperti i akuzës jep versionin e tij për vrasjen e Ziver Veizit

Eksperti i zgjedhur nga akuza për riekspertimin e vrasjes së protestuesit Ziver Veizi deklaroi para gjykatës se vrasja ishte e drejtpërdrejtë dhe jo me plumb rikoshet, duke hedhur poshtë ekspertizat e dy ekspertëve. Dritan Zoto, një nga dy ekspertët të zgjedhur nga gjykata për të dhënë vlerësimin e tyre për vrasjen e Veizit, dje ka deklaruar se në këmishë janë gjetur dy copëza të drunjta, por ato nuk kanë ardhur me predhën që doli nga arma e të pandehurit Agim Llupo. Ky përfundim, ashtu si dhe ai që dha një seancë më parë eksperti Jahelezi, do të ballafaqohen në seancën e radhës, ku avokatë dhe prokurorë do të drejtojnë pyetje drejt tyre lidhur me këtë moment. Në ekspertizën e ekspertit Jahelezi, ashtu si edhe në atë të sjellë para gjykatës nga eksperti Çardaku, rezultonte që vrasja e Veizit të kishte ardhur nga plumb rikoshet, pasi predha ka prekur më parë një nga pemët e Kryeministrisë dhe më pas ka përfunduar në trupin e viktimës.

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency