Shqipëria e De Biazit na “pëlqen”

0
164

Altin Vorpsi

de biaziKur De Biazi mori drejtimin e Shqipërisë, skuadra ishte në një tranzicion të plotë, sepse ishte larguar Lala, Skela, Beqaj e Duro. Atij iu desh që të kërkonte lojtarë të rinj. Kështu, janë afruar Mavraj, Meha, Kukeli, Berisha, Sadiku, Arapi, Vajushi, Bala dhe Zeqiri.

 

 

Në këtë vit përfaqësuesja e futbollit shqiptar ka bërë paraqitje të mira. Tekniku italian, përveç rezultateve, ka ndezur shpresën e sportdashësve kuqezinj, pasi ka afruar edhe shumë lojtarë të rinj në ekip. Me të në krye Shqipëria ka 6 nga 12 pikët e mundshme në eliminatoret e Botërorit Brazil 2014.

 

Analiza

“Jam i bindur se sot Shqipëria është një skuadër më e ekuilibruar. Nëse i referohemi ndeshjes së parë, asaj të luajtur më 29 shkurt në Gjeorgji, ku unë e njihja shumë pak skuadrën, mund të them se sot kemi një skuadër ndryshe, – ka deklaruar trajneri italian në konferencën për shtyp të fundvitit, – sepse gjatë një viti kemi një bilanc pozitiv sa u përket rezultateve të ndeshjeve, por edhe bilancit të golave. Kemi shënuar 9 gola dhe kemi pësuar 8. Pra, kemi pësuar më pak se një gol për ndeshje. Skuadra është e balancuar dhe ka nisur t’i vërë në zbatim ‘ne bëjmë, ne mundemi, ne luftojmë, ne mendojmë’ duke hequr dorë nga motoja ‘unë bëj, unë di, unë mundem, unë provoj’. Dua të them se jemi një skuadër më solide. Jemi më mirë, sepse tani kemi formuar një grup prej 36 futbollistësh, sepse jo vetëm që kemi rikuperuar lojtarë të rëndësishëm, si Curri dhe Vangjeli, por kemi testuar edhe lojtarë të rinj. Nëse Shqipëria deri një vit më parë kishte si objektiv primar të sulmonte topin dhe të mos e lejonte kundërshtarin ta vinte nën presion, sot kjo skuadër jo vetëm që sulmon topin, por edhe e qarkullon mirë atë. Kjo ka ardhur falë një ekuilibri që kanë gjetur repartet mes tyre”.

 

Revolucioni

Kur De Biazi mori drejtimin e Shqipërisë, skuadra ishte në një tranzicion të plotë, sepse ishte larguar Lala, Skela, Beqaj e Duro. Atij iu desh që të kërkonte lojtarë të rinj. Kështu, janë afruar Mavraj, Meha, Kukeli, Berisha, Sadiku, Arapi, Vajushi, Bala dhe Zeqiri. Janë përmirësuar ndjeshëm Roshi dhe Sabien Lilaj. Pra, tani Shqipëria ka një skuadër, që ka të paktën nga dy futbollistë për çdo rol dhe mbi të gjitha një skuadër që lufton shumë dhe përpiqet deri në fund për atë që kërkon trajneri. Tashmë kuqezinjtë kanë disa futbollistë që janë në kulmin e tyre, si Cana, Mavraj, Lila, Kukeli dhe Agolli. Ka disa të tjera, si Bogdani dhe Bulku, që kanë shumë përvojë dhe ka gjithashtu disa të rinj të talentuar si Sadiku, Vajushi e Roshi, që mund të bëjnë gjëra të mëdha në të ardhmen.

 

NDESHJET E XHANI DE BIAZIT

Gjeorgji-Shqipëri 2-1 (Miqësore)

Katar-Shqipëri 1-2 (Miqësore)

Shqipëri-Iran 1-0 (Miqësore)

Shqipëri-Moldavi 0-0 (Miqësore)

Shqipëri-Qipro 3-1 (Kualifikuese)

Zvicër-Shqipëri 2-0 (Kualifikuese)

Shqipëri-Islandë 1-2 (Kualifikuese)

Shqipëri-Slloveni 1-0 (Kualifikuese)

Shqipëri-Kamerun 0-0 (Miqësore)

BILANCI: 9 ndeshje; 4 fitore, 2 barazime, 3 humbje. Golat: 9-8.

 

 

 

Skënderbeu dhe Partizani janë anët e ndryshme të një medaljeje

E vetmja siguri nga ekipet shqiptare quhet Skënderbeu. Skuadra korçare, edhe pse në ditët e fundit të këtij viti duket se ka lëshuar disi nga serioziteti që e karakterizonte (presidenti Takaj largoi nga detyrë donatorë dhe drejtues), mbetet një nga ekipet më të forta të vendit. Duke qenë se në tri vitet e fundit nuk i kanë munguar fondet, ata janë shpallur kampion dhe të njëjtin fund është parashikuar të kenë edhe në 2013-ën. Deri më tani asnjë nga rivalet e tyre nuk ka potencialin që t’i mbajë krye. Nga ana tjetër krejt ndryshe mund të flasim për Partizanin. Një nga skuadrat më me traditë të vendit tonë duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë të “vegjetojë” në Kategorinë e Parë. Edhe pse të shumtë janë ata që kanë marrë përsipër ta “shpëtojnë”, asgjë nuk është konkrete. Shpresojmë që edhe Dinamoja, këtë vit ra në të Parën, të mos ketë fatin e “të kuqve”.

 

.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency