Fast food-et në shkolla Ushqime të pakontrolluara

0
160

fast foofdFast food-et dhe tregtarët ambulantë përreth shkollave të qytetit të Vlorës, përveç që nuk plotësojnë asnjë kushte higjeno-sanitar, janë të gjithë të padeklaruar ligjërisht. Në këto kushte, Autoriteti i Kontrollit Ushqimor thotë se kontrolli dhe penalizimi i tyre nuk mund të bëhet nga ky institucion. Për këtë problem të bartur ndër vite dhe të ringritur në fillim të këtij viti shkollor, drejtori i AKU-së, Sajmir Haxhiu, kërkon bashkëpunimin e të gjitha strukturave kontrolluese. “Vihemi përballë një problemi shumë të madh sepse në momentin e parë që shkelim në këto subjekte, duke qenë se janë të paregjistruara nuk kemi një dokument që vërteton se ato janë subjekte të cilat kryejnë aktivitet tregtar dhe ne vendosim në masën administrative të gjobës. Por nëse ka probleme shumë të rënda atëherë ne pezullojmë aktivitetin”, – tha Saimir Haxhiu, drejtor i AKU, Vlorë. Kushtet e tregtimit pranë institucioneve arsimore në Vlorë rrezikojnë shëndetin e nxënësve, sidomos në stinën e verës. Për ligjërimin e këtyre aktiviteteve dhe vënien e tyre nën kontroll më pas, Autoriteti i Kontrollit Ushqimor kërkon bashkëpunimin e administratës tatimore, bashkisë dhe Drejtorisë së Shëndetit Publik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency