Trukimet Napolit i zbriten dy pikë dhe i pezullohen dy lojtarë

0
176

napoliNapolit i janë hequr dy pikë në klasifikim, ndërsa kapiteni Paolo Kanavaro dhe mbrojtësi Xhanluka Grava janë pezulluar për 6 muaj, pasi dyshohen si të përfshirë në trukimin e ndeshjes ndaj Sampdorias. Prokuroria kërkoi që të dy lojtarët të dënoheshin me nga 9 muaj, sepse nuk denoncuan për stisjen e takimit të luajtur më 16 maj 2010, pasi morën informacion nga ish-shoku i tyre i ekipit, Mateo Xhianelo. Ky i fundit u pezullua me tri vite e tre muaj nga të gjitha aktivitetet sportive nga disiplina italiane. Napoli është i shqetësuar se UEFA mund t’i përjashtojë nga Liga e Evropës. Presidenti Mishel Platini është shprehur se çdo ekip që hetohet për baste do të përjashtohet nga kompeticionet evropiane, por kjo çështje ka nisur në vitin 2010, ndërkohë që klubi do ta çojë në Apel, pasi nuk është dakord me vendimin e dhënë. Situata nuk është e mirë tek klubi, që është tronditur nga këto vendimi dhe drejtuesit kanë frikë se ato do të ndikojnë në kampionat, pasi është humbur qetësia. Komisioni i Disiplinës është hallka e parë e sistemit gjyqësor sportiv në Itali e për këtë arsye, Napoli do të çojë çështjen në shkallën e dytë, në Gjyqin Federal. “Të kaltrit” kanë 48 orë kohë që të mund të kërkojnë rishqyrtim të çështjes. Vendimi përfundimtar do të jepet në janar, ndërkohë që është edhe shkalla e tretë e kësaj çështjeje, Kolegji Arbitral sportiv (TNAS), vendimi i të cilit është përfundimtar. Prokurori federal Palaci kishte kërkuar që t’i hiqej një pikë Napolit, por Komisioni Disiplinor e njësoi këtë rast me atë të Torinos dhe të Sampdorias, që edhe pse u dënuan me një pikë më pak, vendimi erdhi pasi ato bënë pakt me drejtësinë.

Nisur nga rastet e mëparshme, Napoli mund të dalë me përfitim. Kështu, TNAS ka dhënë vendime të buta së fundmi. Por vështirë se klubi i të kaltërve mund të dënohet vetëm me një pikë misur, nisur nga rasti i Torinos dhe Sampit. Si Kanavaro edhe Grava mund të përfitojnë nga ulja e dënimit. Ata u dënuan me 6 muaj se nuk denoncuan trukimin e ndeshjes dhe rasti i Kontes është i ngjashëm me të dy. Tekniku i Juves për të njëjtin faj u dënua me 4 muaj pezullim nga aktivitetet sportive, ndërsa dënimi i parë nga Disiplina për të ka qenë 10 muaj. Ndërkohë që avokati i Kanavaros, Ruxhero Malanjini, ka kritikuar dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës e ka theksuar se klienti i tij nuk është i përfshirë në trukimin e ndeshjes ndaj Sampdorias. “Përveç asaj që është shkruar, Paolo ka thënë edhe se po të kishte kuptuar anomali do të kishte denoncuar. I dënuari Xhianelo testonte Terrenin për të kuptuar se si përgatitej ndeshja gjatë stërvitjeve. Në marrjen në pyetje për herë të pestë Xhianelo thotë se takimi do të luhet fort nga Napoli, pasi tekniku po e përgatiste shumë mirë ekipin për ndeshjen”, tha ai. Pastaj vazhdoi me argumentimin e tij. Më pas vazhdoi me argumentimin tij. “Për ta Xhanielo është i besueshëm, por atëherë përse s’është dënuar Kualjarela? Nëse janë të vërteta deklaratat e para, duhet të jenë të dytat…”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency