Rama: Borxhi rrezikon një situatë që nuk e parashohim dot

0
139

ramaKreu socialist Edi Rama deklaroi dje se borxhi publik që ka Shqipëria përbën një gropë të madhe për ekonominë dhe të ardhmen e vendit. Në një bashkëbisedim me përfaqësues të Konfederatës së Sindikatave Shqiptare në qytetin e Rrëshenit, kryesocialisti theksoi: “Ky borxh ka kapërcyer 3000 euro. Ky borxh i kushton një familjeje sot 800 mijë lekë në vit për shpenzimet e borxhit. Janë 800 mijë lekë që mungojnë në ekonomi, janë 800 mijë lekë që mungojnë në arkën e shqiptarëve për shkak se shkojnë për shpenzimet e borxhit. Ky borxh është një gropë e madhe ku Shqipëria rrezikon të bjerë dhe të ndodhet në një situatë që sot ne nuk e parashohim dot”. Nga ana tjetër, lideri i opozitës bëri të ditur atë çka parashikon PS të bëjë në rast të marrjes së pushtetit në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit të ardhshëm. “Dua t’ju them se arsyeja pse unë jam vendosmërisht i angazhuar në këtë përpjekje nuk është që me votën e shqiptarëve të ikë një kryeministër që i ka dalë edhe kurrizi dhe të vijë një kryeministër edhe më i gjatë. Nuk është ky qëllimi. Nuk është qëllimi as që të ikin disa që tundin një flamur blu e të vijnë disa që tundin një flamur lejla. Qëllimi është që të mbyllim një kapitull dhe të hapim një kapitull tjetër. Për këtë arsye të gjithë ju jeni shumë të rëndësishëm në këtë proces, sepse të gjithë ju jeni zëra të kurajos dhe të shpresës. Unë do kërkoja që ju të bëheni zëdhënësit e këtij projekti. Të bëheni mbrojtësit e kësaj shprese dhe të bëheni fuqia e këtij besimi se gjërat mund të bëhen ndryshe dhe gjërat do ndryshojnë”, – u shpreh Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency