Amendamenti i PS-së, Bode: Rilindja juaj monetare, rikthim tek sistemi diktatorial

0
160

Florenc Drizari   

topalliTopalli: Amendamenti i opozitës hedh në erë gjithë sistemin. Bode: S’keni për të ardhur kurrë në pushtet

                 

Diskutimet për projektbuxhetin e vitit 2013 një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë rikthyen përplasjet në qëndrime mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me sistemin e taksimit dhe kontrollin e borxhit publik. Amendamenti i propozuar nga deputetja e opozitës Mimi Kodheli për të ngarkuar me ligj Bankën e Shqipërisë, që të njoftojë Kuvendin në çdo rast kur qeveria e shkel kufirin e borxhit publik, solli edhe reagimin e ashpër të krerëve të mazhorancës të cilët, akuzuan lidershipin e PS-së se po tentojnë të rikthejnë sistemin e dikurshëm diktatorial. “Banka e Shqipërisë mund të ngarkohet pikërisht nga Kuvendi që të llogarisë borxhin publik në raport me GDP. Banka e Shqipërisë mund të detyrohet me ligj ta njoftojë Kuvendin në çdo rast kur qeveria e shkel kurimin e borxhit publik. Banka e Shqipërisë mund të miratojë pasi të ketë hartuar një kuadër shumë të qartë për mënyrën e përllogaritjes së borxhit publik në raport me GDP-në. E sjellim këtë propozim të bindur se PS është një forcë e përgjegjshme që nuk kërkon të ulet në tryezën e qeverisë për të vazhduar të marrë borxhe”, – tha deputetja Kodheli. Por deklarata e saj hasi në kundërshtime të forta nga kreu i Ministrisë së Financave Ridvan Bode dhe Kryeparlamentarja Topalli. Bode e quajti një rikthim tek sistemi i dikurshëm diktatorial propozimin e socialistëve, ndërsa kryetarja e Kuvendit Topalli tha se është tha se opozitë rrezikon të shkatërrojë gjithë sistemin financiar në vend. Propozimi i PS-së u hodh në votim dhe u rrëzua me 73 vota kundër nga radhët e mazhorancës dhe 59 pro nga deputetët e majtë.

Ridvan Bode

Amendamenti i PS-së për detyrimin e Bankës Qendrore të kontrollojë duke raportuar në Kuvend lidhur me tejkalimin e kufirit të borxhit publik nga ana e qeverisë, solli edhe reagimin kundër të ministrit të Financave Ridvan Bode. Sipas tij, me këto propozime dhe model ekonomik që pretendon të ndjekë opozita, nuk mund të vihet në pushtet.

“Ka qenë një kohë kur borxhi publik mbahej nga Banka e Shqipërisë dhe financohej nga Banka e Shqipërisë, dhe ky ishte regjimi totalitar. Me themelimin e Bankës Qendrore si një institucion i pavarur nga ky parlament, detyra e Bankës së Shqipërisë nuk është të financojë borxhin publik të deficitit të qeverisë, por është të garantojë stabilitetin e çmimeve dhe të mbikëqyr sistemin financiar dhe bankar. Banka e Shqipërisë ka dy objektiva të një autoritet qendror financiar dhe në një vend me ekonomi tregu i ka përmbushur në mënyrë të shkëlqyer, pasi Shqipëria është nga vendet me inflacionin më të ulët në rajon dhe më gjerë dhe Shqipëria pati sistemin financiar më stabël”, – deklaroi ministri i Financave. Gjithashtu ministri Bode tha se modeli që pretendon e majta nuk ndiqet as në vendet evropiane. “Kjo është alternativa e Partisë Socialiste. Ju që s’keni për të ardhur kurrë në pushtet, mendoni se kur të vini ndonjë ditë, mundet ju ti riktheheni modelit dhe të financoni deficitin dhe borxhin publik nga Banka e Shqipërisë. kjo është platforma juaj financiare dhe monetare, binjakëzimi i Bankës Qendrore dhe deficitin dhe borxhin. Kjo është beteja që po bën Evropa prej dy-tre vjetëve, dhe të gjithë e kanë marrë vesh që kanë një ndarje. Banka Qendrore Evropiane nuk lidhet me deficitet dhe borxhet e vendeve të veçanta, ju po e riktheni dhe paralizoni në mënyrë të menjëhershme. Rilindja juaj monetare, rikthimi tek sistemi i regjimit diktatorial”.

Jozefina Topalli

Një qëndrim kundër propozimeve të socialistëve për kontrollin e borxhit publik, mbajti edhe Kryeparlamentarja Topalli, e cila tha se opozita me amendamentet e saj vë në rrezik të gjithë sistemin financiar. “Në 20 vite rresht kurrë nuk kam dëgjuar një amendament më të rrezikshëm. Gjënë më të padëgjueshme se e bën opozitë këtë, që të hedhë në erë të gjithë sistemin, nuk kam parë. Ky ishte amendamenti më i çuditshëm i botës. Se opozita bën të tilla amendamente, anarki totale doni ju. Harrojeni, harrojeni! S’ju lë njeri!”, deklaroi kryeparlamentarja Topalli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency