Legalizimet, Olldashi shpërndan 100 leje në Durrës: Proçesi mbyllet vitin e ardhshëm

0
182

Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, ka shpërndarë dje 100 leje legalizimi në qytetin e Durrësit, ku ka bërë të ditur se në gjithë vendin janë shpërndarë 41 100 leje legalizimi, ndërsa i gjithë procesi do të mbyllet brenda vitit të ardhshëm.  Sipas Olldashit është kryer një volum titanik pune në këto 6 vjet duke kaluar në regjistra dhe kadastra 643 mijë metër katror ndërtime si dhe arkëtimin e rreth 5 miliardë e gjysëm lekë.  “Përfundimisht jam i bindur që ne do ta arrijmë atë objektiv që ka vendosur qeveria. Objektivi ka qenë brenda mandatiti të dytë procesi të përfundonte. Unë jam i bindur se ky proces do të përmbyllet toalisht brenda vitit 2013”, premtoi ministri. Në të gjithë Durrësin janë deklaruar afro 35 mijë ndërtime pa leje, por deri tani vetëm 6000 prej tyre janë përfunduar duke bërë gati lejet e legalizimit për qytetarët. Paralelisht me dhënien e çertifikatave të legalizimit, gjatë këtyre 6 viteve është bërë e mundur që të kompensohen 4577 pronarë për tokën që iu ishte zënë nga ndërtimet pa leje. Në total në gjithë vendin janë rreth 200 mijë ndërtime pa leje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency