Gjykata Riverifikim ekspertizës së rrobave të viktimës Ziver Veizi

0
161

Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë dëshminë e ekspertit mjekoligjor Ndoc Çardaku dhe të urdhërojë pyetjen e dy ekspertëve të tjerë për faktin e debatueshëm mes prokurorëve dhe avokatëve. Trupi gjykues vendosi që mes katër emrave të ekspertëve të propozuar nga prokurorët dhe avokatët, të zgjedhë njërin që do t’i japë përgjigje pyetjes nëse arrin predha që të marrë me vete copëza të drunjta nëse ka prekur në një pemë më parë dhe më pas përfundon në trupin e një personi, konkretisht të viktimës Ziver Veizi. Emri i ekspertit do të zgjidhet në seancën e radhës, pas kërkesës së prokurorëve të çështjes së 21 Janarit, Blerim Tominaj dhe Adriatik Cami për riekspertim të teshave të viktimës Veizi dhe asaj të mbrojtjes për të rrëzuar pretendimin e prokurorëve. Sipas prokurorit Blerim Tominaj, ky ekspert ka tejkaluar kompetencat e tij profesionale duke u përgjigjur edhe për pyetje të cilat nuk janë të fushës së tij profesionale. Për këtë fakt, prokurori kërkoi riekspertim të aktit nr. 610,të hartuar nga Çardaku, duke kërkuar të kryhet nga një ekspert i ri më profesionist. I menjëhershëm ka qenë reagimi i palës mbrojtëse, ku avokati Genci Gjokutaj kërkoi rrëzimin e kërkesës së akuzës. Sipas tij, ky ekspert është zgjedhur vetë nga prokuroria midis shumë të tjerësh. Prokuroria, sipas avokatit Gjokutaj, duhet të kishte lexuar aktin 610 dhe ta sillte si provë. Por, edhe pas këtij moment ka reaguar prokurori duke shtuar se eksperti Çardaku ka deklaruar shumë e më shumë se nga ajo që ç’ka është shkruar në akt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency