Mungesa e hekurit, e rrezikshme për organizmin

0
160

Mungesa e hekurit në organizëm shkakton aneminë hipodrome. Konsiderohet se në botë çdo i pesti banor vuan nga mungesa e gjakut. Simptomat e para të mangësisë se hekurit janë lodhja, plogështia, mungesa e koncentrimit, imuniteti i zvogëluar, harresa, etj. Hekuri në organizëm futet përmes ushqimit. Prandaj ushqimi i rregullt e parandalon mungesën e gjakut. Ushqimet që përmbajnë hekur janë mëlçia, mishi, guacat, tuna, kërpudhat, frutat e thata, të kuqtë e vezës, perimet e gjelbra etj. Absorbimi i hekurit rritet nëse merret bashkë me vitaminën C, kurse kalciumi e zvogëlon absorbimin e tij. Në rastet më të rënda pos ushqimit adekuat mjekët përshkruajnë edhe preparate të hekurit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency