OBRIE përshëndet nismën e Kryeministrisë për shtetësinë

0
181

Organizata OBRIE përshëndet nismën e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha për dhënien e shtetësisë për çdo shqiptar. Sipas OBRIE (Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane), kjo nismë është domethënëse, sidomos për shqiptarët e Kosovës të cilët e kanë të kufizuar lirinë e lëvizjes. “Me këtë iniciativë Kryeministri shqiptar përfundimisht po shemb murin e Shengenit edhe për kosovarët të cilët kanë kaluar peripeci të shumta pranë ambasadave të vendeve evropiane me një krah letrash dhe dokumentesh nën sqetull, në kërkim të një të ardhme më të mirë, ajo që u mungon në vendin e tyre. Kosovarët nuk do të kenë më nevojë të paguajnë mijëra euro ndërmjetësuesve për të tu pajisur me shtetësinë serbe për arsye të ndryshme shëndetësore për biznes si dhe për një perspektivë më të mirë drejtë vendeve të Bashkimit Evropian”, – vlerëson organizata. Sipas saj formalizimi i kësaj nisme në përgjithësi ka efekt pozitiv në shumë dimensione për faktin se mundëson lehtësimin e komunikimit ndërshqiptar në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency