Plagosje në qendër të Tiranës, për zhurmat e ekskavatorit

0
168

Zhurmat e një ekskavatori që punonte për hapjen e një grope pallati, përballë MInistrisë së Integrimit, janë bërë objekt i një konflikti mes një qytetari dhe banori të këtij pallati. Renato Bajraktari, që ishte punëtori i kompanisë që kryente punimet, është konfliktuar me 24-vjeçarin Dritan Dangëllia, i cili është banor në pallatin që ndodhet ngjitur me gropën që po hapej. Si pasojë e konflikteve të njëpasnjëshme, dy të rinjtë gjatë ditës së djeshme janë konfliktuar sërish me njëri-tjetrin, ku gjatë sherrit Dritan Dëngëllia e ka qëlluar me një thikë bashkëmoshatarin e tij Renato Bajraktari. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, në rrugën “Mustafa Matohiti”, kur dy të rinjtë janë qëlluar fillimisht me grushte dhe më pas kanë përdorur sende të forta. Gjatë sherrit, Dangëllia e ka qëlluar një herë të vetme me thikë Bajraktarin, duke i shkaktuar plagë të lehta. Ndërkohë, dëshmitarë të kësaj skene krimi kanë qenë efektivat e Gardës së Republikës, që janë të dislokuara me shërbim pranë pallatit ku banon Kryeministri Sali Berisha. Kanë qenë pikërisht efektivat e Gardës që kanë bërë ndalimin e Dritan Dangëllisë, të cilin më pas ua kanë dorëzuar strukturave të policisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje. 24-vjeçari Dangëllia gjatë marrjes në pyetje ka treguar se ishte ai autori i plagosjes, pasi prej disa ditësh punëtorët kryenin punime ngjitur me apartamentin e tij, duke krijuar zhurma të mëdha, të cilat për të dhe familjen e tij ishin kthyer shqetësuese kohët e fundit. Ndërkohë, i plagosuri Bajraktari pas marrjes së ndihmës mjekësore gjatë mbrëmjes së djeshme ka dalë nga spitali dhe është marrë në pyetje nga policia e Tiranës. Në dëshminë e tij ai ka konfirmuar se prej disa kohësh, Dangëllia ishte bërë shumë problem, duke i kërcënuar atë dhe punëtorët e tjerë me jetë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency