Kukës, vetëvritet me pistoletë vajza e një polici rrugor

0
144

Një 17-vjeçare është vetëvrarë mbrëmjen e së dielës në Kukës, me armën e shërbimit të babait të saj, punonjës policie. Pranvera Sula ka qenë vetëm në shtëpi, kur i ka drejtuar armën vetes. Fqinjët, pasi kanë dëgjuar krismën e armës, kanë nxituar për të ndihmuar vajzën e re dhe kanë njoftuar prindërit e saj. 17-vjeçarja Sula është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku edhe ka ndërruar jetë. Babai i 17-vjeçares është në detyrë punonjës i Policisë Rrugore. Policia e Kukësit ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur shkaqet që e çuan drejt vetëvrasjes 17-vjeçaren. Po ashtu janë marrë në pyetje të gjithë të afërmit dhe shoqet e vajzës së re, por ende nuk është ngritur një pistë për hetimet mbi vetëvrasjen e vajzës. Dyshimet e para flasin për një gjendje dëshpërimi që ka pasur 17-vjeçarja, por që ende nuk dihet se cilët faktorë mund të kenë ndikuar në këtë gjendje të rëndë. Në skaner të hetimit tashmë ka qenë telefoni personal i Pranvera Sulës, si dhe disa nga librat e saj, pasi ekspertët e hetimit dyshojnë se vajza mund të ketë pasur ndonjë lidhje sentimentale dhe se gjatë kohës kjo lidhje është prishur. Për të hedhur dritë në këtë drejtim po verifikohen me imtësi numrat e telefonit si dhe disa nga mesazhet e ruajtura në celular. Ndërkohë, gjatë dëshmisë së dhënë në polici, babai i vajzës ka treguar se pistoletën e kishte lënë në banesë pasi nuk ishte në shërbim. Arma nuk ka qenë në çelës, dhe për pasojë 17-vjeçarja nuk e ka pasur të vështirë gjetjen e saj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency