Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuara, akuza dhe kundërakuza

0
154

Aftësia e kufizuar: 3 muaj pa pagesa

Ksera: Kemi dhënë çdo pagesë

 

Data 3 dhjetor ishte Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuara. Në konferencën kombëtare “Arsim gjithëpërfshirës për fëmijët e verbër në Shqipëri”, kanë qenë të pranishëm drejtuesit e Aftësisë së Kufizuar, ministri i Arsimit, ministri i Punës dhe Avokati i Popullit. Edhe pse duhet të shërbente si një ditë sensibilizimi, përsëri ka pasur akuza midis ministrit të Punës dhe drejtuesve të Aftësisë së Kufizuar. “Nuk ka gjë më të rëndë për një prind sesa kur fëmija kërkon të hajë dhe nuk ke çfarë t’i japësh, kur fëmija kërkon një rrobë a një lodër dhe nuk ke mundësi t’ia blesh. Ne kemi dy muaj pa marrë pagesën për shkak të verbërisë. Justifikimi është për mungesë fondesh. Është tepër e vështirë të përballohet jetesa pa para, thjesht duke marrë ushqime nëpër dyqane”, – tha Agron Hatia, drejtues i Aftësisë së Kufizuar. Kjo gjë, sipas ministrit të Punës, nuk është e vërtetë dhe çdo person me aftësi të kufizuara ka marrë pagesën e tij. Nëse në 2005 trajtoheshin 9.415 persona të verbër, në fund të 2011-ës numri arriti në 11,688. “Nëse para dhe tetraplegjikët në 2005 ishin vetëm 746 vetë, në 2011 arritën në 5.725.

Personat me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike nga 40.131 në vitin 2005, arritën në 48.906 në 2011. Invalidët e punës nga rreth 40 mijë në vitin 2005, në 2011 arritën në 59.813.

Po i përmend këto statistika për të treguar përpjekjet maksimale të qeverisë dhe ministrisë që drejtoj në fushën e të drejtave të aftësisë së kufizuar, përmirësimit të kushteve të jetesës së tyre, mbulimit me pagesa për të gjithë kategoritë dhe personat me aftësi të kufizuar, pavarësisht rritjes së numrit të tyre. Vit pas viti është rritur numri i përfituesve, por edhe masa e pagesave si dhe buxheti total, i cili nga viti 2005 është mbidyfishuar, duke arritur nga 6.1 miliardë në 2005, në 13 miliardë në 2013”, – përmendi ministri Ksera gjatë fjalës së tij.

 

Akuza

Ksera nuk ka harruar të “thumbojë” edhe Avokatin e Popullit. “Neglizhova që të flisja për Avokatin e Popullit, por i bëj thirrje të bashkohet me politikat e Ministrisë së Punës e po ashtu edhe me të gjitha problematikat e shoqatave të Aftësisë së Kufizuar, që të gjithë bashkë të arrijmë integrimin e tyre shoqërore”. I menjëhershëm ishte reagimi i Avokatit të Popullit. “Institucioni i Avokatit të Popullit ka vetëm një qëllim dhe ky është mbrojtja e të drejtave të qytetarëve. Në këto kushte nganjëherë kritikojmë, nganjëherë lavdërojmë. Jemi të gjithë në të njëjtën varkë dhe gjithë qëllimi ynë është vetëm të mbrojmë të drejtat, të përmirësojmë standardin e jetesës së aftësisë së kufizuar, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë”, – tha Igli Totozani. Për Sinan Tafajn shqetësimi i mospagesave është i lartë dhe pritet një reagim. “Shqetësimi i mosrealizimit të pagesave për shkak të aftësisë së kufizuar është i përhershëm dhe prej shumë vitesh, pasi buxheti i shtetit ka shtyrë në borxh nga viti në vit dy muajt e fundit, sidomos muajin dhjetor. Çelja e buxhetit nuk është bërë e plotë, por në një përqindje të caktuar, sipas bashkive dhe komunave dhe në të vërtetë shumë nga njerëzit tanë nuk kanë marrë pagesën e verbërisë ose pagesën shoqëruese ka ardhur koha që shteti shqiptar duhet të fusë një skemë të re sociale, siç është pensioni jokontributiv, për ata të cilët nuk punojnë dot”, – tha Tafaj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency