Nishani nderon me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ish-ambasadorin e SHBA-së në vendin tonë, William E. Ryerson

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nderoi me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” veprimtarinë dhe kontributin e ish-ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, William E. Ryerson në forcimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së, me motivacionin: “Mikut të shqiptarëve, që dha kontribut të rëndësishëm në ringjalljen e marrëdhënieve diplomatike shtetërore midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe inkurajoi e mbështeti fuqishëm vendosjen e demokracisë në vendin tonë. Për ndihmesën e vyer në forcimin e marrëdhënieve miqësore, tradicionale ndërmjet popullit shqiptar dhe atij amerikan”. Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha; nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle; ish-presidenti Alfred Moisiu; anëtarë të kabinetit qeveritar dhe personalitete të tjera të politikës në vend. Presidenti i Republikës mbajti një fjalë përshëndetëse, ku çmoi përkushtimin e Ryerson-it në promovimin e vlerave më të mira të demokracisë në vendin tonë. “Ne shqiptarët jemi krenarë që kemi një mik kaq të madh dhe jemi një mik kaq i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në kujtesën e miqësisë ka shumë momente, por, duke nisur së pari me Presidentin Wilson, i cili mbështeti ekzistencën e Shqipërisë në momente tepër të rëndësishme, duke sjellë në memorie vizitën e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker, dhe mesazhin e tij të madh për shqiptarët: “Mirë se vini në botën e kombeve të lira”, – u shpreh Presidenti Nishani.

Pas marrjes dekorimit, William E. Ryerson shprehu urimet më të mira dhe vlerësimet më të larta për popullin shqiptar në këtë 100-vjetor të pavarësisë, duke theksuar: “E pranoj këtë urdhër dhe ndihem shumë, shumë i prekur, por e pranoj jo vetëm për veten time, por edhe për kolegët e Departamentit të Shtetit, të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të bashkësisë shqiptaro-amerikane, që punuan për rivendosjen dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Thuhet se në botë ka 8 deri në 10 milionë shqiptarë. Ne të tjerët, që nuk e gëzojmë atë privilegj, mund të quhemi me fat nëse kemi edhe një mik të vetëm shqiptar. Unë jam shumë më tepër me fat, sepse kam shumë miq shqiptarë. Ju falënderoj që ftuat disa prej tyre sot këtu!”

 

Holtkemper: Jemi në krah të Shqipërisë për

Kërko