Demi Moore, tashmë 50 vjeçe, duket se nuk ndalet në rrugëtimin e saj për të gjetur lumturinë në jetë. E me sa duket, ajo e bën edhe pas zhgënjimeve apo ndarjeve të njëpasnjëshme që pëson. Këtë e tregon fakti i shfaqjes së saj të fundit, me një të fejuar të ri, sërish më i vogël se ajo në moshë, siç rezultonte të ishte edhe i fejuari i mëparshëm aktori Ashton Kutcher.
Mediat gossip pohojnë se ai është Vito Schnabel, me të cilën thuhet se ajo është njohur në mbrëmjen e organizuar për ditëlindjen e pesëdhjetë të saj.