Vjedhja e monumentit në Shkodër, policia nis hetimet

0
230

Hajdutët në Shkodër nuk kanë kursyer as monumentin e “Pesë Herojve të Vigut”, pasi gjatë këtyre ditëve nga ky monument janë vjedhur pjesë të bronxit nga hajdutët e qytetit. Pjesë të armëve, tytat dhe shulet janë prerë me gurë fresibël për të shitur për skrap sepse është prej material bronxi shumë i lakmueshëm. Ne disa pjesë ku duken më se tepërmi dëmtimet janë vendosur flamuj për t’u mbuluar vendet e prera. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë nisur hetimet kryesisht me qëllim identifikimin e autorëve të këtij krimi të shëmtuar. Nga ana e policisë së qytetit janë kryer kontrolle në dhjetëra pika grumbullimi skrapi, por që tek asnjëra nuk janë gjendur gjurmët e pjesëve të prera nga monumenti i përpiluar për nder të pesë dëshmorëve të luftës nacional-çlirimtare. Prej disa vitesh, monumenti është hequr nga qëndra e qytetit duke u vendosur në varrezat e dëshmorëve, ku dhe grumbullohen mbeturinat e qytetit për shkak edhe të mungesës së njerëzve në këtë qytet, hajdutët kanë përfituar duke marritur të marrin pjesë broncxi nga ky monument. Tashmë disa pjesë në të mungojnë, por që fatmirësisht në këmbë vazhdon të qëndrojë e gjithë vepra, pasi hajdutët e skrapit mund të kishin ndërmarë edhe veprime më ekstreme, duke e vjedhur plotëisht veprën e “Pesë Herojve të Vigut”, të cilën më pas do e tregtonin për skrap.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency