Shqipëri-Belgjikë, thellim bashkëpunimit në fushën ekonomike

0
147

Kryeministri Berisha priti dje në takim ambasadoren e re të Belgjikës, rezidente në Sofje, znj. Van Calster, e cila ndodhet në Shqipëri si përfaqësuese e qeverisë dhe shtetit belg në ceremonitë festive të 100-vjetorit të pavarësisë së vendit. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe u vu theksi në faktin se duhet që të rritet bashkëpunimi në fushën ekonomike, si dhe në thithjen e investimeve nga të dy vendet. “Kryeministri Berisha dhe ambasadorja belge vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve si dhe ri konfirmuan vullnetin e të dy palëve për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm, në fushën ekonomike, thithjen e investimeve, në turizëm, kulturë etj.”, – thuhet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. Ambasadorja belge Calster e uroi edhe një herë Kryeministrin për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit, në emër të autoriteteve më të larta të Belgjikës dhe të popullit mik belg. Gjithashtu, znj. Calster rikonfirmoi mbështetjen e plotë të qeverisë dhe shtetit belg për proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe siguroi vazhdimin e kësaj mbështetjeje, në hapat e mëtejshëm në këtë drejtim. Zoti Berisha, përmes ambasadores Calster, u përcolli autoriteteve më të larta të Belgjikës falënderimet dhe mirënjohjen më të thellë për gjithë mbështetjen e dhënë gjatë këtyre viteve, por edhe në vazhdimësi, në rrugën e integrimit të vendit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency