Takimi Topalli – Fini: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

0
176

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti dje në një takim Kryetarin e Parlamentit të Italisë Gianfranko Finin. “E konsideroj veten shumë të nderuar që jam sot në Shqipëri në ditën e 100 vjetorit të Pavarësisë”, – tha dje Kryetari i Parlamentit të Italisë, Gianfranko Fini, në takimin me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. “Miqësia vjen para gjithçkaje ndaj dhe sot jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”, – tha homologu italian, i cili ndodhet në Shqipëri, me ftesë të Kryetares së Kuvendit për të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë. Për Kryetaren e Kuvendit kjo vizitë ishte një simbol shumë domethënës i miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë. “Është një ditë emocionuese por edhe një ditë reflektimi”, – tha zonja Jozefina Topalli. Është ditë kur vlen të kthejmë kokën pas e të shohim se sa shumë kemi bërë për kaq pak vite në liri, pas gjysmë shekulli nën diktaturë”. Zyra e shtypit e Kuvendit bën me dije: “Dy Kryetarët e parlamenteve theksuan me kënaqësi faktin se Italia ka qenë e pranishme krah Shqipërisë, në mbrojtje të saj që në fillimet e krijimit të shtetit. E po ashtu vijon edhe sot, një avokate e aspiratës integruese në familjen evropiane. E ardhmja i takon forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në kapërcim të shekujve, e ardhmja i takon takimit të dy popujve në Evropën e bashkuar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency