Vlora e Pavarësisë nderon Dhjetorin e 90-tës

0
168

Me propozim të Grupimit “ Dhjetor 90”, Këshilli i Qarkut Vlorë ka akorduar titullin “Mirënjohja e Qarkut Vlorë” për nëntë ish-studentë protagonist të lëvizjes Studentore të Dhjetorit 90 , ku sinjifikativ ka qenë fakti që këto propozime kanë kaluar prej këshilltarëve të këtij qarku pa as më të voglin diskutim dhe votim unanim. Të ardhur nga kryeqyteti drejtuesit e këtij grupimi politik së pari i janë drejtuar varrit ku prehet Ismail Qemali, duke vënë kurora me lule. Ata kanë marshuar në këmbë për gjatë bulevardit të Sheshit të Flamurit deri tek godina e teatrit “Petro Marko” ku është zhvilluar edhe ceremonia e ndarjes së titujve. Para teatrit Grupimi Dhjetor 90 kishte çelur një ekspozitë fotografike me aktivitete të saj në vite e cila ka ndenjur e hapur për vizitorët përgjatë gjithë ditës së djeshme. Në ceremoni merrnin pjesë së bashku Kryetari i PD-së së Vlorës Ardian Kollozi, Kryetari i Bashkisë Shpëtim Gjika, dhe Prefekti i qarkut Eduart Veçani, etj . Pas tingujve të himnit kombëtar të luajtur prej kuartetit të harqeve ardhur enkas nga kryeqytetit fjalën përshëndetëse e ka mbajtur kryetari i qarkut zoti Dhimojani i cili veçoi rastin unik të votimit nga këshilltarët pa asnjë votë kundër për ata që rrezuan diktaturën në Dhjetor të 90. Më pas fjalën e rastit e ka mbajtur Bislim Ahmetaj Kryetar i Grupimit Dhjetor 90 i cili mes emocionesh ka falënderuar këshilltarët e qarkut Vlorë për mënyrën se si ata kanë votuar për propozimet e këtij grupimi.”Unë e vlerësoj dhe çmoj shumë aktin tuaj të ndarjes së kësaj mirënjohje për ish studentët e Lëvizjes Studentore edhe për një arsye tjetër substanciale, pasi e di mirë përbërjen partiake të Këshillit të Qarkut Vlorë , por ju me këtë akt keni treguar se kur behët fjalë për vlera kombëtare, për ngjarje që i bëjnë nder jo vetëm Vlorës por gjithë Kombit, siç që dhe do të mbetët përjetësisht Lëvizja Studentore e Dhjetorit ‘90 i thyeni syzet e errëta të partive dhe shihni nga flamuri, nga atdheu, nga kombi, cilësi që qytetarët e Vlorës e kanë demonstruar denjësisht në të gjitha çastet kulmore të historisë së këtij vendi,” – u shpreh ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency