100-vjetori, Berisha: Të bëjmë realitet ëndrrën e Ismail Qemalit

0
122

Ina Jano

Kryeministri mori pjesë në përurimin e shtatores së I.Qemalit. Akti i Pavarësisë parandaloi copëtimin e trojeve shqiptare

 

Qytetit të Tiranës ju shtua pasditen e djeshme një vepër artistike, siç ishte shtatorja e Ismail Qemalit, burrit vizionar që përpara 100 vjetësh ngriti flamurin në Vlorë. Kryeministri Berisha së bashku me Darling Vlorën, pasardhës i themeluesit të pavarësisë së Shqipërisë, zbuluan mbrëmë shtatoren e Ismail Qemal Vlorës, e vendosur në një nga lulishtet në qendër të Tiranës. Në fjalën e tij përshëndetëse më ketë rast, numri një i qeverisë tha se në këtë 100-vjetor ka ardhur koha që të të gjtihë të bëjmë realitet ëndrrën e Ismail Qemalit dhe të gjithë të tjerëve që nënshkruan Aktin e Pavarësisë. “Në këtë 100 vjetor, shqiptarët duhet të festojnë me zotimin  tyre solemn të bëjnë gjithçka, për të bërë realitet ëndrrën e Ismail Qemalit, ëndrrën e qindra martirëve që ranë për t’u bërë të pavdekshëm dhe të prehen në flamurin kombëtar,  ëndrrën e Adem Jasharit, ëndrrën e heronjve të Sharrit, ëndrrën e të rinjve shqiptarë”, – tha Kryeministri. Duke uruar edhe një herë gëzuar 100 vjetorin, në cilësimin e liderit të ekzekutivit Ismail Qemali është një burrë i madh, vizionar, pa të cilin shqiptarët nuk do të mund të festonin sot të lirë. “Jemi sot këtu për të përuruar shtatoren e atit të Pavarësisë së Shqipërisë, e njërit prej burrave më të mëdhenj më të shquar të guximshëm, e vizionarit të historisë së kombit tonë, Ismail Qemal Bej Vlorës. Ky burrë i madh reformator i përmasave botërore, bëri gjithçka për të reformuar një perandori që e jetonin dhe shqiptarët. Por ai kuptoi se perandoria nuk mund të reformohej, pasi ato ishin antishqiptarë. Në këto kushte Ismail Qemali merr përsipër që së bashku me bashkëpunëtorët e tij, të punojnë me vendosmëri për pavarësinë e vendit. Politikan i një kalibri botëror, ai kuptoi se aleanca ballkanike, ishte kryekëput antishqiptar, ku fqinjët kishin vendosur që të ndanin në mënyrë përfundimtare trojet e kombit shqiptar”,- vuri në dukje, zoti Berisha, pas zbulimit të kësaj shtatoreje, e cila do të qëndrojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kryeministri Berisha e konsideroi vendosjen e shtatores së Ismail Qemal Vlorës në Tiranë, një akt që i mungonte kryeqytetit, për të nderuar burrin më të madh të historisë kombëtare.Në rast se sot, ne jemi të lirë, kudo që jetojmë dhe ekzistojmë si të tillë, kjo është  falë këtij akti, falë këtij burri dhe bashkëpunëtorëve të tij, që në kushtet më të vështira dhe me një guxim mbinjerëzor ngritën në Vlorë, flamurin e Skënderbeut,” – u shpreh Kryeministri, ndërsa theksoi se Ismail Qemali, të gjithë shqiptarët që punuan e luftuan për lirinë e dinjitetin e shqiptarëve, nga Lidhja e Prizrenit e deri më sot, mbyllën sytë me një ëndërr të vetme, të cilën çdo shqiptar, i frymëzuar nga guximi i tyre, duhet ta lexojë me ndershmëri, me guxim e kurajë dhe ajo ishte ëndrra e bashkimit të shqiptarëve. Përmes rreshtash, kreu i qeverisë shqiptare solli në vëmendje përmbledhtazi kontributin dhe vlerat e babait të Pavarësisë, Ismail Qemali. Ndërsa duke u ndalur tek Akti i Pavarësisë, shefi i mazhorancës tha se Akti i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ishte një akt shpëtimtar për kombin shqiptar. “Ky burrë i madh, reformator i përmasave botërore bëri gjithçka për të reformuar një perandori, në të cilin jetonin edhe shqiptarë, por ai qe ndër të parët që kuptoi se kjo perandori nuk mund të reformohej. Ai kuptoi se xhonturqit, të cilët arritën të mashtronin në një mënyrë a tjetër shqiptarët, ishin kryekëput antishqiptarë. Në këto kushte, Ismail Qemal Vlora merr përsipër sëbashku me një grup bashkëpunëtorësh, Hasan Prishtinën, Luigj Guirakuqin, Isa Boletinin, Dedë Gjo Lulin dhe burra të tjerë, të punojë me vendosmëri për pavarësinë e Shqipërisë. Politikan i një kalibri botëror, ai kuptoi se Aleanca Ballkanike nuk ishte gjë tjetër, veçse Aleancë kryekëput antishqiptare. Aleancë, me të cilën fqinjët ballkanikë kishin vendosur të ndanin në mënyrë përfundimtare trojet e kombit shqiptar,” – pohoi kreu i qeverisë.

Në ceremoni morën pjesë autoritete të larta të vendit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, kryetarët e komunës së Prishtinës në Kosovë, i komunës së Tetovës në Maqedoni, i komunës së Ulqinit në Mal të Zi, i komunës së Preshevës, pasardhës të familjes së Ismail Qemalit. Kryeministri Berisha e konsideroi vendosjen e shtatores së Ismail Qemal Vlorës në Tiranë, një akt që i mungonte kryeqytetit, për të nderuar burrin më të madh të historisë kombëtare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency