Emigranti aksidenton rojen, tenton ta çojë në spital por humb rrugën

0
313

Emigranti i dehur, aksidenton rojen që kthehej nga puna në shtëpi, ndërsa e nis për në spital por humb rrugën në zonën e komunës së Domjes dhe e “braktis”, të plagosurin në rrugë. Policia arreston emigrantin me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen e rëndë të një personi, drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, dhe largimin nga vendi i aksidentit. Ndërkaq pas përmendjes së të aksidentuarit ai ka telefonuar një të njohurin e tij, i cili e ka dërguar në spital, ndërsa familja është njoftuar të nesërmen. Autori i dyshuar i aksidentit është ndaluar nga policia pas dëshmive të marra, nga persona të ndryshëm që kishin parë ngjarjen aksidentale si dhe faktin se drejtuesi i mjetit e kishte futur të plagosurin në veturë dhe bashkë me të ishte larguar që aty. Policia pasi ndaloi drejtuesin e mjetit, nuk po arrinte të gjente të aksidentuarin, duke ngritur dyshime se i plagosuri mund të kishte ndërruar jetë dhe se autori i aksidentit mund të kishte fshehur atë për të shpëtuar nga ndjekja penale apo nga arrestimi. Burimet e policisë thanë se nisur nga një situatë e tillë, ku nuk gjendej personi apo trupi i tij, nisi kërkimet e saj për të bërë të mundur gjetjen e trupit të personit, në akse të ndryshme rrugore në spitale apo vende të ndryshme. Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje rreth 21:00, kur emigranti Ardian Toplana 36-vjeç, nga Fushë-Arrëzi, banues në Valias, udhëtonte nga Tirana në drejtim të të Kamzës e më pas me qëllim për t’u drejtuar për në banesën e tij, në Valias. Pikërisht pak metra pa mbërritur pranë rreth rrotullimit të Kamzës, emigranti që kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur nga Italia ku jetonte e punonte, ka humbur kontrollin e mjetit të cilin nuk ka mundur ta kontrollojë. Kjo për shkak të sasisë së lartë të alkoolit që kishte konsumuar, ka përplasur dhe ka aksidentuar rëndë Xhelal Rusin, 47 vjeç nga Dibra, banues po në fshatin Valias.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency