Panariti: Politika të gjejë gjuhën e përbashkët për miratimin e ligjeve

0
228

Ministri i Punëve të Jashtme, Panariti zhvilloi një takim me homologun hungarez Janos Martonyi, gjatë qëndrimit në Berlin. Shefi i diplomacisë shqiptare i shprehu zotit Martonyi besimin se forcat politike parlamentare në Shqipëri do të dalin përtej agjendave të tyre partiake dhe do të gjejnë gjuhën e përbashkët për miratimin e ligjeve të mbetura. Ai e informoi për ecurinë e deritanishme dhe thirrjet e mazhorancës për miratimin e detyrimeve ne parlament për të përmbyllur procesin e reformave të mbetura nga paketa e 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian për marrjen e statusit kandidat në BE. Ministri Panariti theksoi vullnetin e qeverisë shqiptare për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat dhe vlerësoi mbështetjen që Hungaria i ka dhënë vendit tonë gjatë viteve të demokracisë dhe veçanërisht ne drejtim të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Ministri Martonyi e uroi homologun Panariti për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit, duke theksuar se Hungaria, ashtu siç ka vepruar historikisht, do të synojë forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe do të mbështesë fuqimisht aspiratën e popullit shqiptar për integrim në Bashkimin Evropian. Ai vlerësoi arritjet e deritanishme në drejtim të përmbushjes së rekomandimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, duke shtruar njëkohësisht nevojën e shtimit të përpjekjeve për t’i përmbyllur ato me sukses.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency