- Malaga-Valencia 3+ 1.9
- Çelsi-Man. Siti 1 2.5
- Espanjol-Getafe 1 2.2
- Milan-Juventus X 3.2
- Marsejë-Lilë 1 2.3
- Torino-Fiorentina 0-2 1.8
Do të jetë një ndeshje luksi ajo mes dy skuadrave të cilat në Kupën e Kampioneve po bëjnë histori. Si Malaga dhe Valencia janë kualifikuar për në fazën tjetër, por këtë javë do të duhet që forcën e tyre të matin në përballjen e Primera Divizionit. Të dyja ekipet vijnë në një formë të mirë fizike dhe kanë luajtur ndeshje si në kampionat, por edhe në Champions. Malaga ka një pozicion më të favorizuar në tabelën e renditjes, pasi ndodhet 1 pikë pas Levantes, ndërkohë që Valencia nuk ka treguar një formë të qëndrueshme në kampionat. Gjithsesi, skuadra e Pelegrinos është paraqitur shumë dobët sidomos në ndeshjet jashtë fushe dhe këtë fundjavë do ti kursejë disa lojtarë. Nga ana tjetër Malaga vjen me një formë më të freskët, pasi në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampioneve Pelegrini kishte luksin të linte pushim lojtarët më të mirë. Sipas agjencive të basteve kjo ndeshje pritet të prodhojë spektakël, por dhe gola të cilët do ta bëjnë sfidën interesante. Por nga ana tjetër, koefiçentin më të favorizuar për fitore do ta ketë Malaga, duke ditur që në ndeshjet brenda është shumë e fortë.
Çelsi-Man. Siti
Barazimi i fundit i Sitit në Kupën e Kampioneve ndaj Realit tregoi se kjo skuadër nuk është e qëndrueshme. Këtë javë skuadra e Mançinit do të përballet më Çelsin e uritur për fitore. Blutë e Londrës vijnë me pamje të re pas marrjes së skuadrës nga Rafa Benitez. Spanjolli do të drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit dhe do të kërkojë që të jetë pretendent për titull. Ky duket se do të jetë momenti i duhur për Benitezin për të krijuar besimin e tifozëve. Fitorja e Çelsit duket më e favorizuar, duke parë se në shtëpi blutë janë të frikshëm. Nga ana tjetër, Siti vjen i tronditur pas eliminimit nga Kupa e Kampioneve dhe do të kërkojë që minimumi të marrë një barazim në këtë ndeshje pavarësisht se do ta ketë të vështirë. Koefiçenti për fitoren e Çelësit varion nga 2.4 deri në 2.7. Kjo ndeshje mund të luhet dhe me gola kur dihet që të dy ekipet kanë një futboll sulmues.
Espanjol-Getafe
Espanjoli edhe pse ka një ekip të mirë renditet në vendet e fundit të renditjes. Në Spanjë nuk po e kuptojnë këtë formë aq sa hedhin dyshime për një krisje të marrëdhënieve midis lojtarëve dhe trajnerit. Kjo është hedhur poshtë nga Poketino, i cili ka thënë se këtë javë Espanjoli do të rikthehet te fitorja dhe do të gjejë qëndrueshmërinë. Skuadra e Poketinos do të vizitohet nga Getafe, e cila është një skuadër e rrezikshme, por përkundrejt dëshirës që ka Espanjoli për fitore do ta ketë të vështirë.
Milan-Juventus
Kjo ndeshje do të sjellë shumë risi këtë fundjavë. Përveç sfidës ku ndeshen dy nga skuadrat me më shumë tituj në kampionatin italian do të jetë edhe një sfidë e lënë në mes vitin e kaluar. Juventusi fitonte kampionatin me një gol të anuluar padrejtësisht që në fund rezultoi deçiziv për fatet e vendit të parë. “Inati” i Milanit do të jetë dhe në ndeshjen e së dielës, ku do të kërkojë të hakmerret ndaj juventinëve. Edhe Juvja nuk është se do të dalë pa gjë, pasi dihet që është një ndër skuadrat më të forta në kampionat. Shanset më të mëdha janë që kjo ndeshje të përfundojë barazim dhe të dy ekipet të marrin atë që duan. Milani do të tentojë të fitojë, por do ta ketë të vështirë përballë mbrojtjes së hekurt të Juves. Gjithsesi, kompanitë e basteve e kuotojnë këtë ndeshje me dy mundësi, X si dhe poshtë me gola pasi do të jetë e vështirë të hapet ndeshja.
Marsejë-Lilë
Një tjetër derbi do të jetë ai midis Marsejës dhe Lilës por në kampionatin francez. Lila vjen pas një forme të dobët dhe jo të qëndrueshme, kur Marseja nga ana tjetër në kampionat ka treguar se është e aftë që të luftojë për vendin e parë. Si Marseja, por edhe Lila do të tentojë për fitore, por më e favorizuar do të jetë skuadra e Marsejës, duke ditur që luan në shtëpinë e saj. Po kështu Lila në ndeshjet jashtë fushe nuk është paraqitur mirë dhe do të jetë faktor kryesor për një humbje të mundshme të saj. Koefiçenti i Marsejës është 2.3 dhe është një koefiçent më se i mundshëm. Kjo ndeshje mund të luhet dhe në mundësinë poshtë me gola.
Torino-Fiorentina
Torinoja është një skuadër, e cila nuk pëson gola shumë, madje është skuadra e dytë në kampionat për mbrojtjen më të mirë, pas Juventusit. Kjo ndeshje do të jetë një ndeshje fizike, ku do të fitojë skuadra e cila do të durojë më shumë. Gjithsesi, mundësitë më të mëdha janë që të përfundojë pa gola ose të shënohen maksimumi 2 gola. Fiorentina nga ana tjetër është favorizuar, por do të duhet të përballet me mbrojtjen e hekurt të skuadrës torineze.