ZDF, kanali prestigjoz gjerman ka kryer një reportazh që i kushtohej suksesit të madh të kombëtares në Euro 2016

0
182

kombetarja kuqeziMbrojtësi shkodran ka festuar 22-vjetorin duke u shprehur se shpreson që me Napolin të shkojë edhe më lart

Zhurma e kualifkimit të kuqezinjëve vazhdon akoma. Shqipëria arriti të bënte realitet një ëndërr, për të cilin të gjithë flisnin. Falë formulës së re të UEFA-s, me një Europian me 24 skuadra, përfaqësuesja arriti të kualifikohej, madje, edhe kur skuadra si Holanda nuk ia dolën dot mbanë. Në reportazhin e xhiruar në fillimin e këtij Janari, Tirana përshkruhet si një qytet i zhurmshëm, por jo aq sa ishte në Tetor, kur Shqipëria festoi kualifikimi në Europian pas suksesit 3-0 ndaj Armenisë. Një panoramë e plotë rreth ekipit kuqezi, me intervistat e protagonistëve. Nga ata që janë lindur jashtë Shqipërisë dhe u formuan si futbollist në vende të ndryshme europiane. Shkëlzen Gashi i lindur në Zyrih dhe që flet me theksin zviceran, por edhe Mërgim Mavraj që hapat e parë si profesionist i hodhi në Gjermani. Rreth suksesit të ardhur nga lojtarët e rritur jashtë Shqipërisë ka folur edhe ish-kapiteni kuqezi dhe legjenda e Hannoverit, Altin Lala, sipas të cilit në mënyrë të drejtë për drejtë ndikoi formimi i futbollistëve në vende si Gjermania, Zvicra apo Italia. Mes personazheve edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njeriu që prej 14 vjetësh është në krye të institucionit dhe ka merita të padiskutueshme në ngritjen e emrit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Aty ndodhet edhe Gianni De Biasi, trajneri që integroi në ekip disiplinën e fort taktike dhe i dha mundësi ekipit të shfaqte pikat e tij më të forta. Edhe pse e kupton shqipen, tekniku kuqezi pohon se gjuha është tejet e vështirë, por puna lehtësohet sepse përgjithësisht lojtarët e kuptojnë italishten. Lorik Cana iu rikthye ngjarjeve të Tetorit 2014 në Beograd: situatën shumë të rënduar në stadium, dhunën dhe koret anti-shqiptare. Kapiteni kuqezi nënvijëzoi se, prej faktit që shumë lojtarë të Kombëtares janë nga Kosova, ndaj Serbisë nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli. Sipas ZDF Shqipëria arriti me pak fat në Europian, edhe pse shqiptarët nuk e mendojnë kështu. Por, në reportazh rikujtohet se në histori Kombëtarja ka rezervuar mjaft surpriza. Si ndeshja e vitit 1967, ku Shqipëria barazoi 0–0 me Gjermaninë Perëndimore, duke i detyruar nënkampionët e botës në atë kohë të qëndronin jashtë Euro 1968. Ajo ndeshje e jashtëzakonshme është rikujtuar nga ish-lojtari kuqezi, Frederik Gjinali, të cilit iu mohua edhe një gol. Gazetarët gjermanë ndoqën edhe ndeshjen e Kategorisë Superiore, ku Partizani fitoi me Laçin, ndërsa pjesë e dokumentarit ishte edhe rivaliteti në familjen Xhaka, ku Taulanti dhe Graniti do të jenë rivalë në Euro 2016, pasi Shqipëria luan në të njëjtin grup me Zvicrën.

Napoli uron Hysaj

Klubi i ka transmetuar urimet për mbrojtësin shqiptar në faqet e rrjeteve sociale. Nga Facebook në Instagram, ndërsa në faqen zyrtare të klubit është publikuar intervista e kuqeziut për Radio Kiss Kiss. Hysaj e ka cilësuar këtë si ditëlindjen më emocionuese që ka përjetuar, duke falënderuar tifozët për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë. Shkodrani e cilësoi të jashtëzakonshëm festimin e ditëlindjes si kryesues i Serisë A italiane, ndërsa theksoi se “të gjithë lojtarët e Napolit do të japin shpirtin për ta fituar titullin kampion”. I blerë nga të kaltërit për të qenë alternativë e dytë, Hysaj e fitoi fanellën e titullarit me paraqitje mbresëlënëse, duke u shndërruar shumë shpejt në garanci për mbrojtjen e Sarrit. Lojtari ritheksoi se vendimi për t’u transferuar në San Paolo ishte ai i duhuri, ndërsa ekipi do të shfrytëzojë të gjitha shanset që i jepen për ta mbyllur sezonin në krye të kampionatit italian. Në fund, Hysaj komentoi edhe ndeshjen e së mërkurës në fushën e Lazios. Mbrojtësi shqiptar nuk do të luajë pasi është i pezulluar me kartonë, duke humbur edhe derbin me portierin kuqezi, Etrit Berisha. Edhe pse nuk do të japë kontributin për skuadrën, Elseid Hysaj beson se Napoli do të luajë për të fituar në Olimpico të Romës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency