Zbardhet debati te ligjet/ Xhafaj replika me Çuçin,  akuza qeverisë: S’luftohet korrupsioni me seminare

0
124

Gëzim Saliu

Çuçi: Ligj i ri për pushtetin vendor para zgjedhjeve të 2015-ës, brenda këtij muaji amendamentet

xhafajLufta kundër korrupsionit është ndalur vetëm në teori përmes organizimit të workshopeve dhe seminareve, duke mos u konkretizuar me hapa konkretë. Ky ishte mendimi i shprehur dje nga kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj në seancën dëgjimore me Ministrin e Pushtetit vendor Bledi Çuçi, i cili raportoi mbi progres-raportin e Komisionit Evropian. “Ajo që shikoj dhe në atë çka keni paraqitur ju por dhe në çfarë flitet, i jepet më shumë vend workshop-eve, seminareve, planeve të veprimit, strategjive që në vlerësimin tim nuk kanë munguar. Cilat janë hapat konkrete për një reformë institucionale në këtë fushë, korrupsionin?”, pyeti Xhafaj me jo pak sens kritik. Në përgjigje të tij, minsitri Çuçi nuk kurseu të theksonte se nuk ndante aspak të njejtin qëndrim me të, si për punën e koordinatorit kombëtar kundër korrupsionit, i cili përfaqësohet nga ai vetë, ashtu edhe për vlerësimin e progres-raportit për këtë pjesë. “Po të shohësh progres-raportin e 2013 pavarësisht se kanë qenë seminaret nuk ka qenë ky vlerësim. Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm përgjegjësi qeverisë. Po ta krahasojmë, ka ndryshim cilësor dhe në gjuhën e  Brukselit, megjithatë theksoj se nuk janë bërë vetëm seminare dhe ëorkshope. Po iu them vetëm statistikat shtator 2013-2014 institucionet ekzekutivë kanë bërë kallëzime penale 416 personave”, tha ai. Në këtë konteskt nuk ka munguar këmbëngulja e kryetarit të komisionit të ligjeve, i cili ka theksuar se kërkonte të dinte se cilat ishin veprimet konkrete. “Kemi një projekt të financuar nga BE për vlerësiin në luftën kundër korrupsionit, është ligji për informatorët, koordinimi me gjithë institucionet për sistemin e statistikave për të caktuar rolin e çdo institucioni. Janë dhe dy projektligje që ligjen me deklarimin e pasurive dhe çështjen e prokurimit publik”, tha Çuçi. Në mbyllje të këtij debati, deputeti socialist Xhafaj pohoi se nuk mund të kenë të gjithë të njejtat mendime lidhur me këtë çështje.

 

Raportimi

Ndërkaq në raportimin e tij, ministri i Pushtetit Vendor bëri të ditur se së shpejti në Kuvend do të shkojë dhe ligji i ri për pushtetin vendor, ku ndërkohë amendamentet e të cilit do të depozitohen në parlament brenda këtij muaji për një bashkim administrative të sukseshëm. “Kemi menduar që brenda këtij muaji në parlament do vijnë amendimet e ligjit 8652 që lidhen eskluzivisht me ndryshimet që janë bërë në ligjit për ndarjen territoriale. Së dyti në bashkëpunim me USAID kemi rënë dakord që brenda 6-mujorit të parë të vitit tjetër, pra para zgjedhjeve vendore, të hartojmë një ligj të ri komplet për qeverisjen vendore duke e parë me kënvështrimin e njësive të reja të qeverisjes vendore dhe duke ëprfshirë gjithë problemet që ka sjellë zbatimi i këtij ligji deri më sot dhe trendin e zhvillimit të Shqipërisë për të paktën 10-15 vitet e ardhshme. Po ashtu javës tjetër një nga firmat audituese më të njohura në botë do kontraktohet, që ne të bëjmë një vlerësim financiar të inventarëve, aseteve, borxheve, ccdo gjë që kanë njësitë aktuale vendore. Janë rreth 70 % të komunave që në 20 vjet nuk kanë bërë asnjë auditimm, asnjë vlerësim financiar ndërkohë që me ligj çdo strukturë duhet të bëjë një bilanc financiar”, tha ai.

 

Debati Xhafaj-Çuçi

Xhafaj: Ajo që shikoj dhe në atë çka keni paraqitur ju por dhe në çfarë flitet, i jepet më shumë vend workshop-eve, seminareve, planeve të veprimit, strategjive që në vlerësimin tim nuk kanë munguar. Cilat janë hapat konkretë për një reformë institucionale në këtë fushë, korrupsionin?

Çuçi: Nuk ndaj të njëjtin opinion që keni ju me punën e koordinatorit kombëtar por dhe vlerësimin e progres- raportit. Po të shohësh progres-raportin e 2013 pavarëissht se kanë qenë seminaret nuk ka qenë ky vlerësim. Lufta kundër korrupsionit jo përgjegjësi vetëm e qeverisë. Po ta krahasojmë ka ndryshim cilësor dhe në gjuhën e  Brukselit, megjithatë theksoj se nuk janë bërë vetëm seminare dhe ëorkshope. Po iu them vetëm statistikat shtator 2013-2014 institucionet ekzekutivë kanë bërë kallëzime penale 416 personave.

Xhafaj: Nuk iu pyeta për këtë…

Çuçi: Këto nuk janë as workshope as seminare, janë veprime konkrete.

Xhafaj: Pyeta a ka një veprim konkret?

Çuçi: Padyshim. Kemi një projekt të financuar nga BE për vlerësiin në luftën kundër korrupsionit, është ligji për informatorët, koordinimi me gjithë institucionet për sistemin e statistikave për të caktuar rolin e çdo institucioni. Jnë dhe dy projektligje që ligjen me deklarimin e pasurive dhe çështjen e prokurimit publik. Të tre këto iniciativa ligjore janë hapa konkret. Unë përgjigjem sa i përket kompetencave dhe funksionit që më ka mandatar qeveria.

Xhafaj: Nuk është e thënë që gjithmonë të kemi të njëjtat mendime, do të kemi dhe diferenca. Të shpresojmë që optimizmi juaj kur të raportoni në fund të vitit të jetë konkretizuar dhe më shumë.

 

“Spiunët”/ Ligji për Bilbilfryrësit miratohet në dhjetor: Duhen mbrojtur

Ligji i ri për informatorët, e cilësuar ndryshe në draftin e qeverisë si bilbilfryrës, do të jetë i gatshëm në dhjetor të këtij viti. Kështu bëri të ditur dje në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, minisitri i Pushtetit Vendor Bledi Çuçi, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së tyre. KKK dhe Ministria e Drejtësisë, me asistencën e Qeverisë së Hollandës, filloi në maj 2014 hartimin e ligjit për  mbrojtjen e bilbilfryrësve. diskutimet e brendshme janë duke u mbajtur mbi  aspekte të ndryshme të së drejtës, si, kufizimi i fushës së veprimit të ligjit sipas veprave penale që lidhen me korrupsionin, mundësia e zbatimit të ligjit vetëm për raste korrupsioni ose për të gjitha shkeljet në administratën publike… Pas një raundi të dytë konsultimesh, projektligji pritet të finalizohet dhe dërgohet në Këshillin e Ministrave në dhjetor 2014”, u shpreh ai.

 

Kreu i ILDKP-së/ Ganaj: Në 7 muaj, 70 kallëzime. KLD s’ka marrë asnjë masë displinore

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë Shkëlqim Ganaj tha dje se në 7 muaj janë referuar 70 kallëzime penale nga 55 të tilla që janë referuar në vitin 2003-2013. “Kallëzimet më të larta jo vetëm në numër por dhe cilësisht, janë kallëzuar zyrtarë të lartë. Për herë të parë në kallëzime është futur dhe pastrimi i produkteve të veprës panale sepse nëse zyrtari gjendet me pasuri të pambuluara me burime të lishm,e këto apra vijnë nga diku, nga ryshfeti, tendera..”, tha ai në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve. Por ndërkaq në reagimin e tij, Ganaj nuk ka nguruar të deklarojë se problematike në këtë procces mbetet Këshilli i Lartë i Drejtësisë. “Problem mbetet KLD i cili megjithëse ka pasur raste të rënda me fsheje pasurie, raste të rënda të shkeljes së Kushtetutës dhe në konflikt interesit, deri më sot nuk ka marrë asnjë masë disiplinore ndaj  zyrtarëve të kallëzuar nga ne”, u shpreh Ganaj.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency