Votimi në Kuvend/ Ndryshon akciza për cigaret. Merr 72 vota, Braho kundër.

0
141

shkoder cigare kontrabandeNë seancën e djeshme parlamentare në rend të ditës ishin edhe disa projektligje të rëndësishme që u hodhën në votim e më pas u miratuan vetëm me votat e mazhorancës. Kështu projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”,të ndryshuar, sipas kreut të Komisionit të Ekonomisë Erjon Brace ka në qendër të tij rritjen e akcizës në mallrat që dëmtojnë shëndetin.

“Rrit akcizën e duhanit, thellon në administrim çështjen e gjobave dhe heq akcizën për bitumet dhe heq lehtësitë fiskale për biokarburntet e importuar apo prodhuara në Shqipëri”, – tha Braçe. Ndërkaq, mënyra se si tregtohen duhani sot në vend, tha Braçe, është e papranueshme. “Duhani që hyn në vend jashtë çdo lloj standardi, ndërkohë edhe duhani i hapur pas asnjë lloj standardi. Abuzime me çmimet e cigareve. Pa hyrë në fuqi akciza, çmimi i paketave është rritur në çdo cep të vendit, për shkak ta abuzimit të tregtarëve. Duhani nuk mund të tregohet më nga gjithkush dhe gjithkund. Duhet një rregull i ri që duhani të shitet në pika të legalizuar dhe të licencuara dhe që përdorin 100 % kuponin tatimor”, – tha ai. Ky projektligj u votua me 72 vota pro dhe një kundër, atë të deputetit Spartak Braho. Ndërkaq votimi i projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr. 10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar u votua me 73 vota e ndërsa në votimin në parim, deputeti Gjovalin Kadeli nuk nguroi të “ndihmonte” kolegun në krah që mungonte, duke votuar elektronikisht edhe për të. Ndërkohë, projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9876, datë 14.02.2008, “Për prodhimin, trasportin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transportin”, të ndryshuar” u votua me 73 vota e e ndërsa projektligji i marrëveshjes së qeverisë me BERZH u votua me 73 vota pro në parim dhe vetëm 72 vota në tërësi. Po ashtu Projektligji “Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Sistemin Evropian të Informacionit për Automjetin dhe Lejen e Drejtimit (EUCARIS) u votua me 73 vota pro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency