Vlerësimi financiar/  Moody’s: Si do të komplikohet ekonomia me pronat dhe borxhet ndaj biznesit

0
171

moodysAgjencia ndërkombëtare e vlerësimit financiar Moody’s konfirmoi vlerësimin “B1” për obligacionet e qeverisë shqiptare me parashikim “të qëndrueshëm”. Moody’s citon si arsye kryesore disa faktorë pozitivë, që kanë kompensuar dobësitë e ekonomisë, të cilat mund të kishin shkaktuar një vlerësim në rënie. Në një kohë që shumë vende janë përballur me një zhvlerësim nga agjencitë kryesore të vlerësimit të kreditit, Shqipëria po ruan me sukses nivelin “B1” dhe pritshmëritë janë për një vlerësim pozitiv në të ardhmen. Moody’s përmend disa arsye kryesore që kanë ndikuar pozitivisht në këtë vlerësim:

1 – Masat e konsolidimit fiskal nga administrata e re, sipas marrëveshjes së arritur me Fondit Monetar Ndërkombëtar, që synojnë përmirësimin e performancës fiskale.

2 – Statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është një tjetër faktor pozitiv që pritet të imponojë realizimin e reformave institucionale dhe të jetë një faktor i rëndësishëm për thithjen e Investimeve të Huaja Direkte.

3 – Pagesa e detyrimeve të prapambetura për bizneset do të rrisë deficitin fiskal për 2014 në 6.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por në anën tjetër do të ndihmojë në lehtësimin e kushteve të kreditimit, pasi do ti mundësojë kompanive të ripaguajnë huatë bankare dhe do të jetë një faktor i rëndësishëm në qarkullimin e kapitaleve.

4 – Gjatë këtij viti, borxhi publik pritet të rritet në 74% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por do të bjerë gradualisht duke filluar nga viti i ardhshëm.

 

Vlerësimi i letrave me vlerë

Vlerësimi i bonove në valutë të huaj dhe për depozitat është në Ba2 dhe B2 respektivisht. Ndërsa vlerësimi për bonot në monedhën vendase u rrit në Baa3, nga Ba1 që ishte më parë.

 

Sugjerimet

Agjencia Moody’s jep edhe disa këshilla për qeverinë, që mund të sjellin një vlerësim në rritje në të ardhmen: “Progresi në realizimin e reformave strukturore do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e vlerësimit për bonot e qeverisë shqiptare. Në mënyrë të veçantë, përmirësimi i performancës së institucioneve, duke përfshirë edhe suksesin në luftën kundër korrupsionit dhe efikasitetin e gjyqësorit. Sipas Moody’s, realizimi me sukses i këtyre reformave do të përmirësonte konkurrencën do ta bënte Shqipërinë më tërheqëse për bizneset dhe për rrjedhojë vlerësimi do të ishte pozitiv”.

Por, në anën tjetër, Moody’s jep edhe disa faktorë që mund të çojnë në një zhvlerësim: “Një dështim për të stabilizuar deficitin fiskal dhe borxhin publik do të rriste presionin për një vlerësim në rënie. Realizimi i këtyre dy objektivave mund të komplikohet potencialisht nga moszgjidhja e çështjes së kthimit të pronave ose nga sektori energjetik”.

 

Hiqen 150 licenca minerare

 Sipas të dhënave të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, deri tani mësohet se janë propozuar për revokim 150 leje minerare, ndërkohë që janë marrë 85 masa administrative me gjobë ndaj subjekteve që operojnë në këtë sektor. Burime zyrtare të ministrisë bëjnë të ditur se aktualisht, është në proces krijimi të një portali të Shoqërive të licencuara, i cili do të japë informacion të përditësuar mbi mbajtësit e licencave, kushtet, dhe nëpërmjet një harte dixhitale ndërvepruese, do të paraqes licencat të dhëna në çdo zonë dhe zonat e lira.

Me anë të tij do të përsosen praktikat e deritanishme dhe do të rritet transparenca.

Sipas ministrisë, për mungese fondesh ne vitin 2013 nuk përfundoi kontrolli i subjekteve minerare, ndërsa vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2014 janë kryer kontrolle sipas ligjit minerar, pa përjashtim për të gjitha subjektet dhe pranë çdo subjekti janë lënë aktet e konstatimit.

Deri në fund të vitit 2013 janë vjelë të gjitha garancitë e rehabilitimit të vitit 2011 dhe 2012 dhe janë duke u vjelë ato të periudhës 2013 – 2014.

Raporti 2011 i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse bën të ditur se shoqëritë raportuan aktivitetin e tyre për 461 leje minerare nga 673. Aktiviteti prodhues i

raportuar nga të licencuarit tek AKBN për vitin 2011 arriti në shumën 217.5 milionë dollarë. Bazuar në të dhënat e publikuara nga AKBN prodhimi i kromit në 2011 kishte një vlerë prej 143 milionë dollarë. Bulqiza kontribuoi me rreth 70% të prodhimit total të kromit, vlerësuar në shumën 100 milionë dollarë. Kromi kontribuoi me 66% të vlerës totale të mineraleve të prodhuara. Nikeli nxirret më shumë në formën e hekur-nikelit dhe nikel silikatit, në Elbasan, Pogradec dhe Librazhd.

Prodhimi në vitin 2011 u gjenerua nga shoqëri minerare me shkallë të vogël dhe të mesme aktiviteti. Në vitin 2011 disa të licencuar që mblidhnin prodhimin e nikelit nga shoqëritë e vogla dhe të mesme. Një numër i madh shoqërish të vogla vepronin ne nxjerrjen e gurëve gëlqerorë dhe materialeve të tjera të ndërtimit në vend.

 

Eksportuesit: Na mashtrojnë me rimbursimin e TVSH-së

Eksportuesit e materialeve tekstile ankohen se nuk përfitojnë nga rimbursimi i TVSH-së për makineritë dhe pajisjet teknologjike.

Përfaqësuesja e këtij sektori, Mimoza Vojka, tha se edhe pas tre muajsh të kryerjes së procedurave për rimbursimin e vlerës në 20% për makineritë e importuara, procesi ende nuk është mbyllur dhe bizneset vuajnë mungesën e likuiditetit.

Rimbursimi i TVSH-së është një nga masat që ka ndërmarrë qeveria “Rama” për t’i ardhur në ndihmë sipërmarrjes shqiptare. Vojka thotë se politikat lehtësuese nuk duhet të ekzistojnë vetëm në letër, por edhe të zbatohen. Në rastin e rritjes së tatimit mbi fitimin nga 10 në 15%, një pjesë e parave të shpenzohen për kualifikimin e punonjësve duke ngritur struktura shtetërore për arsimin e tyre. Si pjesë e paketës në ndihmë të biznesit, qeveria reduktoi kohën e rimbursimin të TVSH-së nga 90 në 30 ditë.

Vlera monetare dhe koha që kursejnë bizneset pritet që të japin efekte pozitive në forcimin e sipërmarrjes private dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Megjithatë, qeveria është shprehur se, do të ketë lehtësi të tjera për biznesin, si ulja e barrierave burokratike. Por përveç strategjive të shumta, efekti pozitiv do të vinte pikërisht nga zbatimi i tyre në terren

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency