VIDEO /Është vetëm 8-vjeç por ka një biznes, shpreson të blejë një shtëpi për nënën e tij

0
190

Një furrxhi i talentuar nga Fresno në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hapur një biznes nga shtëpia.

Ai pjek bukë, embëlsira dhe produkte të ndryshme furre.

Jalen Bailey është vetëm 8 vjeç dhe ai thotë se dëshira e tij më e madhe është të blejë një shtëpi për nënën e tij, Sharlotën.

Jalen dhe e ëma jetojnë në një banesë me qera.

Pikërisht në këtë banesë ai ka ngritur edhe furrën e vogël të pjekjes, ndërsa personat që duan produktet e tij i porosisin me telefon.

Pasi fëmija është bërë i famshëm për iniciativën e tij si biznesmen, nuk kanë ngurruar të vijnë edhe oferta për ta ndihmuar vogëlushin.

Njëri prej personave që i ka telefonuar, i ka ofruar një furrë të madhe për të pjekur produktet.

https://youtu.be/t4RD4rT5R6o

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here