Vendorët, ja si abuzohet me paratë e shqiptarëve

0
144

Ervin Kaduku

 2.8 milionë euro shpërdorohen nga krerët e bashkive e komunave; ja ç’thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditi kryer gjatë vitit 2012

 

KLSH-talio-300x237Dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga administrimi dhe përdorimi i fondeve publike nga pushteti vendor, i evidentuar nga KLSH në raportin e vitit 2012, është i konsiderueshëm. Në total, 36 bashki dhe 18 komuna kanë shkaktuar një dëm rreth 401 milionë lekë. Pjesa më e madhe e dëmit të evidentuar i përket dy sektorëve kryesor: prokurimeve, ku spikat dëmi i shkaktuar nga Bashkia Pogradec, Komuna Qukës Librazhd, Bashkia Korçë e Komuna Bërzhitë Tiranë dhe dëmit në sektorin e urbanistikës, ku mund të përmenden Bashkia Sarandë, Bashkia Pogradec, Bashkia Rrëshen e Bashkia Shkodër.

Këta sektorë, të dy së bashku, shpjegojnë rreth 66% të dëmit nga pushteti vendor, ndërkohë që dëmi i tyre përkatësisht ishte: në prokurime rreth 142.3 milionë, ndërsa në urbanistikë ai arriti në rreth 124 milionë lekë. Interesant është fakti se nga 54 njësi të audituara, vetëm në 10 prej tyre apo 18% nuk është gjetur dëm ekonomik në sektorin e prokurimeve.

Dëmi

Sektorë të tjerë me vlera relativisht të larta renditen edhe “shitja dhe qiradhënia e pasurisë publike” me rreth 50.7 milionë lekë dhe “shpenzimet operative” me 35.4 milionë. Grafiku në vijim paraqet dëmin sipas sektorëve të shkaktuar nga bashkitë dhe komunat për vitin 2012. Interes të veçantë paraqesin edhe Njësitë e Qeverisjes Vendore, të cilat kanë shkaktuar pjesën më të lartë të dëmit ekonomik. Në vend të parë renditet Bashkia Sarandë me 70 milionë lekë apo 17.5% e gjithë dëmit të evidentuar për bashkitë e komunat për vitin 2012. Ajo është gjithashtu bashkia me dëmin më të lartë ekonomik në sektorin e urbanistikës, pasi ka shkaktuar gati gjysmën e dëmit total të tij. Menjëherë pas saj renditet Bashkia Pogradec, me 46.4 milionë lekë, e cila ka qenë edhe bashkia me dëmin më të lartë në fushën e prokurimeve, që shkoi rreth 20 milionë lekë, por pa anashkaluar edhe dëmin në urbanistikë me 13.3 milionë lekë. Në vend të tretë është Bashkia Korçë, me 31.3 milionë lekë, ku pjesa më e madhe e dëmit është në fushën e prokurimeve me 17.6 milionë lekë. Pas saj vjen Bashkia Laç, dëmi i së cilës totalizon 30.4 milionë lekë, ku 92% e tij apo rreth 28 milionë lekë i përkasin dëmit në sektorin e “qiradhënies dhe shitjes së pasurisë publike”. Lista vijon me Bashkinë Himarë, e cila shënon dëm në nivelin 29.5 milionë lekë, i shtrirë kryesisht në tre sektorë: shpenzime operative (10.45 milionë), prokurime (8.1 milionë) dhe urbanistikë (6.5 milionë). Këto 5 bashki të marra sëbashku kanë shkaktuar më shumë se 50% të dëmit total nga pushteti vendor për vitin 2012. Ndërkohë, njësi të tjera të qeverisjes vendore, me dëm të lartë ekonomik për periudhën dhe institucionet e audituara mund të përmenden: Komuna Qukës Librazhd, me 18.8 milionë lekë, dëm thuajse i gjithi në sektorin e prokurimeve; Komuna Bërzhitë Tiranë, me 17.28 milionë lekë, sërish me mbi 78% të dëmit në sektorin e prokurimeve; Bashkia Rrëshen, me 17.76 milionë lekë, ku bie në sy dëmi shumë i lartë në urbanistikë (11.6 milionë lekë) dhe Bashkia Lezhë, me 13.8 milionë lekë.

 

 

Kompania ajrore amerikane shet bileta me 0 dollarë

United Airlines ka premtuar dhe shitur bileta ajrore për 0 dollarë, për shkak të një gabimi kompjuterik. Kompania ajrore tha se ajo përkohësisht ka mbyllur faqen e saj, pas zbulimit të gabimit. Këto bileta janë shitur të enjten përmes sistemit të saj online të prenotimeve. Pasagjerët ende duhet të paguajnë tarifat e sigurisë amerikane prej rreth 5-10 $. “Ne e kemi shqyrtuar gabimin që ndodhi dje dhe bazuar në këto rrethana specifike, ne do të respektojmë biletat”, – shkroi kompania ajrore në një postim në Twitter. Udhëtarët amerikanë ‘rrëmbyen’ bileta për destinacione të largëta, si Havai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency