Vendimi/ Nëpunësit e shtetit, ja si ndryshojnë pagat, tabela e plotë

0
160

Pagat për punonjësit e qeverisjes qendrore dhe vendore

Miratohen kategoritë e pagave për punonjësit e shtetit në qeverisjen qendrore dhe vendore.

OfficeNë vendimin nr. 700 të Këshillit të Ministrave, ndryshohen pagat për një sërë pozicionesh. “Kategoritë e pagave të pozicioneve civile të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm” në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të jenë sipas tabelës së mëposhtme. Efektet financiare të këtij vendimi, për vitin 2014, të përballohen nga fondet e miratuara për secilin institucion për vitin 2014”, – përcakton vendimi i qeverisë.

 

Struktura e pagave për nëpunësit civilë

-Kategoria I-a 129.000 lekë/muaj

-Kategoria I-b 118.000 lekë/muaj

-Kategoria II-a 107.800 lekë/muaj

-Kategoria II-b 91.700 lekë/ muaj

-Kategoria III-a 74.400 lekë/muaj

-Kategoria III-a/1  65.200 lekë/muaj

-Kategoria III-b 57.000 lekë/muaj

-Kategoria IV-a 45.800 lekë/muaj

-Kategoria IV-b 35.500 lekë/muaj

-Kategoria IV-c 27.500 lekë/muaj

 

 Ndryshimi/ Shtohen 20 punonjës me kontratë të përkohshme

Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2014 në njësitë e qeverisjes qendrore është 907 veta. Periudha kohore e përcaktuar për punonjësit e ALUIZNI-t bëhet “1.7.2014 – 30.12.2014”. Emërtesa “punonjës protokolli/arkivist” për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, bëhet “Specialist protokolli/arkivi”. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përballohen nga shpenzimet korente të miratuara në buxhetin përkatës të institucioneve për vitin 2014. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përballohen nga shpenzimet korente të miratuara në buxhetin përkatës të institucioneve për vitin 2014. Ngarkohen ministritë dhe institucionet buxhetore, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave detajimin e numrit të punonjësve brenda kritereve të përcaktuara në vendimin nr. 1703, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore”, – përcakton vendimi i qeverisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency