Uefa/ Shitjet e biletave për Euro 2016 vazhdojnë deri në 1 Shkurt

0
138

uefaQeveria euorpiane e futbollit ka njoftuar se fituesit do të marrin përgjigjen nëse janë apo jo fitues para 29 shkurtit

 

Tifozët shqiptarë kanë përsëri mundësi të sigurojnë bileta për fazën finale të Euro 2016, ku Shqipëria do të luajë në Grupin A, ndaj Francës, Zvicrës dhe Rumanisë. Pas përfundimit të afatit të aplikimeve rreth biletave për tifozët e përfaqësueses kuqezi dhe mbylljes së rezervimeve për 800 mijë vendet e vëna në dispozicion në faqen për ekipet pjesëmarrëse, UEFA njoftoi se aplikimet do të vazhdojnë deri më 1 Shkurt. Këtë herë me një formulë të ndryshme. Çdokush mund të aplikojë për bileta, në faqen e UEFA-s të rezervuar për ndeshjet e veçanta. Në dispozicion për publikun e përgjithshëm janë 1 milion bileta që përbëjnë 42% të totalit të përgjithshëm të biletave në Francë 2016. Në këtë mënyrë, rriten shanset për tifozët e Kombëtares, që mund të zgjedhin pikërisht përballjet e Shqipërisë dhe të shpresojnë se do të sigurojnë vende në stadium. Ky është një avantazh edhe për ata tifozë, që nuk disponojnë pasaportën shqiptare ose atë kosovare, që ishin dy dokumentat e vetme të pranueshme për aplikimin si mbështetës i Shqipërisë. Në afatin e ri, për bileta në ndeshjet e skuadrës së drejtuar nga Gianni De Biasi tashmë mund të jenë edhe shqiptarët e diasporës, të cilët do të bënin që numri i mbështetësve në ndeshjet e Kombëtares të ishte dukshëm më i madh. UEFA njoftoi se të gjitha ata që do të aplikojnë për bileta të ndeshjeve të veçanta, deri në datën 29 Shkurt do të njoftohen nëse janë fitues. Ndërkohë, konfederata europiane e futbollit publikoi edhe shifrat zyrtare të kërkesave në fazën e parë, atë të ndeshjeve të një përfaqësueseje specifike. Në portalin online të biletave u regjistruan plot 3,5 milionë kërkesa nga 189 vende të ndryshme. Ndeshjet me kërkesën më të lartë ishin Gjermani-Poloni më 16 Qershor, Republika e Irlandës-Suedi më 13 qershor dhe Portugali-Austri më 18 qershor. Pesë përfaqësueset, tifozët e të cilave kanë paraqitur më tepër kërkesa janë Polonia, Franca, Austria, Republika e Irlandës dhe Zvicra, kundërshtarja e Shqipërisë në ndeshjen e debutimit më 11 Qershor, në Stade Bollaert-Delelis të Lens-it.

Mënyra e aplikimit

Ka pasur plot 11 milionë e 264,142 kërkesa për bileta përgjatë një muaji. Ato kanë ardhur nga 209 shtete të ndryshme, por 41% kanë qenë nga vendi organizator, Franca. Tri ndeshjet më të kërkuara kanë qenë: finalja (1.2 milionë aplikime), ndeshja hapëse (650 mijë) dhe çerekfinalja e datës 3 korrik (550 mijë) që do të zhvillohet në stadiumin ‘Stade de France’. Tifozët që janë shpallur fitues, do të njoftohen me e-mail. Secili ekip pjesëmarrës do të ketë një përqindje të caktuar në stadium, me bileta për tifozët e vet.  Gjithsesi, ndarja e biletave nuk do të jetë vetëm një zonë të stadiumit, ku do të pozicionohen tifozët e zjarrtë. Por, do ketë mundësi edhe për zonat mikse.Do të jetë UEFA ajo që do nxjerrë në ueb-faqen e saj mundësinë për të aplikuar për biletë. Në këtë rast, Federata Shqiptare e Futbollit do ketë një rol asistues, për të ndihmuar në mirë organizimin e tifozëve apo përzgjedhjen e tyre. Për shkak të fluksit të madh të kërkesave, ekziston mundësia që vetë UEFA të praktikojë një short elektronik për të caktuar “të “përzgjedhurit” që do të kenë fatin të ndjekin ndeshjet në stadium. Numri i biletave për tifozëritë e skuadrave pjesëmarrëse, do të jetë i njëjtë për secilën nga dy ekipet që do përballen. Gjithsesi, do të jetë varësi edhe kapaciteti i stadiumit. Sa më i madh, aq më i lartë do jetë edhe numri i biletave në dispozicion. Në linkun që do të ofrojë ueb-faqja zyrtare e UEFA-s, secili mund të shkruajë gjeneralitetet dhe të bëjë rezervim nëpërmjet kartës së kreditit. Më pas, do të njoftohet nëse ai ka arritur të jetë përzgjedhur për të marrë një biletë apo jo. Çdo biletë do të jetë e personalizuar me emër e mbiemër dhe maksimumi që mund të marrë një individ, janë katër bileta, për katër ndeshje të ndryshme të garës.

Çmimet e biletave

UEFA, në faqen zyrtare ka publikuar çmimet e biletave për të gjitha ndeshjet e kampionatitEvropian “Francë 2016”.   Ja çmimet e biletave:

Ndeshja hapëse:

Kategoria 4: €75

Kategoria 3: €195

Kategoria 2: €395

Kategoria 1: €595

Faza e grupeve dhe Raundi i 16-të:

Kategoria 4: €25

Kategoria 3: €55

Kategoria 2: €105

Kategoria 1: €145

Çerekfinalet:

Kategoria 4: €45

Kategoria 3: €85

Kategoria 2: €135

Kategoria 1: €195

Gjysmëfinalet:

Kategoria 4: €65

Kategoria 3: €165

Kategoria 2: €295

Kategoria 1: €495

Finalja:   Kategoria 4: €85

Kategoria 3: €295

Kategoria 2: €595

Kategoria 1: €895

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency