Udhëzimi/ Si përfitohet pensioni familjar me skemën e re

0
158

Kategoritë që përfitojnë pension familjar

Si përfitohet pensioni familjar me skemën e reInstituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar udhëzimin e plotë me dokumentet që duhet të plotësojnë të moshuarit për të përfituar pension familjar. Sipas ISSH pension familjar përfiton e veja kur është mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç, kur është e paaftë për punë dhe kur ka mbushur moshën 55 vjeç. Burri i ve, përfiton pension familjar kur është mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç, kur është i paaftë për punë dhe kur ka mbushur moshën 60 vjeç. Pension familjar përfiton dhe jetimi që ishte në ngarkim të personit që vdiq dhe është nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë. Prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë, prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq, jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë. Nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të. Në këtë rast ata trajtohen si jetimë. I/e veja humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen”, – thuhet në udhëzimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

 

Pensioni suplementar

Sigurimi shoqëror suplementar mbron me të ardhura: Personat që ushtrojnë funksione ose detyra të veçanta kushtetuese dhe personat me tituj shkencorë. Punonjësit e shtetit, ushtarakët që shërbejnë në strukturat e Forcave të Armatosura, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, punonjësit e Shërbimit për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency