Udhëzimi i ri, kriteret për makinat që të kalojnë kolaudimin

0
1089

makinat që të kalojnë kolaudiminPërmes një udhëzimi, Ministria e Transportit ka përcaktuar normat e reja të gazrave të prodhuara nga motorët, duke u nisur nga viti i prodhimit të mjetit, ndërkohë që në testin e kolaudimit do të skualifikohen mjetet të cilët lëshojnë tym në ngjyrë të zezë, që kanë rrjedhje apo e kanë nivelin e minimos më të lartë se norma e përcaktuar nga prodhuesi.

“Mbetjet që dalin nga sistemi shkarkues kanë ngjyrë të zezë (blozë) apo më të errët dhe treguesit mesatar të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 4.0 (+20%) m-1”, – përcakton udhëzimi si kusht për skualifikimin e mjetit. Ndryshimet në manualin “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore” hyjnë në fuqi nga 1 korriku 2015.

Ndryshimet përcaktojnë tabelat me normat e reja të shkarkimit të gazrave, por dhe duke shtuar arsyet për dështim, të kontrollit të sistemit të shkarkimit të gazrave të mjeteve rrugore si të benzinës, ashtu dhe të naftës. Kështu, mjetet Diezel do të skualifikohen kur mbetjet që dalin nga sistemi shkarkues kanë ngjyrë të zezë apo më të errët dhe treguesit mesatar të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 4.0 (+20%) m-1. Kur sistemi i kontrollit të shkarkimit rrjedh, nuk është i plotë apo është instaluar në mënyrë jo të plotë ose jo të saktë. “Kur shpejtësia e motorit në gjendje të lirë nuk është korrekte (krahasuar me shpejtësinë që përcakton konstruktori, me një tolerancë +/- 200 rpm)” përcakton Udhëzimi i ri i Ministrisë së Transportit. Për mjetet me benzinë, arsyet për dështim nisin nga rrjedhjet në sistemin e shkarkimit, kur sistemi i kontrollit të emetimit ka rrjedhje, është i paplotë apo nuk është instaluar në mënyrë korrekte, kur shpejtësia në gjendje të lirë (minimo) është më e lartë nga ç’duhet, apo kur “tymrat në sistemin shkarkues të japin të kuptosh që motori harxhon shumë vaj”. Skualifikohen mjetet që nxjerrin tym “blozë” Në testin e kolaudimit do të skualifikohen mjetet të cilët lëshojnë tym në ngjyrë të zezë, që kanë rrjedhje, apo e kanë nivelin e minimos më të lartë se norma e përcaktuar nga prodhuesi. Rregullorja e re përcakton si kusht skualifikimi rastet kur mbetjet që dalin nga sistemi shkarkues kanë ngjyrë të zezë (blozë) apo më të errët dhe treguesit mesatar të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 4.0 (+20%) m-1”. Ndryshimet e reja të ndërmarra nga Ministria e Financave parashikojnë që në vitin 2016 të gjitha automjetet që tejkalojnë normat e përcaktuara të elementëve të gazrave të shkarkimit sipas përcaktimeve ligjore, nuk mund të kalojnë kontrollin teknik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency