Turist në Tiranë

0
158

Nga Artan Fuga

Nga Artan FugaNga të huajt që quajmë turistë dhe hyjnë e dalin në Tiranë, megjithatë duhet të heqim:

  1. Emigrantët që hyjnë e dalin për punët e tyre a për të parë të afërmit.
  2. Delegacionet e huaja dhe familjet e diplomatëve të huaj.
  3. Vëllezërit kosovarë që janë në shtëpinë e tyre apo shqiptarët e Maqedonisë, po ashtu në shtëpinë e tyre.
  4. Klandestinët që vijnë për t’u futur në Perëndim
  5. Kinezët që vijnë për të hapur tregtinë e vogël dhe biznesmenët e tjerë, apo tregtarët.

Të tjerët janë shumë pak.

E përse do të vinte një turist në Tiranë?

Të bënte ski në Dajt?

Të gjuante për derra të egër te Parku i Liqeni apo Liqeni i Parkut?

Të shihte kafshët e rralla te Kopshti Zoologjik?

Të vizitonte qytetërimin e lashtë tironc që s’i kemi lënë qegëll (tjegull) mbi qerpiç dhe qerpiç mbi gur?

Të shihte produktet e artizanatit lokal te Pazari i Vjetër?

Të bënte karaoke ke Piramida?

Të bënte kanotazh mbi Lanë?

Të vizitonte vendet dhe ndërtesat e lashta të kultit që ka Tirana, xhami, kisha, teqe, me afreske ose ornamente të vjetër sa feja e shqiptarit?

Të shijonte gjellët vendase te hotelet ku rrinë delegacionet qeveritare, me çmime fjetjeje sa të Dubait?

Apo të shihte ndonjë ndeshje futbolli te “Qemal Stafa” i shkatarrum sikur e kanë bombarduar marsianët?

Të vizitonte dhjetëra muzeumet e Tiranës?

Të ndiqte ndonjë opera shqiptare?

Për ajrin e pastër dhe ujin e shëndetshëm që gurgullon nga mijëra shatërvanët?

Apo të shijojë jargavanët? Është e lehtë ta vizitosh Tiranën, me qindra fletëpalosje të shpjegojnë çdo detaj: oraret e autobusëve, stacionet e tramvajit, oraret e kinemave ku luhen filma shqiptarë, menytë e restoranteve, shtëpitë që japin me qira banorët, gjithçka, gjithçka.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here