Triumf, fanella e kombëtares për Euro 2016

0
208

20160129122420687646Quhet “Triumf”fanella e Shqipërisë për fazën finale të Euro 2016, e prodhuar nga kompania italiane e pajisjeve sportive, Macron.

 

Një dizajn unik, i dedikuar për pjesëmarrjen historike të Kombëtares në një eveniment madhor. Një uniformë e teknologjisë së lartë dhe mbi të gjitha e personalizuar, ku vëmendja është përqendruar e gjitha te simbolet shqiptare. Nga Shqiponja dykrenare në pjesën e përparme të uniformës, për të vazhduar me logon autentike. Në pjesën e brendshme të jakës ndodhet e shkruar fraza e Naim Frashërit: Ti Shqipëri më jep nder. Në pjesën e jashtme shkruhet Shqipëria në gjuhë ndërkombëtare, ndërsa poshtë është vendosur një tjetër simbol i shqiponjës. Bashkëpunimi deri në vitin 2021 me Macron, një projekt me vlerë mbi 6 milionë Euro, cilësohet mjaft fitimprurës për Federatën Shqiptare të Futbollit. Armand Duka: “Negociatat ishin të gjata dhe në fund zgjodhen kompaninë që i ofronte Kombëtares jo vetëm cilësinë më të mirë, por arritëm edhe një marrëveshje shumë të mirë në aspektin ekonomik”. Koleksioni i prezantuar do të jetë specifikisht për Europianin dhe më pas do të nisë prodhimi i një tjetër koleksioni. Armand Duka: “Futbollistët realizuan ëndrrën tonë drejt Francës, ndërsa përgatitjet drejt finaleve të evenimentit sapo kanë nisur. Ne kemi si detyrë që ti mundësojmë Kombëtares që të jenë një ekip realisht dinjitoz në Francë”.

Dizenjimi  I unifromës

Uniforma e dedikuar për Kombëtaren shqiptare ishte një proces i nisur shumë muaj më parë. Nga dizajni, ku mes dhjetëra ofertave, jo rastësisht u zgjodh kompania shqiptare Pik Creative. Karakteristikat e paraqitura në fanellën kuqezi janë një ndërthurje e simboleve dhe trashëgimnisë kulturore me modernen. “Ishte një punë që zgjati më terpër se dy muaj, ku u ndërthurën motivet tradicionale dhe të trashëgimnisë kulturore, me frymën moderne dhe gjithashtu me elemente të ndryshme Kombëtare, siç janë shqiponja apo ngjyrat kuqezi. Pas një studimi të madh, dolën këto tre komponentë. Më pas doli edhe uniforma aktuale, të cilën e quajtëm “Triumf”. Kjo ishte sfida jonë: sjellja e një fryme moderne te elementet e trashëgimnisë tonë kulturore”. Dizajni i personalizuar ndërthuret me bashkëkohoren edhe përsa i takon prodhimit. Kjo për faktin se Macron cilësohet si kompani e modës së lartë në botën e sportit, ashtu siç e pohon edhe administratori i prodhuesit të pajisjeve sportive me seli në Bolonja. “Pikë së pari dua të them se jemi shumë të lumtur për këtë marrëveshje, jemi shumë krenarë që jemi sponsori teknik i Shqipërisë, pasi ky është një vend ku ka shumë entuziazëm dhe krenari dhe ky projekt është entuziazmues. Ne do të prodhojmë fanellat, por edhe gjithë produktet sportive të bukura, duke sjell pak stil dhe modë italiane. Ne cilësohemi si një kompani e modës së lartë në botën e sportit. Fanellat do të jenë shumë të bukura, shpresoj që do tu pëlqejnë tifozëve, por edhe mjaft teknike, shumë teknologjike, me pëlhurë dhe detaje të cilësisë më të lartë. Ndoshta do ti ndihmojnë edhe lojtarët të performojnë edhe më mirë dhe të arrijnë rezultate të shkëlqyera”. Përveç cilësisë, një detaj tejet i rëndësishëm i fanellave të Shqipërisë për Euro 2016 është fakti se uniformat në treg për tifozët do të jenë të njëjtat si ato që veshin futbollistët në fushë. Diçka që nuk e praktikojnë të gjitha kompanitë. “Marrëveshja me federatën u arrit vetëm disa ditë më parë, negociatat ishin të gjata. Fanellat nuk janë ende gati, por parashikohet për miqësoren e parë të pranverës. Por, sapo kombëtarja ta veshë fanellën, ato do të jenë në dispozicion edhe të tifozëve, në dyqane në Shqipëri dhe jashtë vendit. Do të përpiqemi ta shpërnadjmë fanellën në të gjithë botën, pasi shqiptarët janë gjithandej dhe e meritojnë ti gjenje fanellat pranë shtëpisë. Presim që së bashku me Shqipërinë të arrijmë rezultate të rëndësishme. Të krijojmë fanella që janë të bukura, që të mbeten në zemrat e tifozëve, si për rezultatet, por edhe sepse janë më të bukura, më teknologjike dhe me performancë më të mirë se uniformat e tjera”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency