“Tmerri i plazhistëve në Golem”, kapen 2 gratë që vidhnin në çadra

0
154

plazhi i velipojes Dy gra nga Kavaja të dyshuara për vjedhje të çadrave të pushuesve në zonën e Golemit u arrestuan mbrëmjen e të mërkurës nga policia e Kavajës. Shqiponja Çoku, 41 vjeçe, si dhe Monda Guri, 42 vjeçe, të dyja banuese në Kavajë, kishin marrë një shtëpi me qira në plazhin e Golemit dhe gjatë orëve të ditës, dilnin në plazh. Kur pushuesit largoheshin nga çadra për t’u larë në det, dy gratë mbërrinin si të ishin në çadrën e tyre dhe merrnin telefona, kuleta, çanta e para. Sipas policisë, dy gratë dyshohet se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë kryer vjedhje në plazhin e Golemit, por dyshohet se ato kanë vjedhur edhe në Durrës apo zona të tjera. Gjatë kontrolleve të banesave të tyre, policia tha se kishte gjetur celularë, kuleta e para. Hetuesit dyshojnë se një pjesë e sendeve të vjedhura kryesisht celularë ishin shitur nga gratë tek persona të tretë, ndërsa po kërkohen edhe denoncues të tjerë të mundshëm të dëmtuar nga dy gratë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here