Tiranë/ Eksploziv në parkingun e qendrës tregtare tek “Komuna e Parisit”

0
252

Shperthimi-makina-Vlore-Fredo-Berberi-3Një pako e dyshimtë që mendohet të jetë eksploziv është hedhur në erë me shpërthim të kontrolluar në parkingun e qendrës tregtare “Kristal” në ë zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Shpërthimi i kontrolluar ndodhi rreth orës 12:40 minuta nga forcat xheniere. Ndërkohë  kontrollet dhe zona përreth vijon të jetë nën perimetrin e sigurisë. E gjithë Qendra po kontrollohet dhe nga qentë antieksploziv. Qendra tregtare por dhe pallatet pranë janë evakuar.

“Dyshimet janë se kjo pako me eksploziv është vendosur poshtë një automjeti. Burimet nga vendi i ngjarjes thonë se pronari i këtij automjeti është emër i njohur i policisë për shkak të problemeve me të kaluarën dhe qytetar nga Fieri. Mendohet se eksplozivi të jetë vendosur më herët.  Burimet në vendngjarje është parë se eksplozivi ka rënë nga makina në momentin e parkimit”  Informon nga vendi i ngjarjes gazetarja Manjola Hasa.

Alarmi rreth ores 11: 15 – Alarmi është dhënë rreth orës 11:15, në rrugën “Medat Shtylla” dhe sipas policisë dyshohet për një pako të mbështjellë me natriban, e dyshuar si lëndë shpërthyese.

Rreth orës 12:40 u bë shpërthimi i kontrolluar.

Eshte evakuar qendra tregtare.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekspertët xhenier, ndërsa janë evakuar një numër i madh qytetarësh

Kishte një apartament me qera në këtë zonë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency