Thirrjet e BE, SHBA dhe OSBE/ PD: Rama injoroi ndërkombëtarët për drejtësinë, mbylli shkollën e Magjistraturës

0
109

Gëzim Saliu

halimiHalimi: Strategjia e Ramës dhe Metës është kontroll politik i sistemin gjyqësor

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se ka injoruar thirrjet e ndërkombëtarëve për një reformë drejtësisë gjithëpërfshirë dhe në konsultim të gjerë me institucionet e specializuara. Duke marrë shkas nga votimi në Parlament për ndryshimin e ligjit të Shkollës së Magjistraturës, deputeti i PD-së Eduard Halimi theksoi dje se ky vendim përbën një hakmarrje të kryeministrit ndaj jursitëve që presin të konkutorjnë si edhe ndaj gjithë sistemit gjyqësore në të tërësi. “Bashkimi Europian, SHBA dhe OSBE i kërkuan hapur dyshes Rama-Meta që të mos miratonin asnjë ligj të Reformës në Drejtësi, pa konsultim, gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim me aktorët e sistemit dhe faktorin ndërkombëtar. Të gjithë i bënë thirrje Edi Ramës që të respektojë parimet dhe standartet euroatlantike, dhe se ligjet nuk bëhen për individë dhe nuk bëhen me nxitim e brenda natës. Në injorim të plotë të thirrjes së tyre, Rama-Meta e ndryshuan ligjin, duke mbyllur për 1 vit Shkollën e Magjistraturës”,deklaroi ligjvënësi demokrat.

 

Kundërshtia

Në deklaratën e tij nga selia blu, Halimi bëri të ditur se në vitin 2008, kur demokratët ishin në pushtet, u hartua ligji i ri i pushtetit gjyqësor, ku u kërkua që hyrjet në sistemin gjyqësor të bëhen 100% nga radhët e studentëve të Shkollës së Magjistraturës. “Edi Rama dhe PS vendosën si kusht për miratimin e ligjit lejimin që gjyqtarët mund të vinin jashtë rradhëve të studentëve të Shkollës së Magjistraturës, pra të hynin nga dritarja dhe jo nga dera e shkollës. Sot që janë në pushtet, hoqën përsëri maskën dhe treguan se fytyra e vërtetë e tyre është dëshira autoritariste për të kapur sistemin gjyqësor dhe se qëllimi është që të rikthejnë sistemin gjyqësor në gjendjen që ishte në vitin 2005, si sistemi gjyqësor më i kapur politikisht në 23 vjet demokraci”, u shpreh deputeti demokrat. Më tej, ai tha se përmes këtyre akteve, kryeministri kërkon të kontrollojë politikisht sistemin gjyqësor, duke u kthyer në vitin 2005, ku sipas tij Kryetar i Gjykatës së Lartë ishte ish-Ministri i Drejtësisë i PS, ku Kryetar i Gjykatës Kushtetuese ishte ish-Deputeti dhe ish-Krytari i Komisionit të Ligjeve të PS dhe ku gjyqtarë, kryetarë, në gjykatat më të larta të vendit apo dhe anëtarë KLD ishin deputetë apo zëvëndësministra dhe të PS. “Ky është qellimi dhe strategjia e vërtetë e Edi Ramës dhe Ilir Metës për sistemin gjyqësor. Kjo eshte arsyeja pse rrezojnë njeri pas tjetrit kandidatë për Gjykatën e Lartë sepse duan njerëzit e tyre nga jashtë sistemit. Duan një sistem gjyqësor nën sqetullën e tyre dhe vendosjen e njerëzve që i kanë nën kontrollin politik të tyre”, tha Halimi, duke theksuar se me mbylljen e shkollës së Magjistraturës, qeveria i hoqi mundësinë që nëpërmjet plotësimit në kohë të vendeve vakante në gjyqësor të rritej eficenca e sistemit dhe të shkurtohej koha e gjykimit për qytetarët që presin të përfundojnë proceset e tyre gjyqësore me vite e vite me rradhë. Në këtë kontekst, ligjvënësi i PD-së pohoi se rruga e injorimit me arrogancë e faktorit ndërkombëtar është rrugë e gabuar dhe e shkurtër për çdo qeveritar autoritarist dhe oligark. “Partia Demokratike është e vendosur të bashkëpunojë me aktorët e sistemit dhe faktorin ndërkombëtar, kundër kapjes dhe kontrollit politik të sistemit të drejtësisë, si armiku kryesor i funksionimit të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale ashtu si dhe në një lufte reale ndaj korrupsionit të drejtësisë në vend, po aq të ekzekutivit”, përfundoi reagimin e tij deputeti demokrat Eduard Halimi.

 

Goditja e deputetit/ Turku: 15 ditë heshtje, Rama solli krimin në Parlament

Partia Demokratike deklaroi dje përmes deputetit Ardian Turku se do të vazhdojë të denoncojë e të bëjë transparencë për lidhjet kriminale sipas saj që ka kryeministri i vendit. Duke pohuar se prej 15 ditësh, opinioni publik pret një reagim nga kreu i qeverisë lidhur me goditjen dhe kërcnënimin e deputetit demokrat në Kuvend, Turku theksoi se Rama hesht pasi ka dashur të tregojë se ai e ka futur vetë me firmën e vullnetin e tij në Parlament, një të dënuar me krime të rënda. “Kur provohet publikisht, me dokumenta dhe me dosjen e plotë penale, dënimi i deputetit Ndoka për Trafik Prostitucioni dhe Rrëmbim Personi, kryeministri i një vendi anëtar në Nato dhe që ka marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, minimalisht duhet të reagojë më një fjali. Aq më tepër, kur Edi Rama ishte vetë që provokoi opozitën duke thënë, a keni emër, a keni prova. E vërtetë,  Shqipëria është në NATO e ka fituar statusin e vendit kandidat, por Edi Rama i përket një bote tjetër. I përket botës së errët të aleancës me krimin, të përpjekjes për të krijuar një shoqëri të mbyllur, që dhunon opozitën, që kërkon të përgjojë cdo shqiptar në jetën e tij private, për të shantazhuar pastaj këdo që nuk mendon si ai”, deklaroi deputeti demokrat Ardian Turku.

 

Kombinat/ PD: Policia dhunoi familjen dhe pronën

Partia Demokratike ka denoncuar dje një rast të cilësuar flagrant ku sipas opozitës policia dhunoi një familje në Kombinat. Koordinatori për Mbrotje Ligjore dhe Denoncimet në PD, Ervin Salianji vizitoi familjen Xhafa dhe i bëri thirrje prokurorisë të veprojë menjëherë dhe të nxjerrë përgjegjësit para ligjit. “Policia ka kryer një ndërhyrje kundër traditës dhe moralit shqiptar. Kjo ndërhyrje duke dhunuar shenjtërinë dhe paprekshmërinë e banesës dhe pronës, duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht një grua, një zonjë, një nënë, duke e lënë shtrirë dhe duke mos lajmëruar ambulancën kundër çdo rregulli dhe norme humane. Dhe kjo për të vetmen arsye sepse kjo zonë, kjo lagje ku ndodhemi, është zona elektorale e Ministrit të Brendshëm. Kjo ndodh për të vetmen arsye sepse Policia e Shtetit është kthyer në një polici private dhe partiake në shërbim të qeverisë dhe ministrit të Brendshëm”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency