Tërheqja e investimeve, asnjë qytet shqiptar në listë

0
166

grate Është botuar së fundmi raporti Qytetet Evropiane dhe Rajonet e të Ardhmes, 2013-2014, i cili bën renditjen e qyteteve evropiane sipas interesit në tërheqjen e investimeve të huaja direkte (IHD), publikuar nga “Financial Times” dhe Njësia e Inteligjencës e “The Economist”.

Të dhënat kanë mbledhur për 468 lokacione, si qytete ashtu dhe rajone, në pesë kategori: potenciali ekonomik, kapitali human dhe stili i jetës, eficienca e kostos, ambient i infrastrukturës dhe biznesit.

Londra ka mbajtur pozicionin e qytetit evropian për IHD-të, ndërsa lokacioni i Gjermanisë Rini Verior-Vestfalia është renditur i pari midis rajoneve të Evropës.

Fqinjët e Shqipërisë kanë arritur pothuajse të gjithë te kenë një qytet apo rajon në listën e vendeve të preferuara për biznes, ndërkohë që mungojnë qytetet dhe rajonet e Shqipërisë.

Ohri i Maqedonisë, është konsideruar si qyteti më i mirë i vogël i Evropës për eficiencën e kostos. Në vendin e dhjetë në këtë kategori është Podgorica e Malit të Zi. Përgjithësisht në kategorinë e eficiencës së kostos mbizotërojnë qytete dhe rajone të Evropës Lindore.

Vojvodina e Serbisë është e katërta në kategorinë e eficiencës së kostos për rajonet, e para në këtë kategori për rajonet e mesme si dhe në vendin e katërt në kategorinë e strategjisë së IHD-ve për rajonet e Evropës Juglindore.

Shkupi i Maqedonisë është i dhjeti në kategorinë e qyteteve të vogla evropiane që kanë ambient miqësor ndaj biznesit dhe po i dhjeti në qytetet e vogla evropiane për strategjitë e IHD-ve. Bashkitë e Stip dhe Veles të Maqedonisë janë gjithashtu në rajonet më eficiente ndaj kostos.

 

10 qytetet e vogla evropiane, të renditura sipas eficiencës së kostos

 

1. Shkup Maqedoni

2. Plovdiv Bullgari

3. Pleven Bullgari

4. Burgas Bullgari

5. Varna Bullgari

6. Ruse Bullgari

7. Kaunas Lituani

8. Klaipeda Lituani

9. Konstanca Rumani

10. Podgorica Mali i Zi

 

10 qytetet e vogla evropiane më miqësore për biznesin

 

1. Cork Irlandë

2. Reading QAngli

3. Derry/Londonderry Angli

4. Bratislava Sllovaki

5. Cambridge UK

6. Southampton UK

7. Walsall Angli

8. Gjenevë Zvicër

9. Oxford Angli

10. Shkup Maqedoni

 

10 qytetet e vogla evropiane për strategjinë e IHD-ve

1. Eindhoven Holandë

2. Ghent Belgjikë

3. Derby Angli

4. Sunderland Angli

5. Grenoble Francë

6. Cambridge Angli

7. Reading Angli

8. York Angli

9. Peterborough Angli

10. Shkup Maqedoni

 

 

Sigurimet, një treg që vjen në rritje

 Tregu i sigurimeve në Shqipëri shënoi pikën e kthesës duke iu rikthyer ritmeve pozitive. Referuar statistikave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare sigurimet mbyllën muajin janar të 2014-ës me rritje 31.35%. Volumi i primeve të shkruara bruto u rrit me 236,412 mijë lekë dhe kapi shifrën 990,421 mijë lekë.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kap shifrën 855,599 mijë lekë dhe shënon një rritje në masën 34.94%, krahasuar me janarin e vitit 2013. Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 66,216, duke shënuar një ulje në masën 12.79% krahasuar me janarin e vitit 2013.
Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kap shifrën 125,834 mijë lekë dhe shënon një rritje në masën 4.91%, krahasuar me janarin e vitit 2013. Numri i kontratave në sigurimin e Jetës kapi shifrën 6,679 duke shënuar një rritje në masën 8.21%, krahasuar me janarin e vitit 2013. Gjithsej janë paguar 201,440 mijë lekë dëme ose 17.91% më shumë se në janar 2013.
Numri i dëmeve të paguara është rritur dhe 2,759 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 40 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës. Tregu për sigurimin e detyrueshëm motorik ka pësuar luhatje të herëpashershme në harkun kohor të një viti. Kompanitë e sigurimeve rritën në mënyrë të menjëhershme dhe të njëkohshme në fillim të muajit shkurt tarifat e sigurimit të detyrueshëm motorik, TPL me rreth 30%. Nga 14,600 lekë që ishte çmimi i TPL-së për autoveturat në fund të muajit janar në mesin e muajit shkurt shkoi në 18,900 lekë Kjo ishte një “manovër” që e kishin parashikuar deri diku kompanitë që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, duke qenë se 2013-a u mbyll me performancë negative (-6%). Për vitin 2013, primet e shkuara bruto të TPL-së u ulën me rreth 18.6%. Edhe gjatë vitit të kaluar tarifat e TPL-së, pësuan luhatje të forta, duke u shitur shpesh edhe në nivele poshtë primit të rrezikut të përcaktuar nga AMF. Pas rritjes së ndjeshme të tarifave të sigurimit të detyrueshëm motorik, TPL me rreth 30%, në mënyrë të koordinuar nga të gjitha shoqëritë e sigurimit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sqaroi se nuk ka kompetencë të ndërhyjë në politikat e tarifimit të shoqërive të sigurimit. Sipas AMF-së, ecuria e çmimeve pas momentit të liberalizimit është karakterizuar nga luhatje në rritje ose në rënie, gjë që është e natyrshme dhe e pritshme për një treg të liberalizuar. Po ashtu, përvojat e vendeve të tjera e konfirmojnë sjelljen e vërejtur në Shqipëri, sidomos në vitet e para pas liberalizimit. Kjo tregon që tregut i duhet një periudhë kohe të përshtatet me kushtet e reja të vlerësimit të riskut dhe përcaktimit të çmimit të tij.

 

Pritet rritje e ulët ekonomike

 BSH ul normën e interesit në minimumin historik

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit duke e çuar në nivel historik ne 2.75%. Guvernatori Fullani tha se kjo politikë lehtësuese e Bankës së Shqipërisë ndihet për arsye se rritja ekonomike pritet të jetë e dobët gjatë vitit në vijim.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bëri dje publik vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit me 0.25%. Guvernatori Ardian Fullani tha se kjo është një përpjekje e mëtejshme për të nxitur kërkesën dhe për të kthyer inflacionin në intervalin e objektivit të Bankës së Shqipërisë. Në veçanti, Guvernatori tha se një ndër arsyet e këtij vendimi është efekti më i ulët se pritshmërinë në inflacion i paketës fiskale 2014. Guvernatori Fullani tha se kërkesa e brendshme në ekonomi vazhdon të jetë e dobët, pavarësisht përpjekjeve për nxitje përmes stimujve monetarë. As ulja e interesave në tremujorin e fundit 2013 nuk e ka përmirësuar shumë kërkesën për kredi. Në fund të Dhjetorit, kredia për ekonominë pësoi rënie 1.2% me bazë vjetore.

Ulja e djeshme e normës bazë është një konfirmim i mëtejshëm se pritshmëritë për ecurinë e ekonomisë shqiptare ngelen mjaft pesimiste. Banka e Shqipërisë pret kërkesë të dobët dhe presione inflacioniste të ulëta,element që nuk premtojnë rimëkëmbje të rritjes ekonomike.

“Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së vendos të ulë me 0.25% normën bazë të interesit. Pas kësaj ulje norma bazë zbret në nivelin 2.75%. Në gjykimin e Këshillit Mbikëqyrës rritja e stimulit monetar krijon kushtet e përshtatshme për përmbushjen e objektivit të inflacionit afatmesëm nëpërmjet nxitjes së kërkesës agregate dhe ankorimit të pritjeve inflacioniste”, – tha Fullani.
Kjo është hera e dytë që BSH ul normën bazë të interesit brenda 3 muajsh. Në dhjetor të vitit të kaluar Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit me 0.25% duke e zbritur në 3%.

Pritet që kjo masë të ndikojë në lehtësimin e pagesave të kësteve të kredive, duke qenë se këto përcaktohen duke marrë si bazë pikërisht normën e interesit të lekut. Megjithatë, ky nuk është një proces që kryhet automatikisht. Bankat zakonisht vonojnë “rregullimin” e interesave të tyre me vonesë ndaj vendimit të Bankës qendrore.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency