Të shërohesh nga sëmundjet e zemrës me metodat e reja

0
238

dot-quy-tim-mach

Dr. Felix Kägi

Nga katër shkaqet kryesore të vdekjes, tri prej tyre lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, të emëruara, si: arrest kardiak, sëmundjet koronare të zemrës, hipertensioni. Shumë prej situatave mjekësore kardiovaskulare mund të trajtohen me dieta, ushtrime fizike dhe ndryshime të tjera në stilin e jetesës. Medikamentet janë shpesh të nevojshëm gjithashtu. Ato mund të merren nga pacienti përkohësisht ose përherë, duke u varur nga nevojat që ka ky i fundit. Mirëpo, këto medikamente mund të shkaktojnë një numër të madh efektesh anësore negative në trup. Medikamentet/drogat bimore mund të jenë një mënyrë potenciale për të zëvendësuar ato të më sipërmet. Shumë bimë mjekësore, disa prej të cilave vendase, janë të njohura për benefitet e tyre, por vetëm disa janë përfshirë në sistemin e përkujdesjes shëndetësore. Ka ardhur koha që t’i jepet një rol i rëndësishëm përdorimit shkencor të këtyre bimëve natyrale mjekësore.

Stresi

Stresi është pjesë normale e jetës. Por nëse lihet i pamenaxhuar mund të çojë në sëmundje psikologjike dhe fizike duke përfshirë sëmundjen e zemrës, presionin e lartë të gjakut, obezitetin, depresionin dhe ankthin. Kërkimet shkencore kanë identifikuar mekanizma në lidhjen tru-zemër ose mendje-trup-zemër. Stresi psikologjik është në vetvete një ndër faktorët risk kryesorë në sëmundjet kardiovaskulare, dhe kontribuon në faktorët e tjerë rriskues (siç janë presioni i lartë i gjakut, dislipidemia, intoleranca e glukozës, rezistenca e insulinës dhe obeziteti). Si një faktor rriskues i sjelljes, nëse dikush është nën stres, presioni i gjakut rritet, gjë që çon në mbingrënie, në mungesë aktiviteti fizik, dhe në pirje të duhanit. Stresi kronik e ekspozon trupin në një gjendje të pashëndetshme, duke ngritur vazhdimisht nivelet e hormoneve si insulina dhe kortizoli. Studimet lidhin këto ndryshime neuroendokrine me mosfunksionimet endoteliale, duke u ekzagjeruar në arteriosklerozë, trombozë, aritmi dhe në nivelin e fundit të vdekjes kardiake.

Të përballosh stresin

Në mënyrë që të përballohet stresi, sidomos në rastet kur pacientët kanë sëmundje zemre, ata duhet të mësojnë si të qetësohen. Të qetësuarit është një aftësi e mësuar- ajo kërkon devotshmëri/përkushtim dhe praktikë. Të qetësuarit është më shumë se thjesht të pushosh dhe të qëndrosh në heshtje. Është, pra, më tepër një proces aktiv që përfshin teknika qetësuese për trupin dhe mendjen. Nëpërmjet disa mënyrave të duhura të qetësimit njeriu bëhet i ndjeshëm ndaj nevojave bazike për paqe, vetëdije dhe për reflektim gjatë të menduarit. Sfida është të duash dhe të kërkosh t’i plotësosh këto nevoja, në vend që t’i injorosh.

Meditimi

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (SHAZ), teknika e meditimit, është e vetmja praktikë meditimi që ka treguar ulje të presionit të gjakut. Deklaratat shkencore të SHAZ raportojnë gjithashtu se ulja e presionit të gjakut si rezultat i praktikimit të meditimit transcendental është e lidhur me reduktimin e ndjeshëm të vdekjeve, atakut të zemrës dhe arrestit kardiak.

Trajtimet alternative që përmbajnë teknikën e meditimit transcendental janë të rekomandueshme për t’u konsideruar si plane trajtimi për të gjithë ata persona me presion gjaku më të lartë se 120/80 mmHg.

Mjekësia natyrale

Një rivendosje e shenjtë, e bazuar në shkencë e sistemit më antik në botë për mjekësinë natyrale quhet Maharishi Ayurveda (MAV). MAV përmban metoda për modifikime të stilit të jetesës në nivelin mendor, trupor dhe mjedisor për parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e shëndetit. Meditimi është përafrimi/qasja mendore e MAV. Në qasjet trupore ka metoda për dieta të shëndetshme, suplemente ushqyese, ushtrime fizike dhe rutinë ditore për reduktimin e stresit dhe parandalime parësore e dytësore për sëmundjet kardiovaskulare.

Mjekësia bashkëkohore për sëmundjet e zemrës dhe kufizimet e saj

Mjekësia bashkëkohore është përpjekur për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet e zemrës dhe faktorët e rrezikut të saj pesëdhjetë vitet e fundit. Këto përpjekje kanë përfshirë fushata të ndërgjegjësimit, terapi të gjerë me barna, dhe metoda të teknologjisë së lartë diagnostikuese dhe kirurgjikale. Megjithatë, pavarësisht nga këto, sëmundjet e zemrës vazhdojnë të marrin më shumë se 1 milion jetë në Shtetet e Bashkuara çdo vit, dhe mbi 17 milionë jetë në vit në mbarë botën. Edhe më shqetësuese janë efektet e rrezikshme anësore të mjekësisë bashkëkohore te cilat marrin jetën e më shumë se 250.000 njerëz në vit, duke u bërë kështu shkaku i tretë kryesor i vdekjeve pas sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru. Nuk mund të thuhet që kjo është një betejë e fituar.

Shërimi i zemrës nëpërmjet mendjes

Kjo është një teknikë e thjeshtë, e natyrshme me anë të së cilës rikthehet qasja e trupit në inteligjencën e tij të brendshme. Praktikimi i rregullt i meditimit na shpie deri te integrimi dhe bilanci i plotë i mendjes dhe trupit. Qindra studime që janë bërë në mbarë botën për Meditimin Transcendental konfirmojnë efektet e tij për riedukimin e stresit si dhe efikasitetin e tij për promovimin e shëndetit, duke përfshirë aftësinë për të reduktuar faktorët e rrezikut për sëmundje të zemrës, aftësinë për të parandaluar dhe trajtuar efektet kërcënuese për jetën të kësaj sëmundjeje, dhe luan rol të rëndësishëm në zbutjen e këtyre faktorëve.

Shërimi i zemrës me anë të ndërhyrjeve të fiziologjisë

Këto ndërhyrje praktike të përditshme përfshijnë rekomandime për dietë, ushtrime, rutinat ditore dhe sezonale si dhe procedurat të pastrimit fiziologjik. Fokusi i qasjes nga trupi është që të rivendos ekuilibrin në trup. Me arritjen e këtij ekuilibri, atëherë edhe mendja do të jetë më e balancuar dhe personi do të gëzojë një shëndet të plotë të zemrës. Kur të arrihet kjo, atëherë tek ky person nuk mund të zhvillohen sëmundjet e zemrës dhe nuk rrezikohet prej faktorëve të shumtë të rrezikut. Me këtë njohuri, pacientët mund të përfitojnë shumë për të trajtuar dhe për të parandaluar këto mos-balancime në mënyrë që ata të mund të gëzojnë shëndet të plotë të zemrës.

Dieta për një zemër të shëndoshë

Në dy aspektet si atë të mjekësisë moderne ashtu edhe asaj të qasjes Vedic të Maharishit për shëndet, ushqimi /dieta/ luan një rol kyç në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, përpos dietës apo ushqimit që duhet konsumuar, përfshihet edhe mënyra e të ngrënit, mënyra e tretjes si dhe mënyra e procesimit të ushqimit. Mënyra e përgatitjes së ushqimit si dhe fakti se kur dhe se si është konsumuar ai e tërë kjo mund të ketë ndikim në shëndet. Dhe më e rëndësishme, si në të gjitha qasjet e programit Shëndeti i Plotë i Zemrës, qëllimi kryesor i dietës dhe mënyrës së tretjes është rivendosja e potencialit të vetë shërimit te trupit duke depërtuar thellë në inteligjencën biologjike në brendësinë e çdo qelize.

Dietat specifike për sëmundjet e zemrës

Duke u bazuar nga pikëpamja e qasjes Vedic e Maharishit për Shëndetin, sëmundjet e zemrës dhe faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës rezultojnë nga mos balancimi i dosha-ve të akumuluara për një periudhe të gjatë kohore, për parandalimin ose shërimin e tyre mund të përdoren dieta. Kjo përfshin përdorimin e dietave specifike si dhe konsumimin e çajeve specifike, erëzave dhe shtojcave/ suplementeve/ bimore, të cilat përmbajnë pako të ndryshme dhe plotësuese të marra nga vet natyra. Edhe një herë, parimi kryesor i këtij programi është për të gjallëruar inteligjencën e brendshme të vet trupit.

Ushtrimet dhe rutina e përditshme sezonale

Si mjekësia moderne, ashtu edhe qasja Vedic e Maharishit për shëndetin, pajtohen se ushtrimet janë të dobishme për forcimin e trupit dhe mendjes si dhe për ndërtimin e qëndrueshmërisë, parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe faktorët e rrezikut të saj. Megjithatë, Qasja Vedic-e e Maharishit promovon stërvitje në një mënyrë që është energjike dhe jo rraskapitëse, emocionuese dhe jo e dhimbshme, siç thuhet një fjalë popullore “pa dhimbje, nuk ka rezultat” është pjesë e pandarë në shumë programe te stërvitjes, por jo edhe në programin Shëndeti i Plotë i Zemrës. Më e rëndësishme është që ushtrimet si dhe qasjet e tjera të programit kanë për qëllim të qetësojnë doshat në mënyrë që përfitimet fiziologjike të jenë në maksimum.

 

Shërimi i zemrës nëpërmjet një ambienti shërues

Tre mënyra me anë të së cilave mjedisi ndikon në shëndetin e përgjithshëm dhe në shëndetin e plotë të zemrës. Këto ndikime ndodhin kryesisht përmes ndërveprimeve (1) nga mjedisi që na rrethon apo mjedisi i afërt, veçanërisht shtëpitë dhe ndërtesat ne te cilat jetojmë dhe punojmë (2) nga vetëdija kolektive e shoqërisë me të cilën jetojmë dhe (3) nga mjedisi i largët si dielli, hëna, yjet, dhe planetët. Këto mjedise mund të ndikojnë tek ne për mirë apo për keq. Për secilën nga këto ndikime ne përshkruajmë teknika për të optimizuar ato në mënyre që të maksimizojmë shëndetin dhe të lejojmë parandalimin dhe trajtimin e mëtejshëm të sëmundjeve të zemrës. Këto teknologji që bazohen nga fusha e unifikuar gjallërojnë inteligjencën e natyrës në fiziologji. Kjo mundësohet për shkak të faktit që mjedisi dhe fiziologjia burojnë nga fusha e unifikuar dhe janë të lidhura me njëra-tjetrën nga efektet e fushës që përshkruhet nga fizika kuantike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency