Të raftë e mira, të raftë!…

0
282

Një tufë nga krijimtaria e Zyhdi Moravës, ndarë nga jeta në korrik 2012. I njohur si një shkrimtar disident, Morava është nga ata shkrimtarë që vuajti vite burgu në regjimin komunist, konkretisht 8 vite në burgun e Spaçit të Burrelit dhe vetëm pas viteve ‘90 ai mundi të shfaqte krijimtarinë e tij para publikut. Është vlerësuar si poet i dashurisë, klasik, mbushur me vrulle djaloshare, të brishta, herë-herë shpërthyese dhe dramatike, por disa çmojnë më shumë krijimtarinë në prozë të Moravës

 

 

Zyhdi Morava

 

 

henriTe plepi i deshires

 

Jam ngjitur si keter,

Te plep i deshires, ne maje,

Shoh udhen nga duhet te vish.

 

Ç’ muzike degjohet se largu!…

 

 

Rrugen e Puthjeve Tona

 

Rrugen nga puthja ne puthje,

E ka mbuluar pluhuri

 

Heshtja prej qivuri.

 

 

 

Flutura Kujtimesh

 

C’feshferin keshtu

Ketij muzgu

Arome jargavani?

 

Flutura kujtimesh

Ma trazojne shpirtin.

 

Me shum’ nga te tjerat,

Ah, te tuat ndritin…

 

 

 

Fleta e shkundur

 

Fleta e shkundur nga vjeshta,

Ne renie,

Me aq elegance,

Ma kujton ikjen tende…

 

Ikje qe zvarre me merr,

O dritez, si ishull ne terr.

 

 

 

Po te mbuloj

 

Mos u mbulo me çarçaf kesaj nate,

Kesaj nate me hene te lare.

Po ta mbuloj me puthje te embla,

Çdo pjese te trupit, ngadale…

 

 

 

Nga Dritarja

 

Shtrire ne shtrat e te zhveshur,

Hena te pa nga dritarja

 

Gjithe naten ndejti atje,

qyqarja…

 

 

 

Zili

 

Kerkend s’e ka patur zili,

Zemra, kjo zemer e ngrate,

Aq sa e ka shtratin tend,

ku shtrihesh e zhveshur, ç’do nate…

 

 

 

Mos iu largo

 

Mos iu largo hijes,

Qe te vjen nga pas,

Prane cas per cas…

 

Eshte malli im,

Qe te ndjek me gas.

 

 

Trendafili i thare

 

Mbi trendafil te thare,

Ndejti zog i veres.

 

Petalet iu flladiten perseri.

 

Ti s’dukesh gjekundi,

Shpirti im ne zi…

 

 

 

Pas shiut

 

Piklat mbetur mbi gjethe

Mbi gjethet mbetur pas shiut,

Jane lotet e dashurise sime,

Te dashurise se uritur…

 

I fshin ylber’ i endrres,

I endrres te sfilitur…

 

 

 

Sa e bukur

 

Sa e bukur kjo dite

Per te qene prane e prane

Si fletet e nje dege

Ku vallezon pranvera…

Te cikemi paksa

Castesh kur fryn era!…

 

 

 

Sa do zgjase

 

Sa do zgjase kjo rini e dyte,

Per sa kohe, fole pra, per sa?

Pa afrohu te t’i puth dy syte,

Qe nje tjeter grua nuk i ka!…

 

Pa afrohu te t’i puth dy buzet,

Qe shperndajne jete, miresi,

Per t’u ndiere kadife e bruzet,

Per t’u ndjere ndryshe nga tani…

 

 

 

Ne lendinat e prillit

 

Hapat e mi te ngathet

Ne lendinat e prillit,

Si kuaj te lodhur…

 

Sa vjec eshte ai zog

qe kendon ate perralle

Aq te njohur?

 

Kenga e tij kerkon te me joshe.

 

E degjoj edhe lutem qe ndarja,

Mos kete ate moshe!…

 

 

 

Atje ku je ti

 

Sa vone e diktova, sa vone…

Parajsa ndodhet atje,

 

Atje ku je ti,

si nje zonje…

 

 

 

Si zog neper ere

 

Shpirti im i mallosur,

Leshua rsi zog neper ere…

Me kenge e flatra palosur,

erdh’ e te ndejti ne prehre,

 

Me kengen e bukur ne sqep…

 

 

 

Era mjalte

 

Te rafte e mira, te rafte!…

 

Mos valle nga dashuria,

Gjinjt’ te kundermojn’ era mjalte?

 

 

 

Mbreme

 

Mbreme mbeta pa mend…

 

Hena sperkaste fushat,

Me te bardhen e gjirit tend…

 

 

 

Burg i dëshiruar

 

Jo, burgun s’e dashka njeriu…

 

Burgosur mes sisëve të tua,

Do donte të plakej, Zyhdiu!…

 

 

 

Fergellime

 

Fergellon flaka e qiririt ne djegie…

 

Fergellofsha nen puthjet e tua,

Sot edhe mot, gjer ne vdekje!…

 

 

Patat e egra

 

Qielli i dimrit thith patat e egra.

Ardhur nga viset e nxehta.

 

Si mbeta pa ty, si mbeta?!…

 

 

Shelgu

 

Sa qenka plakur shelgu

Qe dikur na fshehu

Nga syt’ e te tjereve,

sa qenka thare!…

 

Shihem nder sy

Na vjen per te qare…

 

 

Veshur me diell

 

Ah, keto flutura qe shpupurisin diellin,

Me dhuruan ca dit’ feminie…

 

Tek i ndiqja me sy,

Te pashe ty,

Veshur me diell bukurie.

 

Me mbuluan zambaket…

 

 

 

Kaluan vite

 

Kaluan vite,

U rrita, u rrite,

Vec ky dru,

Nuk njohu mplakje,

S’njohu te thare,

 

Se aty kam dhene

Aty kam marre,

Ate, te emblen,

Puthjen e pare…

 

 

 

Pas disa netesh

 

Kam mall, o Zot, sa mall,

Te mbulohem nga floket e Saj!

Ne i zbardhesha me Te disa net,

Dreqi me hengert pastaj!…

 

 

 

Ne kerkim

 

Si udhetar i lodhur, endur shkretetires,

Ne kerkim te ujit per ta shuar etjen,

Une bredh pas teje, pas tendes bukuri,

Pas tendes bukuri qe zbukuron dhe vdekjen…

 

 

 

Puthja e fundit

 

Pikon, rigon nje pikez uji,

E dale shkembit veshur myshk,

Si lot i gruas epshezjarrte,

kur sheh fytyren qe iu vyshk.

 

Fluron, lodron nje gjeth ne renie,

Kur era fryn e shfryn ne vjeshte,

Si psheretim e zemres tende,

E dale befas, fare thjeshte…

 

Fluturon e iken fluturim,

Nje zog qe shume gaze kishte,

Dhe mbetet bosh foleze shkreta,

Mes degeve, ne shelgjishte.

 

Si lot, si zog, si psheretime,

Gjithcka e shoh si shkoi, si treti,

Vec puthja e fudnit mes kujtimesh,

Si tjeter plage e thelle mbeti…

 

 

 

Gruan

 

Shtrati zbrazur,

Pa aromen e gruas,

Varr qe ha netet…

 

Gruan, ah, gruan,

Po mos e bente Zoti,

Do e krijonin poetet…

 

 

 

Bëj be

 

Te bej be, per koken tende,

E per frutat pjekur veres,

Per te paren puthje dhene,

Midis buzeve te pranveres,

 

Se kjo jet’ qe me ka mbetur,

Ndersa shoh flokun e zbardhur,

Pa ty mjaltez e patretur,

Do te ishte frut i kalbur…

 

 

 

Etje

 

Kjo etje po me cmend me te vertete.

 

Jam i etur per pak thithje,

Te gjinjt’ e tu, nen recipete…

 

 

 

PRIRJE

 

Hurma e pjekur ne dege,

Priret te bjere drejt tokes…

 

Koka ime gjithnje priret,

Drejt prehrit tend, aq joshes…

 

Çastin kur…

 

E di kur do me vije vdekja

Dhe perjetsisht do bie n’erresire?

Castin kur do te me thuash:

-Ika, lamtumire!…

 

Hukama jote

 

Hukama jote, si avull i dale sherbeti,

Arabeskat e dimrit,

I shkriu, m’i treti…

 

Me harrofte

 

Flake brenda meje, per rreth,

Gjithçka e ngrire se ftohti…

 

Diten kur per ty s’do kujtohem,

Me harrofte Zoti!…

 

 

Ne kerkimin tend

 

Lejleku i bardhe rrinte me nje kembe.

Ne livadhin mbuluar nga dielli,

Si te kish mbire ne ate vend…

 

Ku e kishte tjetren?

 

E pat nisur,

Ne kerkimin tend…

 

 

Loja

 

Kur ishim bashke, losnim tek a çift;

Te doja une me shume, a ti me doje?

Ne ate loder te kendeshme, Feminisht,

Ndodhte qe, me teper te fitoje…

 

Tani qe s’jemi bashke, kujtoj lojen,

Koken tund me dhimbje. Eshte e enjte.

Dhe fort me vjen inat. Atehere nuk mendoja,

Se kjo loje e bukur me genjente…

 

 

 

Ndersa shkruaj

 

Ne çdo germe, rrokje, ne çdo rrjesht,

Ne hapsiren mes tyre, nga vargu ne varg,

Lundron dashuria, dashuria qe s’resht,

Te kerkon ty, detrave, larg…

 

Ne cdo jamb, ne cdo strofe, ne cdo vjershe,

Ne cdo agim me mjegull e pa mjegull,

Me shfaqesh ti, plot hire dhe e thjeshte,

Mbeshtjelle rreth meje, si kulper, si pjergull.

 

Ashtu me zente vdekja…

 

 

 

Largesia

 

Largesia na i ha frutat

Te emblat, te butat…

 

E hengert mortja!…

 

 

 

Puthjet e humbura

 

Ne jerat e mengjesit,

Feshferin kallami.

 

Puthje te humbura,

Si flutura,

Perplasen pas xhami…

 

 

Hingellima

 

Jam kale i vetem…vetmuar,

Pa fre, pa shale, mengoje,

Hingellij me mall e deshire,

“mezja” nga larg te afroje,

Livadhesh mbjelle me puthje,

TE kullosim goje me goje…

 

 

Me puthje thurr…

 

Te gjinjte e tu, un’ thitha jete,

Shijova mjalten e vertete,

Sa ne te majte, aq ne te djathte,

Gjithcka e embel, asgje e athte,

Plot me pranvere, me enderrime,

Me ledhatime e me kafshime…

 

Te ata gjinj, freski dhe zjarr,

(per mua qofshin jete e varr,

Nje varr i rralle, nder te gjalle,

Qe ben te ndihem si ne perralle!)…

Me gjakun qe me zjen nder vena,

Me puthje thurr, per ‘ta sutjena…

 

 

Jargavani

 

U venit jargavani qe te dhashe,

Si ndjenjat e tua per mua.

I strukur ne skaj te vetmise,

Pres drite nga qeshjet e tua.

 

As prilli s’me bind qe te endem,

Lendinash me lule te shumta,

Ankthshem ndihem me veten,

Si fundjaves ndihet e shtuna.

 

U venit, u venit jargavani,

Iu shterr e iu tret sot aroma,

Si gezimet qe mushnin dikur,

Gotat e qeshjeve tona…

 

Magji

 

Gjarperi i la vezet, shkau

Iku neper ferra, s’di ku humbi.

I more ne mes durve, perkedhele,

Ato veze celen zogj pellumbi.

 

 

 

Asnje s’me hyn ne sy

 

I shoh kaq prane, te shkurta e te larta,

Te zakonshme qofshin a femra hireplote,

Me flok’ te zes, geshtenje a krejt te arta

Po te asnjera, s’shoh c’ka pamja jote.

 

Renkoj se thelli, renkim me psheretime,

Nga malli te te shoh dhe te te prek,

Nje mall qe shpesh me del si ulerime,

Qe me ngre lart e befas me perpjek.

 

E dhimbje ndjej kur shoh se shkoi te rite,

Me dhimbje prap se prane s’te kam ty…

Sa shume femra shoh e shoh perdite,

Po cuditerisht, asnje s’me hyn ne sy!…

 

 

Mallkimet e saj

 

Dikur me thosh:

-Ta befsha gropen!

-Ku?-e pyesja ngazellyer.

-Ne gjoksin tim,pergjigjej ngrohte,

midis gjinjeve te kercyer…..

 

Me thosh dikur:

Ta befsha gropen!

-Ku?-e pyesja shend e vere

-Ne fund te barkut,thosh gazmore,

atje ku s,qas burra te tjere….

 

-More vesh!Ta befsha varre,

Me mallkonte shpesh ajo.

-Ku?-e pyesja si i marre.

Thosh:-Mes buzes qe do….

 

Po me pas,si varr i rende,

Hyri ndarja midis nesh.

Pa “mallkimet” qe me jepte

Syri qan, shpirti s,me qesh.

 

U be koh, s,e shijoj boten

More vesh?(ta befsha gropen)

Endem vetem si qyqar,

Pa nje grope, pa nje varr….

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency