Dashuria

0
190

Fatbardha Saraçi (Mulleti)

Fatbardha Saraçi (Mulleti)Dashuria eshte jeta, qe ecen ne largesite e tua, drejt hapesirave jetesore, ecen e ecen, me arrit atje ku eshte puna, puna me nxenesit, mes njerezve…

Puna dhe ecja me shoqeruan per shume e shume vite, se sherbeva ne rrethin e Lezhes, ne fshatrat e saj si ne: Kallmet, Mabe, Manati, Blinisht dhe Dajc te Zadrimes.

Mbarova Gjimnazin “29 Nentori” ne Shkoder, ne vitin 1957. Kisha deshire te vazhdoja shkollen e larte, por e dija qe me shoqeronte kudo biografia e ime e cilesuar “e keqe”.

U hap Instituti Pedagogjik 2 vjeçar ne Shkoder, u regjistruan shume shoqe e shoke te klases sime, mua nuk m’a dhane te drejten me vazhduar shkollen e larte.

U ktheva prane familjes ne Kavaje, qe jetonin ne nje barake, ne lagjen Zguraj. E veshtire me e perballuar jeten, punova pune dore dhe ne bujqesi.

Shtator 1958. Nisem per ne Shkoder me shprese se mos regjistrohem ne Institut.., por pa rezultat.

18 shtator 1958 me vdes babai ne menyre te papritur ne spitalin e Tiranes… Provuam si familje nje humbje te madhe, tani s’e kishim me prane njeriun e dashur, babain qe na pergatiti per jeten, qe na jepte zemer…Jeta e ime mori nje drejtim tjeter.

Lezha, si rreth me vete, kishte nevoje per kuadro ne arsim atehere paraqita nje lutje, ku shfaqja deshiren me punuar ne arsim… (sekretare i pare i PPSh ne rreth ishte Xhorxhi Robo). Me 16 nentor 1958 erdhen koleget e mi arsimtare e me moren ne Lezhe… Kaluam lumin Drin me trap, ecem e ecem. Ishte hera e pare qe shkoja ne fshat. Ne zyren e tij shefi i seksionit te Arsimit, Faik Qatipi (ish mesues i imi ne Gjimnazin e Shkodres, ne klasen e pare) me tha:

– Ti e din se kush je… Ne te kemi pranuar ne arsim per gjashte muaj, te kemi caktuar ne fshatin Kallmet, aty je me tete djem, kolege… Do te shohim si do te punosh dhe ne vecanti si do te qendrosh, si do te sillesh!!…

Po ecnim drejt fshatit Kallmet, qe ndodhej ne rreze te malit Vele… Kodra te gjelberuara, perrenj qe kur binte shiu beheshin te rrembyer… Kur mberritem tek shkolla kishte rene nata. Ndezem llamben e vajgurit,e cila do te me shoqeronte per shume e shume vite.

Drejtori i shkolles Çesk Koçobashi ishte nje organizator i mire i punes. Koleget i kisha te gjithe shkodrane si Fuat Myftia, Xheladin Myrtja (ose Çausholli), Ndreke Rexha me te vellain (Gjergjin), Bahri Rusi (qe u emerua ne te njejten kohe me mua), Ndue Biba dhe nje mesues nga fshati…

Mesova klasen e pare. Filloi dashuria e madhe per nxenesit, per punen… Provova kenaqesine e madhe, kur femijet filluan te lexonin, zerat e bukur te tyre ciceronin dhe zemra e ime mbushej me gezim..

… Ato kolege te mrekullueshem, qe me ndihmuan ne punen e mesueses, qe me deshen e me respektuan aq shume, qe me shoqeronin gjate udhetimit, si kujdeseshin per mua, me trajtuan si nje moter te vetme… Por edhe une i trajtova te gjithe njelloj, si vellezerit e mi te çmuar Ato me ndihmuan te rritesha… I mbeta perjete mirenjohese.

Ketu plotesova dokumentet dhe kerkesen per te vazhduar Fakultetin Shkencave Natyrore, Degen Biologji-Kimi, se rrethi i Lezhes kishte nevoje per mesues te shkencave biologjike… Zgjodha degen qe te mund tesiguroja punen ne arsim… dhe me mbajten…

Vitin e dyte 1959-60 jam emeruar ne fshatin Mabe, me klasa kolektive… Ndersa nga viti 1960 kalova ne shkollen 7-vjecare, mbasi kisha baruar vitin e pare te fakultetit…

Me anen e punes ne arsim, m’u dha mundesia e vazhdimit te shkolles se larte, me korrespondence… Çdo gje e studioja vete dhe shpjegimin e gjeja vetem me studim… Ka qene periudha me e bukur e jetes sime, po ngrihesha, po rritesha, po perparoja ne mesim dhenie, po aftesohesha nga ana metodike, kuptohet jepja ndihmesen time ne te gjitha aktivitetet,

e veçanti ato artistike… ne vitin 1959 Ansambli i shkolles Kallmet fitoi çmimin e pare ne rrethin e Lezhes…

Eshte jeta, qe te jep zemer, qe ecen ne largesite e tua, drejt hapesirave jetesore, ecen e ecen me arrit atje ku eshte puna, puna me nxenesit, mes rezish. Me ece e me ece per te takuar njerezit tuaj, niper e mbesa, me ece e me ece per te takuar njerezit e afert qe ishin te internuar, me ece e

me ece drejt punes

Dhe kudo gjate ecjes, te ndjek nje pjese tjeter e qenies tende, te duket se e ke brenda vetes, apo te duket se nga lartesite e qiellit, me rrezet e diellit te prek shikimi i tij, buzeqeshja, timbri i zerit, çfare tjeter? Bisedat me te, per librat, per studimet, romanet, autoret e perbashket, muziken e lehte ajo romane italiane, jo, jo me shume simfonike, Bethoven, Shubert, rapsodite hungareze te List Uverturat… Egmond si shperblehet liria, flijimi, hyjnorja, ngritja ne madheshti, pavdekesia…Ajo gjendet edhe ne zemren teme, qe ecen bashke me te gjitha gjerate e bukura qe i ka jeta, por ja…

Fillon plasja, çarja, ndarja e zemres, thika qe te ther, qe te çpon, qe te torturon… Si? Pse?

Si ndodhi?

Ah! Jane shume faktore. Si ndahet zemra dhe shpirti? Te duket vetja nje hiç! Po pse? Mos eshte nje dashuri tjeter?

Mundet, zemra ka te drejten e zgjedhjes, zgjedhja eshte e pafund, e pambarim dhe dashuria eshte e pafund, e pambarim… Po mos ke faj edhe Ti ne kete largim?

Pa tjeter, eshte largesia qe te ndan, jeten ne distance, eshte largesia e punes, detyra, studimet, provimet. Oret e gjata per te marre dije, per te studiuar, qe te kulturoheshe, qe te aftesoheshe me shume, per te siguruar edhe nje vend pune, per t’a siguruar, si tek ne, ne shtetin e diktatures komuniste, qe çdo gje e vendos dora e hekurt, mendja e hekurt, e forte, ajo qe cakton çdo gje, ndersa Ti, qe je e klases se deklasuar, e klases se cilesuar si armike, klasa e cilesuar si pasanike (qe ishim te varfer, mbetem, na bene te tille), te etiketuar shfrytezues po shfrytezoheshim, te treguar si tradhtare, epitetet denigruese, nuk te shqiteshin… Puno mire, sillu ne menyre shembullore, studio shume, bej me shume se te tjeret qe te aftesoheshe, te lartesoheshe, te beje ngritje laboratori, te organizoje eksperimente, te jepje eksperiencen tende, te zhvilloheshe e te ngriheshe metodikisht, te beheshe disenjatore, piktore, te punoje mjete mesimore, tabela krahasuese, te merreshe me art, te organizoje kore, t’u mesoje muzike, valle, te beheshe dhe aktore, te luaje rol ne skene, te merreshe me sport, se i nevojitej nje skuader volejbolli, ti duhej te ishe patjeter, sepse e dinin qe gjimnaziste ke luajtur…

-A te pyeste njeri?

-Jo, vetem duhej te zbatoje urdhrat qe vinin nga lart, nga komiteti, seksioni…

-O merr pjese, o dorezo punen.

-Pa tjeter do merrja pjese, sepse puna ishte jeta e ime. Punen e shtrengoja shume, ishte pjese e jetes sime, ishte frut i sakrifices teme, net e vite te tera studimi deri ne mohimin e shume gjerave. Studimi do kohe, koha s’mjafton kur punon, por edhe studion. Kur punon te kerkojne pune dhe pas oreve te mesimit, pune ne klase, mbledhjet, mbledhje te pafund, oret e studimit partiak, te caktonin te ndiqje format e edukimit komunist, testudimit te marksizem-leninizem, te punimit te veprave te Enverit…

Te punoje me fshatin, ne sallen e kultures, te punoje per higjienen ne fshat, te jetoje midis fshatareve. Ne vitin shkollor 1968- ‘69 me detyruan te flija ne familjet fshatare. Duhej t’i mesoja grate e nuset e reja si te lanin rrobat, si te gatuanin…

Po jeta e ime? – Aty flihej heret, se ngriheshim pa zbardhur drita me shkuar ne pune, ne kooperative. Me flejte heret. Po studimi i im? Une mund te studioja vetem ne oret e vona te nates, ia merrja gjumit oret e mia per dije. Duhej te shkoja ne dhomen e vetmise time, qe ishte ne maje te kodres, ne kat te pare, se ndertesa nje kat kishte, te shkoja naten, mbasi ne fshat binte erresira, te hyja ne dhome, pa me pa njeri, i veja dritares nje batanije, qe te mos shihej drita e llambes se vajgurit, ato ishin dy llamba nr.11, ato me shoqeronin, ato me ndriçonin, drita e tyre me jepte force, zemer, te mos lodhesha, te vazhdoja studimin… Sa shume ndriçon kandili, jo sa shume ndriçon llamba e vajgurit, se vetem ajo ishte drita qe kishte fshati ku jetoja…

Ishte koha e ime heroike, po ngrihesha, po lartesohesha, po triumfoja dhe mbi veten time…

U ça zemra? Po copetohet? Vuan shpirti yt?

Po si ndodh largimi, harresa, eshte e mundur te ndodhe harresa? Eshte e mundur te te mos duan me?

Pse? Nuk dite, nuk ishe ne lartesine e duhur?

Apo nuk dite t’i qendrosh prane?

Si prane? Ku mundesh me i qendrue prane?

– Jane largesite, ditet, javet, muajt, vitet… -Po zgjatja, largesia.

-Apo eshte vete jeta yte qe i largon njerezit?

Mos valle po studion shume dhe s’te del koha per te qene e lire, per te dhuruar dashuri?

Mos vete valle i largohesh, e ben te ndjeje largesine tende, proven tende?

Apo eshte zemra e yte qe s’mundet me e larguar ate perden qe ndodhet ne zemren tende, ate qe te ben qe zemres t’i vesh kufi, qe te mos lejosh shpirtin tend te te kerceje shume…Muri i jetes tende, ishte ajo biografia e yte, biografia e familjes, ishte ajo qe me ndiqte kudo, qe dhe po t’a harroje per nje moment, t’a kujtonin, mjaftonte vetem nje shikim, nje kthimkoke anash, nje ze qe vinte nga nje altoparlant, nje ze gazi, nje zgerdhimje, qe vinte nga ekrani, nje recitim per armiqte, nje reklame qe bente t’a terhiqje veten, te irritohesh, te ktheheshe…Si mund te kthehesh pernjehere apo ngadale? Ngadale pa u kuptuar, duhet te terhiqesh qe te mos i lendosh te tjeret, ti vete le te lendohesh, le te vuash…

Fragment nga libri “Kalvari i grave në burgjet e komunizmit”

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency