Superliga Shqiptare/ Partizani fiton minimalisht ndaj Vllaznisë, Apolonia suprizon Teutën

0
113

Ka mjaftuar një gol për kryeqytetasit për të dalë me tre pikë nga sfida kundër shkodranëve e vlefshme për javën e 8-të të Superligës

vllaznia partizani Është mbyllur dje Superliga Shqiptare me sfidën midis Partizani dhe Vllaznisë, dhe në Fier me sfidën e Apolonisë dhe Teutës. Shkodranët duket se e kishin marrë veten pasi kishin marrë disa rezultate pozitive radhazi. Mirëpo ekipi i Duros duke parë edhe dieferencat që kanë dy ekipet ka ka arritur që të marrë lehtë triumfin që e çon në kuotën e 15 pikëve. Të kuqtë u shfaqën superiorë në një impiant të boshatisur, ku kuqeblutë vuajtën shumë mungesën e mbështetjes së publikut vendas. Partizanit i mjaftuan vetëm 30 sekonda lojë për të treguar se kishte udhëtuar me synime të qarta drejt Shkodrës. Mentor Mazrekaj kombinon bukur nga e majta me Nexhipin, krosimi i të cilët devijohet me vështirësi nga Semilaj në shtyllën e dytë, ku Vila po bëhej gati të shtynte topin drejt rrjetës. Selimaj reagoi mirë edhe në minutën e 7-të ndaj devijimit me kokë të Racic pas krosimit të Cucullit. Pa u mbushur cerek ore lojë gjyqtari Jemini pas komunikimit me ndihmësit e tij kupton që në Loro Borici mungonte ambulanca, ndaj detyrohet të ndërpresë lojën, e cila rinisi vetëm pas 15 minutash, derisa në impiantin e Shkodrës u shfaq mjeti që duhet të transportojë të lënduarit drejt spitalit në rast rreziku. Gjithsesi takimi do të zhbllokohej në të 35-n, kur një top i hedhur në zonë nga Mazrekaj, përfundoi në rrjetë me portierin vendas që u mashtrua nga zgjatja e këmbës nga ana e Vilës. Gjatë fraksionit të parë Duro u detyrua të kryente një zëvendësim të paprogramuar, pasi Vrapi u dëmtua rëndë pas përplasjes me Shalën. Duro hedh në fushë Dajën, duke spostuar Cucullin në qendër të mbrojtjes, me Trashin që tërhiqet në të majtë. Pjesa e dytë dominohet totalisht nga të kuqtë, që shpërdorojnë raste të pastra shënimi. Në të 52 Nexhipi nxjerr përballë Selimajt Vilën, që nuk e kontrollon si duhet topin që shkon lehtësisht në duart e portierit shkodran.Vetëm 2 minuta më pas mesfushori durrsak nuk shënjestron kuadratin me kokë, për të ardhur më pas te minuta e 58-të kur në mënyrë të pabesueshme Vila dhe Racic nuk arrijnë ta devijojnë topin drejt rrjetës. Vllaznia kundërpërgjigjet në të 70-n me Krujën, që fluturimthi nuk arrin të gjejë portën. Në minutat e mbetura Vllaznia duket e pafuqishme për ta rrezikuar fitoren e Partizanit, që në të 88-tën me anë të një kundërsulmi të shpejtë godet shtyllën me Fazlliun, i hedhur në fushë në vend të serbit Racic. Përfundimisht 0-1 në Loro Borici, ku Vllaznia zhvilloi ndoshta ndeshjen më të dobët të sezonit. Në takimin tjetër të kësaj të shtunë Apolonia fitoi 1-0 me Teutën në Loni Poapuciu. Një ndeshje në të cilën goli i Karakacit në minutën e 20-të. Më pas nuk ka pasur shumë histori teksa fierkaët tregojnë që janë një kockë e fortë në fushën e vetë dhe dhe arrijnë të bëjën suprizën teksa disa javë më parë në fillimet e kampioantit arriti që të merrte një fitore ndaj Partizanit. Kështu më këtë fitore Apolonia ngjitet në kuotën e shtatë pikëve duke pasur mbrapa vetëm Elbasanin. Ndërsa Teuta ndohdte në pozicionin e tetë në pikë të barabarta me Apoloninë shumë larg luftës për të qëndruar në vendet e para.

 

                                       Klasifikimi

1              Tirana                                    8                              15

2              Partizani Tirana                 8                              15

3              Flamurtari Vlorë               8                              13

4              Laçi                                         8                              13

5              Kukësi                                   8                              13

6              Skënderbeu Korçë          8                              12

7              Vllaznia Shkodër               8                              8

8              Teuta Durrës                      8                              7

9              Apolonia Fier                     8                              7

10           Elbasani                                8                              3

 

 

 Serbi-Shqipëri/ Christian: Po Bogdanov çfarë donte në fushë ?

sperti danez i çështjeve të sigurisë, Nils Christian, ka kritikuar ashpër autoritetet e sigurisë serbe pas incidentit në Beograd. Eksperti danez për Evropën Jug-Lindore, Nils Christian, ka folur me tone të ashpra për autoritetet e sigurisë të Serbisë pas incidentit që ndodhi të martën mbrëma në stadiumin e Beogradit. Christian deklaroi se policia serbe duhet të bashkëpunonte me shumë me agjencitë e inteligjencës dhe se një rrëmujë e tillë ka mundur të evitohej. “Ajo ҫka unë pash është e jashtëzakonshme, veҫmas hyrja në fushë e Ivan Bogdanov”, u shpreh i habitur Nilsen. “Si është e mirë që njerëz të tillë të ndikojnë në lojë”, shtoi tutje eksperti danez.

 

Bunjaki: Serbia duhet të përjashtohet

Albert Bunjaki është i bindur dhe e thotë me siguri që Serbia do të ndëshkohet për incidentet e ndodhura në Beograd mbrëmjen e 14 tetorit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, por mendon se 3 pikët në tavolinë për Shqipërinë janë shumë pak.  Tekniku i Përfaqësueses së Kosovës është shprehur se UEFA duhet të përjashtojë kombëtaren serbe nga eliminatoret Euro 2016 pasi është e vetmja mënyrë për të luftuar huliganizmin dhe racizmin. Bunjaki shtoi se këto ngjarje duhet të jenë paralajmërim edhe për situate të ngjashme në sporte të tjera pasi në Beograd futbollistët kuqezi rrezikuan jetën.

 

 Atletiko fiton ndaj Espanjol

Kampioninë fuqi të iberkive, Atletiko Madrid, ka shënuar fitore të lehtë ndaj Espanyolit me rezultat 2-0, për t’iu afruar kreut të tabelës. Skuadra e Diego Simeones këtë të diele luajti ndaj Espanoyolit, të cilën e dominoi me raste të shumta dhe lojë të bukur. Goli i bukur me kokë nga Tiago Mendes i dha epërsinë Atletikos pak para se të përfundonte pjesa e parë, ndërsa Mario Suarez vulosi rezultatin përfundimtar në minutën e 71-të. Me këto tre pikë të reja, Atletico Madrid ngritët në pozitën e katërt me 17 pikë, pesë më pak se lideri Barcelona.

 

Montela: Ndaj Lacios na mungoi fati

Tekniku i Fiorentinës Vinçenzo Montela, e ka pranuar se skuadra e tij nuk e pati fatin e nevojshëm ndaj Lacio, mirëpo ka thënë se e dominuan ndeshjen në pjesën e dytë. Vjollcët u mposht me rezultat 2-0 në Stadio Franchi para tifozëve të vet, duke pranuar kështu golat e parë në shtëpi për këtë edicion. “Sinqerisht nuk mendoj se sa herë që një skuadër fiton, tjetra e meritoi të humbiste”, ka thënë Montela. “Ne nuk e patëm qasjen e duhur në fillim të ndeshjes dhe Lacio ishte shumë më efikase. Në pjesën e dytë ne ishim më të shpejtë, reaktivë dhe dominues. Ne nuk e merituam humbjen”, ka përfunduar tekniku italian.

 

 Mitroviç: Asnjë problem me Hasin

Pasojat e ndeshjes Serbi-Shqipëri nuk kanë asnjë ndikim te lojtarët e të dyja skuadrave në karrierën e tyre me klubet ku luajnë. Shembulli më i mirë për këtë është skuadar e Lacios ku luajnë 3 shqiptarë dhe dy serbë, të cilët dhanë mesazhin e paqes nëpërmjet një iniciative të ndërmarrë pikërisht nga klubi italian. Por nuk është vetëm skuadra e Lacios ku serbët dhe shqiptarët bëjnë pjesë në të njëjtin klub sepse një situatë e ngjashme është edhe ajo e klubit të Anderlechtit. Aleksander Mitrovic nuk ka asnjë problem me trajnerin e tij, Besnik Hasi, madje këtë e konfirmon edhe vetë lojtari serb: “Nuk pati asgjë të veçantë, unë u përshëndeta me trajnerin pas rikthimit në klub. Nuk kemi folur për atë që ndodhi dhe nuk pres që të kemi probleme në të ardhmen”, theksoi Mitrovic. Në fund ai shtoi se marrëdhënia mes të dyve është normale dhe do t’i qëndrojnë larg kësaj teme e cila ka ngjallur një debat të gjerë por shkaktoi edhe një përplasje diplomatike mes Tiranës dhe Beogradit.

 

 Lojtarët e Koresë së Veriut burgosen

E çdutishme që akoma në shekullin  XXI ekziston një realitet, por  një humbje e papranueshme dhe do të caktojë fatin e lojtarëve të Koresë së Veriut. Lideri i vendit më të izoluar të botës, Kim Jong-un dha urdhër për të burgosur gjithë skuadrën kombëtare pas humbjes së 2 tetorit ndaj Koresë së Jugut për lojrat aziatike, ndeshja e parë mes dy vendeve që pas vitit 1978. Gazeta zyrtare e Koresë së Veriut, “Rodong Sinmun” e ka cilësuar të turpshme paraqitjen e skuadrës, duke shkuar madje deri aty sa të flasë për ekzekutimin e lojtarëve. Lajmin që ka dalë edhe jashtë kufijve të vendit aziatik, po bën xhiron e botës. Sipas informacioneve, lojtarët janë transferuar në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa diktatori nuk e ka komentuar humbjen por burime të afërta theksojnë se ai është shfaqur mjaft i nxehur.  Aktualisht, nuk dihet asgjë rreth fatit të lojtarëve, por është e sigurt që karriera e tyre si futbollistë tashmë ka marrë fund.  Sa për kronikë, Koreja e Jugut e fitoi finalen me një gol në minutën e parë të shtesës prej 30 minutash pasi 90 minutat e rregullta të finales u mbyllën në barazim pa gola.

 

 Cana dhe Xhaka, qytetarë nderi të Mitrovicës

Për sakrificën e treguar në mbrojtjen e simboleve kombëtare dhe për ruajtjen e vlerave identitare kombëtare dhe për guximin në dëshmimin e patriotizmit, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim që të fillojë procedurat për nderimin e futbollistëve shqiptarë, Taulant Xhaka e Lorik Cana. “Futbollistët Xhaka e Cana janë krenaria e Kombit tonë. Ndonëse u gjendën në një ambient tejet armiqësor, ku turmat kërcënonin shqiptarët me heqje të kokave dhe ku ishin të rrezikuar seriozisht, ata për asnjë moment nuk u hamendën për të mbrojtur simbolet dhe figurat më të shquara të kombit që i përkasin. Sjellja e këtillë e tyre është për admirim, prandaj edhe vendosa që të filloj procedurat për dedikimin e titullit ‘Qytetar Nderi i Mitrovicës’, për Taulant Xhakën dhe Lorik Canën”, thotë kryetari Bahtiri. Kreu i Mitrovicës është thellë i bindur se qytetarët e Mitrovicës do ndjehen tepër krenarë që këta dy futbollistë të shkëlqyer, por para së gjithash patriotë të vërtetë, do të shpallen qytetarë nderi të Mitrovicës. Futbollistët Xhaka e Cana, do të njoftohen zyrtarisht për këtë nismë dhe në koordinim me ta, natyrisht pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat e parapara me ligj, do të caktohet dita kur në mënyrë solemne do t’u dorëzohet titulli.

 

 Alegri: Juve luajti keq

Tekniku I bardhezinjve Masimiliano Alegri, e ka kritikuar skuadrën e tij për paraqitjen ndaj Sasuolos. Strategu italian ka thënë se të zgjedhurit e tij nuk ishin në formë të mirë në ndeshjen që përfundoi 1-1. “E dija se do të ishte një ndeshje e vështirë, sidomos për faktin se lojtarët janë kthyer nga përfaqësueset të enjten, pasi kanë zhvilluar nga dy ndeshje”. “Po ashtu, Sasulo vinte nga një periudhë që kishte luajtur mirë, edhe pse kishte marrë pak pikë”. “Sonte na vunë në vështirësi. Nuk luajtëm mirë teknikisht dhe i çuam shumë pak aksione deri në fund”  është shprehur  trajneri që e mori postin pas dorëheqjes së Antonio Konte.

 

 Gashi i jep fitoren Bazel

Shkëlzen Gashi por e provon edhe më shumë që është një bomber i vërtet. Kjo pasi me golin e tij ka siguruar fitoren ekipit të tij Bazelit në përballje me Young Boys. FC Bazel sërish është rikthyer në krye të tabelës, në Superligën zvicerane, pas fitores minimale ndaj Young Boys 0-1. Golin e vetëm në minutën e 33-të e ka shënuar futbollisti shqiptar, Shkëlzen Gashi.Ky është goli i pestë në këtë sezon i sulmuesit të FCB, Shkëlzen Gashi. Në këtë ndeshje 90 minuta për Bazelin ka luajtur edhe Taulant Xhaka.

 

 Inzagi vlerëson Honda dhe Esien pas fitores

Tekniku I Milanit Filippo Inzagi, ka lëvduar paraqitjet e Keisuke Honda dhe Majkëll Esien, në fitoren ndaj Veronas. Mesfushori japonez shënoi dy gola në fitoren prej 3-1 të kuqezinjve, ndërkohë që edhe ganezi luajti mirë. “Sot jemi shumë të lumtur, sepse është një rezultat i mirë, pa disa lojtarë të rëndësishëm”. “Në dhomat e zhveshjes doja t’i bëj komplimente Essienit, i cili nuk ka luajtur shumë, por ka qenë shembullor”. “Në fillim të gushtit bisedova me Hondan, prandaj e dija se do të zhvillohej. Kërkoja një lojtar që luan me këmbë të majtë në formacionin 4-3-3 dhe me kalimin e kohës, kuptova se Honda ishte i duhuri”. “Ai ka teknikë, por edhe fuqi të madhe dhe ka vrapuar shumë sot”, është shprehur ish sulmuesi kuqezi.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency