Siguria ushqimore/ Tregjet informale, Panariti: Kemi gjobitur bashki, tani do të gjobiten edhe kryebashkiakët

0
141

Deri më tani ju është vënë gjoba bashkive tani është radha për krerët e tyre, nëse konstatohen tregje informale që nuk plotësojnë kushtet në territorin e tyre.

Deklarata është bërë nga Mamurrasi nga ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, i pyetur ne lidhje me sigurinë ushqimore.

Ai shtoi se bashkitë duhet të dërgojnë urgjentisht në këshillin bashkiak kërkesën për krijimin e një tregu të përshtatshëm, larg banesave, rrugëve dhe pluhurit.

Panariti: I kemi vënë gjoba bashkive, tashti do t’i vëmë gjoba kryetarëve të bashkisë personalisht, që ose duhet ta mbyllin atë treg që është jashtë standardeve, ose pastaj të përballen me sanksione, deri në masa ekstreme. Për këtë ne nuk kemi pjesë bëjmë kompromis. Unë mendoj se nuk ka asnjë lloj problemi që ai tregon që është jashtë standardeve të mbyllet dhe në bashkëpunim me sipërmarrësit e tregut të bihet dakord për një vend tjetër të përshtatshëm. 

Tregtarët ambulant janë kthyer në një problem shqetësues në shumë qytetet të vendit, pasi operojnë nëpër rruge, duke tregtuar produkte ushqimore jashtë çdo standardi. Rreziku i sëmundjeve nga konsumimi i tyre është edhe me i larte në këtë periudhe vere, teksa temperaturat janë gjithnjë e në rritje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here