Si të shpëtoni nga flokët e yndyrshme

0
153

Keni provuar mjete të ndryshme dhe nuk ju kanë ndihmuar fare që të zgjidhni problemet me flokët e yndyrshme? Tani zbatoni disa prej këtyre këshillave të thjeshta, por efikase.

  1. Pudra pa ngjyrë do të jetë shpëtimtarja juaj

Jeni jashtë dhe rastësisht shiheni në pasqyrë për të zbuluar se rrënjët tuaja duken një skandal i yndyrshëm? Mbani gjithnjë me vete një pudër kompakte pa ngjyrë. Aplikojeni në flokë dhe duke qenë fare e lehtë, nuk keni përse të shqetësoheni më mbetjet e bardha në flokët tuaj.

  1. Tregohuni e zgjuar me spërkatësin e thatë

Përdorimi i tepërt i spërkatësit të thatë mund të nxisë mbiprodhimin yndyrës në skalpin tuaj. Prandaj, mundohuni ta limitoni përdorimin e saj dhe kur do ta përdorni, hidheni fillimisht në dorë dhe kalojini gishtat përmes flokëve, në mënyrë që të mos e aplikoni drejtpërdrejt në skalp.

  1. Hiqni dorë nga pjastra

Sa më të drejta flokët, aq më shpejt shpërndahet yndyra në to. Kaçurrelat pranë rrënjës i ngrenë fijet e flokëve duke e bërë më të vështirë të preken nga yndyra.

  1. Krijoni shamponin tuaj pastrues për të mbrojtur ngjyrën

Shamponët pastrues janë mënyra më e mirë për të shpëtuar nga yndyra, përveçse kur ke flokë të lyera. Dhe kush e do këtë? Në vend të kësaj, shtojini një aspirinë të shtypur. Acidi salicilik do të pastrojë flokët tuaj duke lënë të paprekur ngjyrën.

  1. Shpëlajini flokët siç duhet

Nëse flokët ju bëhen me yndyrë në një zonë të caktuar, mund të jetë shenjë se nuk i shpëlani siç duhet flokët as larjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here