Si provokon një shkrimtar francez në shqip?!

0
229

Dy romane të shkrimtarit provokues dhe më të debatuar në Francë e të përfolur në Evropë, Michel Houellebecq, vijnë në shqip. Bëhet fjalë për “Nënshtrimi” dhe “Thërrmijat elementare” të përkthyer nga origjinali, Edit Dibra. Lajmin e bën të ditur, botuesja ekskluzive Flutura Açka.

Michel Houellebecq botohet ekskluzivisht nga “Skanderbeg Books” qysh prej vitit 2007, kohë kur prezantoi veprën e tij të parë në shqip, romanin “Platforma”, një roman satirik mbi seks-turizmin dhe etjen e papërmbajtshme për dominimit që paraja i bën kësaj bote

 

 

 

 

 

Dy romane të shkrimtarit provokues dhe më të debatuar në Francë e të përfolur në Evropë, Michel Houellebecq, vijnë në shqip. Bëhet fjalë për “Nënshtrimi” dhe “Thërrmijat elementare” të përkthyer nga origjinali, Edit Dibra. Lajmin e bën të ditur, botuesja ekskluzive Flutura Açka.

Michel Houellebecq botohet ekskluzivisht nga “Skanderbeg Books” qysh prej vitit 2007, kohë kur prezantoi veprën e tij të parë në shqip, romanin “Platforma”, një roman satirik mbi seks-turizmin dhe etjen e papërmbajtshme për dominimit që paraja i bën kësaj bote.

“I cilësuar si ‘Profeti Ogurzi’ i letërsisë franceze, cilësime që nisën qysh me botimin e romanit “Platforma”, ai vazhdon ende të provokojë, siç bën edhe me dy veprat që po i prezantohen tani lexuesit shqiptar: “Nënshtrimi” dhe “thërrmijat elementare”. Profeti ogurzi i romanit “Platforma” paralajmëroi në epilogun e veprës së tij ankthin e një sulmi terrorist, i cili në fakt pak javë më vonë, më 11 shtatorit të vitit 2001, duke e ndryshuar përfundimisht konceptin mbi paqen, jo vetëm në Amerikë, por edhe në të gjithë botën. Qysh nga ajo kohë, Michel Houellebecq nuk ka reshtur së provokuari me veprën dhe me staturën e tij si shkrimtar, botën letrare dhe opinion publik”, – shkruan Açka. Pas daljes së romanit “Platforma” në vititn 2001, Houellebecq u shpreh se Islami është ‘feja më budallaqe në botë’. Për këtë arsye, myslimanët e denoncuan dhe ai u detyrua t’i nënshtrohej një procesi gjyqësor, të cilin e fitoi, por duke i kushtuar atij largimin nga Franca. Ai u largua dhe jetoi në mërgim gati dhjetë vjet në Irlandë, pa harruar të botonte në ndërkohë vepra shumë të rëndësishme, ndër të cilat, romani “Harta dhe territor” (libër që do të prezantohet për lexuesin shqiptar në muajin nëntor të këtij viti), fitoi edhe çmimin ‘Goncourt’ në vitin 2010.

Por ‘përplasja’ e tij e madhe, do të ishte 7 janari i këtij viti, që do të shënohej për Francën dhe fjalën e lirë, si ditë horrori. Atë ditë,në orët e para të mëngjesit, Michel Houellebecq, gjatë një interviste në radion franceze për romanin e tij “Nënshtrimi” që u publikuar atë ditë, u pyet me insistim për të ashtuquajturën ‘islamofobi’ të tij. “Michel, a jeni ju një islamofob?” Përgjigjja e tij qe e shkurtër dhe e paqartë: “Mbase, po”. Por mbase. Atë ditë, revista Charlie Hebdo njoftonte në faqen e parë botimin e romanit “Nënshtrimi”, duke e shoqëruar me portretin e Michel Houellebecq të shfaqur si Nostradamusi që agjëronte. Pak orë më vonë në mëngjesin e po asaj dite, dy vëllezër sulmuan redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” dhe vrasin 12 vetë, mes të cilëve, edhe redaktorë dhe karikaturistë të njohur francezë, e mes tyre edhe një mikun e ngushtë të autorit.

Stuhia e parathënë në librat e mëparshëm, tani ishte kthyer në një shtrëngatë e papërballueshme. Kryeministri francez, Manuel Valls, nxitoi të deklaronte: “Franca nuk është Michel Houellebecq, nuk është mungesa e tolerancës, urrejtja dhe frika”. I dëshpëruar nga humbja gjatë sulmit terrorist të mikut të tij, Bernard Marris, mes lotëve që nuk i përmbante dot para kamerave, Michel Houellebecq tha: “Është hera e parë që të më vritet një njeri që e dua kaq shumë”. Sakaq ai mbylli turin e tij të promovimit të romanit të ri, dhe i ruajtur nga forca policore, nisi një tërheqje të re nga jeta publike. Një pjesë e intelektualëve francezë i kërkuan publikisht Michel Houellebecq që të kërkonte ndjesë dhe se duhej të ndihet i përgjegjshëm për shenjimin e date 7 janar 2015 si ditë e zezë për Francën. Egoist, sarkastik, i qartë dhe i palëkundur në bindjen e tij mbi lirinë dhe të drejtën e shprehjes, Michel Houellebecq, ky bartës i preofecive, që shpesh i përligj me fjalën rastësi, tha: “Nuk kam për detyrë të jem i përgjegjshëm. Nuk ndiej përgjegjësi. Detyra e një romani, është ta argëtojë lexuesin, dhe Frika është njëra nga gjërat që argëton”. “Michel Houellebecq, ky mizantrop që gdhend një letërsi nën lëkurën e Francës së sotme, me një siguri kaq të pamëshirshme, është bërë tashmë një fenomen bestseller i padiskutueshëm, shkrimtari me hijen më të madhe se vetë vepra e tij. E gjithë vepra e Miche Houellebecq është tashmë në shqip, dhe edhe pse bën një jetë të tërhequr, me përgjegjësinë e autorit për lexuesit e tij”, – thotë Açka, ndërsa ka dhënë kohët e fundit një intervistë ekskluzive për lexuesin shqiptar me gazetaren Rudina Xhunga, për raportin e tij me fenë islame dhe religjionin në përgjithësi, për raportin me seksin, dashurinë dhe rolin e njeriut në qendër të kësaj bote që po degradon. Deri tani nga ky autor i rëndësishëm kanë ardhur në shqip pesë romane. Së shpejti për lexuesin shqiptar do të prezantohet edhe vepra tjetër e rëndësishme e këtij autori “Harta dhe territori”, fitues i çmimit “Goncourt” në vitin 2010.

Re. Ku.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here