Shokojnë të pranishmit, Rita Ora dhe Kimi me veshje të njëjta

0
142

rita5-e1425030176827Ndonëse Rita Ora dhe Kim Kardashian njihen për shpenzimet e tepruara për veshjet e tyre, ndodh që ato të kenë të njëjtën veshje. Fatkeqësisht një gjë e tillë u ka ndodhur të dyjave, ku gjatë një feste kanë veshur të njëjtën fustan. Kjo gjë ka vënë në siklet dy bukuroshet dhe është vënë re nga të pranishmit, por nuk u ka shpëtuar as syrit të paparacëve. Një veshje të njëjtë kanë mbajtur Rita Ora dhe Kim Kardashian gjatë një feste të organizuar nga Madonna në Londër. Rita Ora dhe Kimi kohët e fundit nuk flasin me njëra-tjetrën që pas ndarjes së këngëtares nga vëllai i Kimit, Rob Kardashian, rreth dy vjet më parë.

 

Aktores i vjedhin fustanin e “Oscar”-it

lupita2Një aktore është shënjestruar nga hajdutët, duke i vjedhur një fustan të bardhë, të cilin ajo e kishte veshur në një dalje në tapetin e kuq. Grabitja ka ndodhur dy ditë më parë, e ndërsa fustani me një ‘çmim të kripur’ përbëhej nga perlat. Bëhet fjalë për aktoren Lupita Nyong’o, të cilës i kanë vjedhur fustanin e bardhë prej perlash që mbante veshur në ndarjen e çmimeve “Oscar”. 31-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan mbrëmjeje të “Calvin Klein Collection”, i përbërë nga 6 mijë perla “Akoya” dhe me një vlerë prej 150 mijë dollarësh. Siç shkruan “TMZ”, fustani i aktores është marrë nga dhoma e saj e hotelit në “The London West Hollywood” dy ditë më parë, teksa ajo kishte dalë.

 

Triumfuesi në “Brit Awards” Ed Sheeran dehet në festë

shehranEd Sheeran kryesonte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “Brit Awards”, ndaj ai ka festuar deri në mëngjes. Deri këtu çdo gjë shkon mjaft mirë, por këngëtari është fotografuar nga paparacët teksa ishte dehur. Kujtojmë këtu se Ed Sheeran fitoi dy nga katër çmimet në të cilat ishte nominuar në “Brit 2015”. Këngëtari britanik është fotografuar duke dalë nga festa e organizuar pas ndarjes së çmimeve në Londër në gjendje të dehur. Triumfuesi i mbrëmjes ka festuar deri në 6 të mëngjesit dhe ka konsumuar alkool, aq sa ka tërhequr edhe vëmendjen e të pranishmeve.

 

Vildanja nuk po na lë rehat

vildaneVildane Zeneli duket sikur më shumë qëndron e zhveshur se e veshur. Modelja shqiptare ka një arkiv të pafund të fotografive me bikini dhe kohë pas kohe zbulon nga një prej tyre. E fundit erdhi gjatë ditës së sotme, kur ajo publikoi në rrjetet sociale një tjetër fotografi me bikini nga koleksioni i saj i realizuar muajin e kaluar në Karaibe. Nëse ju i hidhni një sy Instagramit të saj, do të vëreni se aty është vetëm një fotografi e postuar së fundmi ku ajo shfaqet e veshur, me të gjitha të tjerat që janë me të brendshme dhe me poza provokuese.

 

Emily Scott bën qejf në plazhet australiane

2619A0FC00000578-2969741-image-m-65_1424922508827Ajo ka bërë karrierë duke u zhveshur dhe duke pozuar me të brendshme dhe gjithmonë tërheq vëmendjen kurdo që ekspozon trupin. Por, Emily Scott kësaj here është fotografuar fshehtas nga paparacët dhe pa u rregulluar dhe pa grim, derisa bënte qejf në plazhet e Sindejit. Bukuroshja australiane, 31-vjeçare, po kalon shumicën e ditëve të fundit në plazh, duke shijuar verën australiane. Ajo së fundi është parë me një palë bikini sportive, që nxirrnin në pah asetet e saj fizike. Kujtojmë se modelja është e vetmuar, pasi së fundi u nda nga i dashuri i saj, Shane Warne.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency