Shkodër/ Përplaset PS- LSI në qeverisjen vendore, PD bashkohet me LSI

0
136

Një lëvizje e papritur ka ndodhur në Këshillin Bashkiak të Shkodërs.

Në mbledhjen e fundit ku është votuar buxheti i bashkisë së Shkodrës, një nga çështjet më të rëndësishme, këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë bashkuar votat me këshilltarët e Partisë Demokratike.

Buxheti është miratuar me 39 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim.

LSI ka 9 këshilltarë në këtë këshill bashkiak.

Madje edhe nje keshilltar i PS-se ka votuar “pro” buxhetit, çka tregon përçarjen e grupit te se majtes ne kete bashki.

Këshilltarët e LSI-së i bashkuan votat me PD-në edhe në një mbledhje më parë kur u votua ndihma për shtresat në nevojë.

Buxheti i këtij viti për Shkodrën kap vlerën e 1 miliard e 655 milion lekë.

Kjo nuk është përplasja e parë në mes PS dhe LSI në qeverisjen vendore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here