Shëndetësia falas! Mjeku: Më vjen keq, por ne nuk kemi asnjë serum!

0
153

”Kur një urgjencë nuk ka as serum, për çfarë dreqin qëndron hapur!? Çfarë funksioni mund të kryejë? Me çfarë mund t’ju gjendet për ndihmë të parë njerëzve? Me buzëqeshje? Kjo është shëndetësia falas? Ku jetojmë? Në zemër të Evropës, me standarde Afrike, në 2016? Për çfarë shërbejnë sigurimet shëndetësore?”

Është ky një rast denoncimi i publikuar nga Nisma Thurje, ku edhe një herë vihet në pikëpyetje “shëndetësia falas”. Një qytetar i është drejtuar Ambulancës Nr. 8 për një rast helmimi. Në raste të tilla, marrja e një serumi është e domosdoshme për pastrimin e organizmit, por, me sa duket, Ambulanca Nr. 8 ( në zemër të bllokut) nuk ka pasur as serum. Mjeku që e ka dëgjuar kërkesën e pacientit, i është shprehur më këto fjalë: “Do të doja t’ju ndihmoja, por s’mundem. Ne nuk kemi asnjë serum. Ose shkoni diku tjetër, ose blijeni vetë në farmaci”. Duke qenë se qeveria është e zënë me publikimin e historive të suksesit, qytetari ka vendosur ta blejë vetë.

Përshëndetje Nisma,

Doja t’ju sillja një shembull të freskët nga Shëndetësia Falas.

Sot paradite erdha ne Urgjencë ( ambulanca 8 ) për nje rast helmimi. Mjeku pasi na dëgjoi tha, do të doja t’ju ndihmoja por s’mundem. Ne nuk kemi asnjë serum. Ose shkoni diku tjeter, ose blejini vetë në farmaci.
Bashkangjitur kuponi i blerjes se serumit, ku, siç shihet, edhe pajisja e serumit është blerë.

Pyetja që unë shtroj është: kur një urgjencë nuk ka as serum, për cfarë qëndron hapur? Cfarë funksioni mund të kryejë?
Me çfarë mund t’ju gjendet për ndihmë të parë njerëzve? Me buzëqeshje?
Kjo është Shëndetesia Falas? Ku jetojmë? Në zemër të Evropës, me standard Afrike, në 2016???
Për çfarë shërbejnë sigurimet shëndetësore??

Jemi për të ardhur keq, ne na rujt Zoti, se sa per shtetin, është i zënë me hapje ekspozitash e promovime librash, pa harruar historitë e suksesit të publikuara në fb.

Me respekt E.J

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here